Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Mësimet e superheronjve.

April 19th, 2018 by Albania_admin

Lessons Learned from Superheroes

Bota po magjepset nga superheronjtë gjithnjë e më shumë. Nga 25 filmat më të suksesshëm të të gjitha kohërave, shtatë prej tyre janë bazuar në libra komik. Po ashtu librat komik Marvel dhe DC shiten sot në një shkallë më të lartë se pesë vite më parë. Superheronjtë pëlqehen nga të gjitha grupmoshat.

Heronjtë mitologjik si: Zeus-i, Hera, Poseidon-i, dhe Demetra janë zëvëndësuar nga superheronj modern si: Superman-i, Wonder Woman, Aquaman-i dhe Poison Ivy. Epoka e re e superheronjve mund të na japi mësime të vlefshme, njësoj si legjendat e zotave grekë.

E kaluara ka ndikim tek e ardhmja juaj
E shkuara ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën si e ndërtojmë të ardhmen. Të gjithë bëhemi të ndërgjegjshëm për këtë rrjedhimisht. Librat komik mësojnë të njëjtën gjë. Bruce Wayne shndërrohet në Batman për të kërkuar drejtësi për prindërit e tij të vrarë. Superman-i mbron Tokën nga rrënimi, por nuk arriti dot të shpëtonte Krypton-in prej shkatërrimit. Ndikimi i së shkuarës tek e ardhmja është tema kryesore në jetën e çdo superheroi.

Të gjitha vështirësitë janë të kapërcyeshme

 
Të gjithë hasim vështirësi të cilat mund të na mbajnë në vend, ose të na nxisin të ecim përpara. Superheronjtë na kanë treguar papushim se të gjitha vështirësitë janë të kapërcyeshme. Billy Batson dhe Dick Grayson ishin jetimë të cilët mund të zgjidhnin një rrugë të gabuar, por përkundrazi zgjodhën të bëheshin heronj. Nëse ata e arritën këtë madhështi edhe ne mundemi.

Të mos i përshtatesh shoqërisë nuk është gabim

Të gjithë ndjehemi jashtë orbite ndonjëherë. Kjo ndodh sidomos gjatë fëmijërisë, por superheronjtë si X Men-ët tregojnë se diçka e tillë nuk është gabim. Në fakt, shpesh, kjo është gjë e mirë.

Hero nuk lind, bëhesh

Sa herë shohim njerëz të cilët kanë pasuri të shumta, por që i çojnë dëm? Nga krahu tjetër ka njerëz të cilët nuk kanë thuajse asgjë, ndonjëherë edhe jetim, por që me punë arrijnë të bëhen doktor, mësues dhe modele heronjsh për t’u ndjekur. Librat komik nxisin besimin se nuk ka rëndësi si ke ardhur në këtë botë, por se çfarë zgjedh të bësh më mbrapa. Mund të bësh zgjedhje të gabuara dhe shndërrohesh në antagonistin e historisë ose anasjelltas, të bëhesh heroi i saj.