Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

A mund të filloni një biznes në kohë të vështira?

April 19th, 2018 by Albania_admin

change my career

Nisja e një biznesi kur ekonomia është në rënie ose situata politike është e paqëndrueshme nuk duket si një nga zgjedhjet më të mira. Reagimi i menjëhershëm do të ishte: Kjo është shumë e rrezikshme. Të marim riskun për të filluar një biznes tani, kur ekonomia është e paqëndrueshme dhe nuk dimë se çfarë do të ndodhë më pas?

Megjithatë, në biznesin tonë, ne kemi parë njerëz që kanë patur sukses pikërisht në këto rrethana. Por si? Për shkak se nuk ishin vetëm. Ata e nisën punën me ndihmën e një françizori që e kishte kaluar atë situatë më parë. Ata nuk po futeshin në diçka të panjohur, duke shpresuar se biznesi i tyre do të kishte sukses kundër të gjitha gjasave. Përkundrazi, iu nënshtruan një modeli biznesi që ishte provuar vazhdimisht në vende të ndryshme, me ekonomi në rënie dhe madje edhe në luftë. Ata kishin një sistem të fuqishëm mbështetës dhe trajnim të vazhdueshëm për t’i ndihmuar që të nisnin me sukses biznesin e tyre përpos të gjitha sfidave.

Nëse nisni një bar sanduiçësh vetëm, nuk e dini sa sanduiçë duhet të shisni, cilat mbushje janë më të njohurat, dhe sa të trashë duhet ta prisni saktësisht bukën. Një françisor i themeluar më herët i di përgjigjet, duke ju shpëtuar nga marrja e rreziqeve ose marrja e vendimeve vetëm, të cilat mund të ndihmojnë ose shkatërrojnë sipërmarrjen tuaj të re. Kjo gjë shkurton kohën e reklamimit, ofron më shumë siguri dhe ju jep një shans më të mirë për të pasur sukses. Të gjithë këta faktorë i inkurajojnë njerëzit që të marin përsipër rrezikun.

 

Pra, kush janë këta sipërmarrës të guximshëm që lundrojnë në dete të trazuara? Disa kërkojnë një udhë të re karriere, kanë fonde për të investuar dhe duan të jenë të pavarur, por gjithashtu duan mbështetje të vazhdueshme. Të tjerë e gjejnë veten në një treg të vështirë, ku ofertat e punës janë të pakta dhe konkurrenca është e fortë. Dhe kur kohët janë të vështira, njerëzit fillojnë të shikojnë drejtimet që nuk do të shihnin normalisht. Kur tregu i punës është i pakët, duhet të gjeneroni të ardhura për veten. Eksplorimi i mundësive të mundshme të punës dhe karrierës që ndoshta nuk do të kishin qenë një opsion në të kaluarën.

Megjithatë lind pyetja, pse klientët tuaj të mundshëm duhet të investojnë në arsim? E pra, kur jeta juaj është e paqëndrueshme dhe nuk e dini se çfarë do të sjellë e nesërmja, e vetmja gjë e prekshme në të cilën mund të mbështeteni është edukimi juaj. Ju mund të humbisni shtëpinë, ose punën tuaj, por asnjëherë nuk do ta humbni një edukim cilësor. Njerëzit duan t’u japin fëmijëve të tyre një të ardhme më të mirë, dhe ata e shohin gjuhën Angleze si mjetin që i ndihmon për t’ia arritur qëllimit.

Por të jesh një franchizë arsimore nuk është vetëm një ndryshim karriere. Kjo mundësi të shpalos një botë dhe komunitet krejt të ri. Kjo është arsyeja pse themi se biznesi ynë është një mënyrë jetese. Dhe ne e dimë nga përvoja se të ndryshon jetën.