Albania
  • English for young childrenEnglish for young children
    Fëmijët 2-6 vjeç

    Fëmijët mësojnë Anglishten e folur në të dy kurset e Fun with Flupe duke ndjekur aventurat e Granny Fix, Paul Wardit dhe Flupe.

    Gjeni një Qendër Mësimore pranë jush
  • English for school kidsEnglish for school children
    Anglishtja ONLINE

    Aktivitetet jashtë mësimeve i ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë Anglishten e tyre.

    Mësoni më shumë
 
   

Anglishtja për fëmijët 2-6 vjeç

Pyetjet e shpeshta të prindërve
 
   

Ata argëtohen kaq shumë saqë nuk kuptojnë se mësojnë Anglisht!

Në Helen Doron English fokusohemi të ofrojmë gamë të gjerë të stimulimit të shqisave që siguron një mjedis natyror në të cilin fëmijët mund të përthithin theksin e Anglishtes, praktikojnë fjalët e para dhe pasurojnë fjalorin. Këtë e bëjmë duke i argëtuar nëpërmjet muzikës, lëvizjes, lojrave dhe shumë edukim.

Fun with Flupe për Fëmijët 2-6 vjeç

Fun with Flupe ndjek aventurat e Paul Ward-it të vogël i cili hidhet në librin e tregimeve për fëmijë për të ndihmuar Granny Fix-in e hareshme dhe Flupe-n e lëvizshëm dhe shumë të dashur, të ndreqin gjërat që kanë shkuar keq në botën e rimave – të gjitha këto duke mësuar Anglishten e folur.
Nëpërmjet aventurave të tyre, nxënësit e rinj të Helen Doron mësojnë fjalorin bazë me 660 fjalë, shqiptimin e saktë dhe bazën e strukturës së fjalisë në Anglisht. Kursi përbëhet nga 25 këngë në 12 aventurat e animuara.
Fun with Flupe është i duhur për fillestarë ose si një kurs pasues i Baby’s Best Start
Learning Sets_FwF_7750

Seti mësimor Fun with Flupe

Fëmijët Argëtohen me Fun with Flupe


Këngët e Njohura të Fëmijëve për të Mësuar Anglishten


Ju ftojmë në një ORË DEMOSTRATIVE FALAS

More Fun with Flupe për Fëmijët 3-6 vjeç

More Fun with Flupe është kursi pasues i Fun with Flupe me 12 episode të aventurave të Paul Ward, Granny Fix dhe Flupe. Fëmijët mezi presin të zbulojnë se si ata do i zgjidhin problemet e zanave, magjistarëve dhe dragonjve të cilët i takojnë nëpër udhëtimet e tyre. More Fun With Flupe ofron 650 fjalë dhe 25 këngë dhe në të mund të marrin pjesë fëmijët që kanë mbaruar kursin Fun with Flupe.

“Çdo dyshim që kam pasur për fillimin e mësimit të anglishtes për vogjëlushin tim 3 vjeçar është zhdukur plotësisht pas herës së parë kur udhëtuam me Markon jashtë vendit, kur ai ishte 5 vjec. Për çudi, ai fliste Anglisht me vetëbesim me shtetas të huaj.”

Sikanic N. Beograd, Serbi

 

Learning Sets_MFwF1_7755

Seti mësimor More Fun with Flupe

 

Metodologjia e Gjuhës Amtare


Mësuesit më të Mirë në Botë


 E re! Nat and Friends për Fëmijët 5-6 vjeç

Ky është një kurs i ri i Helen Doron English i përshtatshëm për nxënës fillestarë dhe u meson atyre të flasin Anglisht me konfidencë. Kursi, gjithashtu, është i përshtatshëm për nxënës që kanë përfunduar Fun with Flupe. 8 video argëtuese dhe origjinale i prezantojnë fëmijët me Polly the Collie dhe Nat the Cat të cilët udhëtojnë në botë së bashku. Përgjatë rrugës, ata takojnë miq të rinj si Kësulkuqja ose Tre Derrkucat, personazhë shumë familjarë për fëmijët dhe i ndihmojnë ata të zgjidhin problemet në çdo episod.

uHDE_NAF_Learning_Set_Image_14_07_16_A_1-768x563

Seti mësimor Nat and Friends

Polly Reads and Writes për Fëmijët 5-9 vjeç

Polly Reads and Writes është një kurs i ri dhe unik që përfshin materialet mësimore si në klasë ashtu edhe në shtëpi. I përshtatshëm për nxënës fillestarë si dhe për nxënës që kanë përfunduar Fun with Flupe ose More Fun with Flupe, fëmijët mësojnë të flasin, lexojnë dhe të shkruajnë Anglishten me konfidencë ndërsa ndjekin aventurat e Polly the Collie, Nat the Cat, Roy the Boy dhe Pearl the Girl. Instruksioni në klasë plotësohet nga shkarkimi i aplikacionit të leximit me 32 libra interaktivë të ndarë në 8 nivele dhe rrit avancimin e proçesit të mësimit. Aplikacioni lejon që fëmija të punojë individualisht jashtë klasës duke praktikuar aftësitë e rëndësishme të të mësuarit. Çdo nivel ka 4 libra interaktivë që i korrespondojnë një libri pune për të përforcuar leximin dhe për të mësuar të shkruarin. Fëmijët përfundojnë kursin me një sasi fantastike njohurish.

HDE_PRW_Learning_Set_Image_03_09_15_A_1-1024x673

Seti mësimor Polly Reads and Writes