Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Në kërkim të metodës më të mirë.

April 19th, 2018 by Albania_admin

helen doron

Kur vajza ime Ella ishte katër vjeçe, filloi të mësonte violinën me metodën Suzuki, e cila u mëson fëmijëve se si të luajnë një instrument muzikor përpara se të fillojnë të lexojnë shënimet. Dr. Suzuki e quajti ‘gjuha e muzikës’. Këtë e bëri duke dëgjuar në mënyrë të përsëritur pjesët muzikore që duheshin studjuar dhe me aktivitete pozitive në klasë, që i mësonin duart e vogla si të luanin. Ai sigurohej që këta fëmijë të merrnin reagime pozitive, që të ndjenin se po ia dilnin mbanë.

Kuptova se në fakt kështu duhet t’ia mësojmë gjuhën e huaj fëmijëve- me një mënyrë që imiton mënyrën me të cilën mësojnë gjuhën amtare. Ky process lidhet me: përsëritjen e pjesëve dëgjimore në shtëpi, në mënyrë që truri ta përthithë këtë mesazh që i përsëritet dhe ta bëje gjuhën pjesë  të fiziologjisë së vet dhe me anë të përforcimit pozitiv nga mësuesi.

Fillimisht, supozova se dikush duhet të kishte zhvilluar tashmë një metodë të tillë të mësimit të gjuhës angleze, por nuk ishte kështu. Kështu që, në vitin 1985 fillova t’u mësoja fëmijë të moshave nga 1 deri 6 vjeç për të provuar teorinë time dhe për të parë se cila ishte mënyra më e mire për t’i mësuar fëmijëve anglishten si gjuhë të huaj.

Për të krijuar një ambient me dëgjim të përsëritur në shtëpi, bëra kaseta audio, në të cilat unë këndoja dhe i bija pianos, si dhe regjistrime të poezive dhe tregimeve. Funksionoi shumë mirë dhe vitin e ardhshëm kisha shumë më tepër studentë. Për shkak të një kërkese kaq të madhe, kuptova nevojën e trajnimit të mësuesve për përdorimin e metodologjisë dhe materialeve. Natyrisht që duhet të krijoja edhe materiale profesionale edukative.

Që nga fillimi, pasioni im i vërtetë ishte të mësoja fëmijët e vegjël, sepse besoj se bazat e forta, të ndërtuara që në fëmijëri, i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës. Këto baza shtrihen përtej orëve mësimore. Lidhja e hershme prind- fëmijë dhe ndihma që i jepet prindërve për të kuptuar potencialin e vërtetë të fëmijës në vitet e para të jetës jo vetëm ndihmon proçesin e të mësuarit, por i jep atij një bazë për suksesin, gëzimin dhe vetëbesimin të cilat kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e fëmijës. Që nga fëmijëria e hershme e deri në moshën shtatëvjeçare, truri i fëmijës është i gatshëm për të nxënë. Stimulimi i duhur mendor dhe aktivitetet fizike krijojnë më shumë lidhje midis neuroneve dhe si rrjedhojë më tepër transmetues nervorë. Kjo e përgatit fëmijën për sukses.