Albania
  • English for pre-teensEnglish for Kids on Kangi Club
    Fëmijët 6-12 vjeç

    Fëmijët mësojnë Anglishten e folur së bashku me leximin dhe shkrimin duke ndjekur Paulin dhe Millien për të ndihmuar Kangin dhe Joyen të zgjidhin problemet në Story Ville.

    Gjeni një Qendër Mësimore pranë jush
  • English for pre-teensEnglish for pre-teens
    Anglishtja Online

    Aktivitetet jashtë mësimeve i ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë Anglishten e tyre

    Mësoni më shumë
 
   

Anglishtja për Fëmijët 6-12 vjeç

Pyetjet e shpeshta të prindërve
 
   

Mësimi me anë të rimave i ndihmon fëmijët të identifikojnë, lexojnë dhe shkruajnë fjalë në çdo gjuhë

Helen Doron English ka materiale të veçanta mësimore për lexim dhe shkrim që bashkojnë fonemat e strukturuara dhe teknikat e leximit të lirë. Të mësuarit e leximit dhe shkrimit variojnë nga një shtet në tjetrin; mosha për të filluar varet nga praktika e vendit tuaj.

Polly Reads and Writes për moshën 5-9 vjeçare

Polly Reads and Writes është një kurs i ri dhe unik që përfshin materialet mësimore si në klasë ashtu edhe në shtëpi. I përshtatshëm për nxënës fillestarë si dhe për nxënës që kanë përfunduar Fun with Flupe ose More Fun with Flupe, fëmijët mësojnë të flasin, lexojnë dhe të shkruajnë Anglishten me konfidencë ndërsa ndjekin aventurat e Polly the Collie, Nat the Cat, Roy the Boy dhe Pearl the Girl. Instruksioni në klasë plotësohet nga shkarkimi i aplikacionit të leximit me 32 libra interaktivë të ndarë në 8 nivele dhe rrit avancimin e proçesit të mësimit. Aplikacioni lejon që fëmija të punojë individualisht jashtë klasës duke praktikuar aftësitë e rëndësishme të të mësuarit. Çdo nivel ka 4 libra interaktivë që i korrespondojnë një libri pune për të përforcuar leximin dhe për të mësuar të shkruarin. Fëmijët përfundojnë kursin me një sasi fantastike njohurish.

 Helen Doron Read and Write

Të mësuarit është argëtues me  Helen Doron Read and Write. Librat dhe fletoret e punës, unikë dhe origjinalë janë ndërverprues dhe u mësojnë fëmijëve të moshës 6-9 vjeç aftësinë e të shkruarit dhe leximit. Të mësuarit bëhet argëtues me metodën  Helen Doron Read and Write. Materialet e programit prezantohen nga mësuesi në orën mësimore dhe studentët vazhdojnë dëgjimin e CD-ve në shtëpi,  në mënyrë të pavarur  ose me prindërit e tyre duke përdorur aplikacionin në tabletë ose  smart phone për të aktivizuar fletoret e punës. Studentët të motivuar nga vetë kurioziteti dhe dëshira e tyre, mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë me pak ndihmë. Të gjitha materialet korrespondojnë me përmbatjen e kurseve të mësuara me Helen Doron.

RW_ad_A4_FEB15_b-01Helen Doron Read and Write

Jump with Joey për moshën 6-9 vjeçare

Ky është një kurs i ri i Anglishtes për fillestarë në moshën 6-9 vjeçare. Mund të ndiqet edhe si kurs pasuses i kurseve Fun with Flupe. Kursi përbëhet nga seria e animuar me 12 episode në të cilën bëhet fjalë për aventurat e Paul Ward-it dhe shoqes së tij Millie, të cilët ndihmojnë Kangin dhe djalin e saj të prapë të zgjidhin problemet në Storyville. Duke mësuar Anglishten, fëmijët mësojnë gjithashtu vlera shumë të rëndësishme për miqësinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Nxënësit mësojnë Anglisht nëpërmjet 25 këngëve dhe shumicës së lojrave e aktiviteteve si në mësim edhe në shtëpi. Jump with Joey është kursi i parë i Anglishtes i cili përdor teknologjinë e realitetit të shtuar. Eksperienca e të mësuarit të fëmijëve pasurohet kur ringjallen personazhet e Jump with Joey në librat e tyre magjikë, duke plotësuar segmentin e rëndësishëm të metodologjisë së Helen Doron gjatë dëgjimit në shtëpi të materialeve.

