Albania
  • Franchise opportunities with Helen DoronFranchise opportunities with Helen Doron
    Bashkohu me ne

    Si ndikon franshiza Helen Doron English në jetën e fëmijëve të komunitetit tuaj.

    Mësoni më shumë
 
Nëse jeni gati të hidhni hapin tjetër të karrierës suaj si një biznesmen i pavarur me rrjetin franshizor Helen Doron English, ju ftojmë të plotësoni Formatin e Informacionit Personal.

 

Bëni Diferencën

• Ëndërroni të keni biznesin tuaj?
• A jeni të interesuar t’i bashkoheni një franshize ndërkombëtare që është e respektuar dhe e njohur në gjithë botën?
• A i doni fëmijët dhe kënaqeni kur mund të ndikoni në të ardhmen e tyre?

Të keni një qendër mësimore Helen Doron English mund të jetë më e duhura për ju!

Nëse jeni një sipërmarrës që kërkon një stil të ri jete, kjo është mundësia për të drejtuar një biznes mësimor privat dhe të sillni një ndryshim pozitiv në jetën e fëmijëve të komunitetit tuaj.

Të keni një qendër mësimore Helen Doron English është një përvojë shpërblyese dhe përmbushëse. Ju lejon të bëheni zoti i fatit tuaj duke ndihmuar brezin e ardhshëm të fëmijëve në komunitetin tuaj të zotërojnë gjuhën angleze që do t’i ndihmojë gjatë gjithë jetës.

Pse duhet të bëheni franshizor i Helen Doron?

• Sepse ne kemi një ekip pedagogjik me përvojë, të drejtuar nga Helen Doron, udhëheqës linguistik në zhvillimin e programeve të Anglishtes si gjuhë e huaj.
• Sepse ne kemi rreth 30 vjet arritje të shkëlqyera në zhvillimin dhe mësimin e Anglishtes si gjuhë e huaj për fëmijë në çdo moshë.
• Sepse kurset tona janë të krijuara për të tërhequr nxënës të rinj si edhe të vazhdojmë të kemi fëmijët ekzistues, si për prurjet e reja ashtu dhe ato periodike.
• Sepse zhvillojmë vazhdimisht programe dhe produkte të reja që franshizuesit tanë të kenë mundësitë më të mëdha për të zgjeruar tregun e tyre.
• Sepse blini nga një markë që është e njohur dhe e respektuar në botë.
• Sepse modelet e franshizës janë të krijuara për të qenë të përshtatshme për mjedisin e tregut lokal.
• Sepse ekipi ynë mbështetës, i përkushtuar, është në dispozicionin tuaj çdo ditë për t’ju ndihmuar në biznes, administrim dhe marketing.
• Sepse drejtpërdrejtë ju përfitoni nga përvoja e franshizuesve të tjetër rreth botës nëpërmjet rrjetit në konferencat vjetore dhe trajnimet e biznesit si edhe në gazetat dixhitale dhe bloget.

 

Bashkojuni rrjetit tonë të sipërmarrësve të qendrave mësimore dhe bëni diferencën për fëmijët në komunitetin tuaj.

 

Words from Franchisees

  • “Konkurentët kanë provuar të na imitojnë, por prindërit e dinë se ne jemi më të mirët dhe ua thonë këtë të tjerëve.”

    Monica Carpio, Master Franshizor Ekuador
  • “Jam totalisht e dashuruar në metodologjinë. Çdo herë që shkoj në Konferencën e Master Franshizuesve, energjia ime rigjallërohet dhe e di se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

     

    Monica Carpio, Master Franshizor Ekuador
  • “Zgjedhja për t’u bërë franshizues i Helen Doronit ishte e duhura për mua. Në mënyrë të përkryer munda të shfrytëzoj përvojën dhe rrjetin tim. Për vetëm pesë vjet, Qendra ime Mësimore u bë një nga më të mëdhatë në  të gjithë botën, me më shumë se 700 nxënës.”

    Mag. Karin Harajther, franshizues në Tulnerfild, Austri
  • “Mbështetja e organizatës  frashnziore ka qenë shumë thelbësore për suksesin tonë. Na kanë dhënë besimin dhe fokusin që na nevojitej për të filluar.”

    Elisa Penazi, franshizues në Modenë, Itali
  • “Në çdo hap sigurohem që të mësoj prej më të mirëve dhe rrjeti Helen Doron ka përreth njerëz SHUMË SHUMË të mirë nga të cilët mund të mësosh.”

    Meena Athëani, Koordinatore Kombëtare e Spanjës
 

 

Një Franshizë e Suksesshme

Mundësi Rritjeje të Jashtëzakonshme

Përgjigjet ndaj pyetjeve të zakonshme për t’u bërë një Franshizor i Helen Doron English

  • A kam nevojë për përvojë në edukimin e fëmijëve?

    Franshizuesit tanë pajisen me një shumëllojshmëri të shkathtësive dhe përvojave në karrierën e tyre të re dhe shumë prej tyre nuk kanë diploma universitare në arsim. Ne i ofrojmë biznesit edhe trajnime pedagogjike. Përvoja e mëparshme në edukimin e fëmijëve ndihmon, por nuk është e domosdoshme.

  • Cila është struktura e biznesit tuaj?

    Gjatë viteve kemi mësuar se, për të përmbushur më së miri nevojat e franshizuesve tanë, ne duhet të ofrojmë më shumë se një model. Helen Doron Master Franshizori në rajonin tuaj do të diskutojë me ju modelin më të përshtatshëm për zonën tuaj. Helen Doron English ofron ekskluzivitet në 50.000 deri në 100.000 banorë.

  • Si mund të më ndihmojnë për të gjetur një vend për të nisur aktivitetin?

    Masteri Franshizori juaj është në anën tuaj, duke punuar me ju për hartimin e planit tuaj të biznesit, ju këshillon mbi përshtatshmërinë e vendodhjes së Qendrës Mësimore dhe ju udhëzon në përpjekjet e para të marketingut.

  • Çfarë trajnimi mund të pres nga Helen Doron English?

     Franshizuesit e rinj marrin pjesë në trajnimet dy-ditore për hapjen e biznesit dhe trajnimet pedagogjike pesë-ditore. Në mbështetje të mëtejshme të biznesit vihet në dispozicion Zyra Qendrore nëpërmjet Webinars dhe konsultave personale.

  • Sa shpejt mund ta hap biznesin tim?

    Rregulloret për nisjen e një biznesi ndryshojnë nga vendi në vend. Zakonisht procesi zgjat rreth tre muaj.