Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron të argëtohen dhe të mësojnë anglisht - të gjitha në të njëjtën kohë .

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Mundësi më të mira për të ardhmen për fëmijët që flasin shumë gjuhë

February 28th, 2017 by Albania_admin

Ne të gjithë dëshirojmë t’i ndihmojmë fëmijët tanë në rrugëtimin e tyre dhe duke siguruar mësimin e një gjuhe të dytë do u japë atyre mundësi më të mira në jetë përveç rritjes së aftësive të tyre të përgjithshme në të gjitha fushat e zhvillimit:

  • Një aftësi e përdorshme që ata të udhëtojnë dhe të gjejnë punë që nga dita që përfundojnë shkollën
  • Empati për kultura të ndryshme
  • Shkathtësi dhe mprehtësi të përmirësuar mendore
  • Zhvillimin e të menduarit kritik, përfitimin e shpejtë të aftësisë së leximit

“Fëmijët në programet me gjuhë të huaj kanë qënë të prirur për të demostruar zhvillim më të madh konjitiv, kreativitet dhe të menduar divergjent më shumë se fëmijët që flasin një gjuhë”.  I njëjti studim akademik ka treguar se “një gjuhë tjeter përforcon aftësitë akademike të nxënësve duke rritur aftësitë e tyre në lexim, shkrim dhe matematikë” ; mësimi i një gjuhe të dytë faktikisht bën më të zgjuar jo vetëm fëmijët, por këdo.

Nga studimet sugjerohet se përfitimet e fëmijëve që flasin dy ose më shumë gjuhë janë:

  • Përmirësim i funskioneve ekzekutive – aftësinë për t’u fokusuar në një detyrë
  • Aftësi më të mira për shumë punë njëherësh – duke pasur aftësinë e të menduarit dhe të vepruarit në dy gjuhë të ndryshme
  • Përmirësim të kujtesës – Ata që flasin dy gjuhë janë më të mirë në mbajtjen mend të listës, emrat e drejtimeve etj…
  • Anglishtja përmirësohet – duke u bërë me të vetëdijshëm për mekanizmat e gjuhës, strukturën, garamatikën
  • Përmirësim të perceptimit – aftësia për të filtruar informacionin e panevojshëm dhe për t’u fokusuar në atë çka është e rëndësishme
  • Aftësi më të mira njohëse dhe vendimmarrje – gjuhët kanë ngjyresa (ndaj Google Translate i bën lëmsh gjërat) kështu që një gjuhë e dytë siguron aftësitë për të perceptuar hollësitë që ndikojnë gjykimin në mënyrë të ndërgjegjshme
  • Përmirësimin e shëndetit mendor – Dementia dhe Alzheimer mund të vonojnë në mënyrë thelbësore duke mësuar një gjuhë të dytë
  • Aftësi me efiçente të gjuhës së trupit, sociale dhe emocionale dhe aftësi alternative komunikimi