More Jump with Joey për moshën 7-9 vjeçare 

Nxënësit të cilët ndjekin More Jump with Joey vazhdojnë të ndjekin aventurat e Paul, Millie, Kangi dhe Joey ndërsa zgjdhin probleme të ndryshme në Storyville. Ky kurs është një vazhdimësi e programit Jump with Joey dhe fëmijët do e duan gjuhën angleze duke e parë atë të gjallëruar nëpërmjet librave magjikë. Nxënësit mësojnë Anglisht me anë të 25 këngëve dhe plot aktiviteteve e lojërave argëtuese.

Librat dhe Aktivitetet Magjike me Teknologjinë 3D


Jump with Joey është këtu!


Ju ftojmë në një ORË DEMOSTRATIVE FALAS

 Play On in English për moshën 6-10 vjeçare

Play On in English është kurs i avancuar për fëmijët që kanë mbaruar disa kurse të Helen Doron English. Play On është një kurs pauses i kursit More English for All Children. Me Play On in English fëmijët mësojnë më shumë se 1000 fjalë, 18 këngë zbavitëse, ushtrohen të formojnë fjali dhe përmirësojnë shqiptimin. Kursi ka edhe tregime origjinale, këngë dhe lojra. Play On in English pasuron njohuritë dhe tregon fakte magjepsëse për natyrën.

Learning Sets_Play On_7763Seti mësimor Play On In English

Botty the Robot për moshën 7-10 vjeçare

Fëmijët i adhurojnë aventurat e Botty-t, robotit, Danny-t, Cornelia-s dhe Helen në një set televiziv imagjinar. Kursi Botty the Robot mëson Anglishten e folur bashkë me leximin dhe shkrimin themelor. Theks të veçantë i jepet përqasjen fonetike. Në këtë kurs, leximi dhe shkrimi ringjallen nëpërmjet kartolinave fonetike me ngjyrat e ndryshme për çdo fonemë, librave të larmishëm, lojrave dhe aktiviteteve në klasë. Ka edhe një fabul komike me këngë origjinale që na shoqëron përgjatë gjithë kursit. Botty the Robot ndiqet si një kurs fillestar ose si kurs pasues i serive English for All Children me fokus në Anglishten e folur dhe në aftësinë e të lexuarit dhe shkruarit. Kursi mëson 1400 fjalë, aftësitë bazë të lexuarit dhe shkruarit, strukturën gramatikore të Anglishtes  si dhe përfshin 12 këngë të mrekullueshme.

Learning Sets_Botty_7774Seti mësimor Botty the Robot

Metodologji e Testuar


Helen Doron në mësimin e Anglishtes së Hershme 


Helen Doron në English si Gjuhë Amtare


[/column]

Ju ftojmë në një ORË DEMOSTRATIVE FALAS

Paul Ward’s World për moshën 9-11 vjeçare

Fëmijët kënaqen duke ndjekur Paul Wardi-n e ri dhe të zgjuar me shokët e tij, ndërsa mësojnë për botën rreth tyre. Camilla misterioze zhduket përherë. Këngët origjinale dhe aktivitetet i mbajnë fëmijët të fokusuar dhe ato kënaqen me aventurat e Paul Wardit në shtëpi, shkollë, duke bërë pazar në qytet, në kopshtin zoologjik dhe gjatë pushimeve verore. Paul Ward’s World është kurs për nxënësit që kanë bazë të mirë në leximin e Anglishtes dhe njohuri bazë të Anglishten së folur. Mund ta mësojnë nxënësit e rinj të moshës 11 vjecare ose si kurs pauses i kursit Botty the Robot. Kursi meson rreth 1700 fjalësh.

 Learning Sets_PWW_7778

Seti mësimor Paul Ward’s World

Paul Ward and the Treasure për moshën 10-13 vjeçare

Paul Ward and the Treasure krijon festa të ndryshme muzikore dhe multi shqisore të cilat japin një ndikim jetëgjatë tek nxënësit. Kursi përfshin aktivitete argëtuese në Anglisht dhe 8 këngë të reja. Me Paul Ward and the Treasure fëmijët mësojnë më shumë se 2000 fjalë dhe struktura gramatikore që janë të nevojshme për të arritur nivelin A1 të Common European Framework.

Learning Sets_PWT2

Seti mësimor Paul Ward and the Treasure

Ju ftojmë në një ORË DEMOSTRATIVE FALAS