Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

5 mënyra për të ndërtuar vetëvlerësimin e fëmijës tuaj

February 28th, 2017 by Albania_admin
  1. Drejtojeni fëmijën tuaj drejt suksesit

Të ndihmuarit e fëmijëve tuaj për të zhvilluar aftësitë që atyre u duhet është shumë e rëndësishme.  Ndihmojini ata që të shkruajnë emrin e tyre përpara se të shkojnë në shkollë, që kur të shkojnë në shkollë ata ta dinë se si  ta bëjnë e të mos ndihen keq që ai/ajo është  i vetmi/ja që nuk di ta bëjë këtë. Fëmijët e masin vlerën e tyre se si mendojnë ata që të tjerët i vlerësojnë. Lavdërojini ata, thuajini se sa krenarë jeni për ta dhe se ata do të kenë sukses në jetë.

  1. Mos e mbi lavdëroni fëmijën tuaj

Vetëvlerësimi vjen duke u ndjerë mirë për veten, të ndihesh i dashur dhe të jesh i mirë në diçka! Duke i mbi lavdëruar ata mund të  bëhen ekstremisht  mëndjemëdhenj dhe kjo nuk është gjithmonë një gjë e mirë. Duke i thënë fëmijës tuaj se ai është shumë i mirë në diçka, ai mund të mos e shtyjë veten të bëjë më mirë!

  1. Lëreni fëmijën që të ndërmarrë rreziqe të shëndetshme

Kur fëmija juaj bën zgjedhjet e veta sipas moshës së tij, ata ndihen më të fortë.

  1. Lejojini që t’ju ndihmojnë në shtëpi

Edhe kur janë të vegjël, lërini që t’ju ndihmojnë të gatuajni dhe të lani enët. Ata duhet të kenë mundësi të kuptojnë që nuk mund të rrinë ulur gjatë ditës dhe të mos bëjnë asgjë, ata duhet të kuptojnë që nevojiten dhe mund të kontribuojnë. Kur ata ju ndihmojnë, bëjini të ndihen mirë, lavdërojini ata!

  1. Bëjeni fëmijën tuaj të ndihet special

Ndihmojini fëmijët tuaj që të mësojnë se në ç’fushë janë të mirë! Ju nuk mund t’i shtyni ata të bëjnë diçka që ata nuk duan ta bëjnë. Nëse ju dëshironi që ata të luajnë një sport të caktuar, por ata nuk kanë shumë interes, ata nuk do të përpiqen ta bëjnë. Mos i dërgoni në mësime pianoje nëse ata nuk e shijojnë në të  vërtetë! Ju mund t’i lini që ata të provojnë diçka, por vetëm nëse ata do të jenë të interesuar po aq sa ju, ata nuk do ja dalin të kenë sukses në atë gjë!