Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron të argëtohen dhe të mësojnë anglisht - të gjitha në të njëjtën kohë .

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Tingujt e gjuhës

February 28th, 2017 by Albania_admin

Si  e mësojnë foshnjat gjuhën?

Imagjinoni një të sapolindur në mes të zhurmave të panjohura ku atij i del puna t’i interpretojë ato dhe të ketë nën kontroll botën e tij.

Të kuptuarit i kërkon një të sapolinduri t’i interpretojë këto zhurma të çuditshme që mesa duket ndodhin atëhere kur këta gjigandë hapin gojën. Dhe të kontrolluarit do të thotë të thyhesh kodin e këtyre tingujve misterioze që këta gjigandë i përdorin mes tyre dhe me ty.

Të qarit mund të jetë një komunikim i mjaftueshëm për pak kohë, por shpejt një bebe fillon të belbëzojë duke nxjerrë tinguj dhe duke hapur e mbyllur gojën shpejt. Në moshën 11 deri 12 muajsh, foshnja po formon fjalë të vetme dhe më pas duke i bashkuar formon shprehje të shkurtra. Në moshën 3 vjeçare pak a shumë, shumë fëmijë mund të flasin fjali të plota dhe mund t’i shprehin nevojat e tyre me fjalë.

Mësimi i gjuhës ngjan me problemin e pulës dhe vezës. Ti nuk mund ta mësosh një gjuhë derisa t’i dini fjalët. Por ju nuk mund t’i dalloni fjalët derisa të dini gjuhën.

Në bazë të kërkimeve mendohet se foshnjat i dallojnë klauzolat duke mësuar melodinë e gjuhës –  ritmin e tingujve dhe pauzat, varietetin e lartësisë së zërit. (Deri në moshën 6 muajsh bebet e dëgjojnë një gjuhë të huaj po aq sa gjuha e tyre amtare, por pas 9 muajsh ato preferojnë gjuhën e tyre amtare).

 

Cilat janë avantazhet e bebeve për të mësuar  një gjuhë të dytë?

Studimet kanë treguar se si truri i ri është perceptues në mënyrë të pabesueshme për të mësuar çdo gjë të re, në mënyrë të veçantë gjuhët.

Një bebe lind me biliona qeliza në tru, miliona prej të cilave i dedikohen rregullimit të gjuhës.  Përgjatë viteve të para të jetës, këto qeliza lidhen me qeliza të tjera, duke formuar kalime komplekse. Në kohën kur fëmija arrin 10 vjeç, këto lidhje të gjuhës janë forcuar në atë fazë që nga kjo moshë e më tutje, të mësuarit e një gjuhe të re është më e vështirë, sepse truri  ka formuar lidhje më të fortë  në favor të gjuhës amtare. Thënë shkurt, çdo gjuhë që truri ynë e mëson pas moshës 10 vjeçare, krahasohet me gjuhën tonë mëmë, duke çuar në më shumë krahasim dhe më pak thithje! Por nuk ndodh kështu me bebet.

Çfarë mendojmë ne se e bën më të mirë trurin e foshnjës?

Këto janë 4 gjërat për t’u bërë:

  1. Lexojini foshnjës me zë të lartë! Përpara se ata të kuptojnë fjalët, ata do të njohin tingujt.
  2. Kapërcejeni kohën e TV për të rritur në ndërveprim me beben; kjo është mënyra se si bebet mësojnë në të vërtetë.
  3. Bëjini një kontroll të dëgjuarit të bebes për t’u siguruar që ajo po e merr të gjithë ekspozimin ndjaj gjuhës që ka nevojë.
  4. Filloni t’u mësoni shumë gjuhë herët! Fëmijët që u janë ekspozuar shumë gjuhëve në moshë të hershme shpesh rriten duke folur dy gjuhë rrjedhshëm.