Albania
 

Informacioni Ligjor

Informacioni i kësaj faqe web-i është vetëm për qëllime informative. Nuk është një ofertë për t’u shitur, apo një kërkesë për t’u blerë, një franshizë apo një produkt tjetër. Franshiza ofrohet vetëm nga ne nëpërmjet një dokumenti deklarues eskluziviteti në përputhje me ligjet kombëtare të shitjes së franshizës,  nga rregullat e komisionit të tregtisë të SHBA-së mbi franshizën të aplikueshme në bazë të ligjit të shitjes së franshizës të shtetit të SHBA-së. Shtetet e mëposhtme kanë të drejtën për regjistrimin e franshizës dhe/ose kërkesat për dhënie të informacionit shpjegues: Australia, Brazil, Kanada (vetëm Alberta, Ontario, dhe ishulli Prince Edward Island), Kina, Franca, Indonezia, Italia, Japonia, Kazakistani, Korea, Malaizia, Meksika, Rumania, Rusia, Spanja dhe Taivani. Në SHBA, asnjë franshizë nuk ofrohet apo shitet në shtetet e mëposhtme derisa dokumenti shpjegues i franshizës të jetë regjistruar nga autoritet e duhura rregullatore  të shtetit dhe dokumenti shpjegues i franshizës ju është dërguar sipas kërkesës nën ligjin e duhur të shtetit: Kalifornia, Hauai, Ilinois, Indiana, Maryland, Miçigan, Minesota, New York, North Dakota, Oregon, Rhode Island, South Dakota, Virginia, Washington dhe Wisconsin. Nëse jeni banues në një nga këto shtete ne nuk mund t’ju ofrojmë të blini franshizën derisa ne të kemi një pajtueshmëri me regjistrimin dhe dhënien e informacioneve shpjeguese të zbatueshme në juridiksionin tuaj. Informacioni i kësaj faqe web-i nuk i drejtohet asnjë personi të vendeve apo shteteve të latpërmendura nga/ose në emër të franshizorit apo të dikujt që vepron në emër të tij.