Albania
 

Pyetjet e shpeshta të prindërve

  • Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Anglisht?

    Sa më herët një fëmijë fillon, më lehtë është ta zotërojë një gjuhë të huaj, për aq kohë sa është i ekspozuar rregullisht ndaj saj.

    Hulumtimet na tregojnë se sa më herët një bebe fillon të dëgjojë një gjuhë të huaj, aq më mirë do të jetë shqiptimi dhe gramatika ndërsa rritet. Në Helen Doron English, ne fillojmë me Baby’s Best Start, një kurs për foshnjat nga mosha 3 muajsh së bashku me prindërit e tyre. Megjithëse këto foshnja shumë të vogla ndoshta nuk do të kuptojnë plotësisht çfarë thuhet, ato i absorbojnë tingujt dhe intonimet e Anglishtes, në të njëjtën mënyrë si e mësojnë gjuhën amtare të tyre.

    Edhe pse më parë besohej se fëmijët e vegjël nuk mund të mësonin më shumë se një gjuhë në të njëjtën kohë, ne tani e dimë se e kundërta është e vërtetë. Deri në moshën 6 vjeç, truri i fëmijës është shumë i aftë të mësojë gjuhë. Të mësuarit më shumë se një gjuhë prej moshës së hershme i zgjeron aftësitë mendore të fëmijës, jo vetëm në të mësuarit e gjuhëve, por edhe në të mësuarit në përgjithësi si edhe në zotërimin e aftësive të reja gjithashtu.

  • Kam dëgjuar se metoda Helen Doron i mëson fëmijët natyrshëm. Çfarë do të thotë kjo?

    Nga lindja, fëmijët e vegjël mësojnë si të komunikojnë me botën rreth tyre duke dëgjuar dhe imituar njerëzit me të cilët kontaktojnë. Çdo ditë ato kanë mundësi të përmirësohen nëpërmjet përsëritjes së vazhdueshme të tingujve të rinj, të rrokjeve, të  fjalëve dhe më në fund të fjalive. E gjithë kjo është e shoqëruar me entuziazmin natyror të prindërve dhe të anëtarëve të tjetër të familjes, që përforcon dëshirën e fëmijës të vazhdojë. Deri në moshën 2-3 vjeçare, fëmijët komunikojnë lirshëm në gjuhën e tyre amtare. Kjo është mënyra natyrore për të mësuar një gjuhë. Metoda Helen Doron për të mësuarit Anglisht imiton këtë proces të të përfituarit të një gjuhe: të dëgjuarit e vazhdueshëm dhe përforcimi pozitiv në një mjedis të sigurtë.

  • Si është përvoja e Helen Doron English dhe pse ta zgjedh për fëmijën tim?

    Ka gjashtë arsye të mira për të zgjedhur Helen Doron English për fëmijën tuaj.

    1. Të dëgjuarit përsëritës i Anglishtes me anë të ekspozimit të përditshëm në mjedisin e shtëpisë bashkë me përforcimin pozitiv gjatë mësimeve, i çon fëmijët drejt suksesit të shpejtë. Kjo i motivon ata të vazhdojnë të ecin dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti që ata E DUAN ATË!
    2. Metoda e të mësuarit të Helen Doronit e merr parasysh stilin e veçantë të të mësuarit të fëmijëve dhe përdor lojëra, lëvizje, muzikë dhe shumë argëtim për ta përforcuar dashurinë e natyrshme te fëmijët ndaj të mësuarit të gjuhëve dhe të mësuarit në përgjithësi.
    3. Helen Doron English ofron eksperiencë të tërësishme në industrinë e të mësuarit të Anglishtes si një gjuhë e huaj (EFL). Asnjë institucion i tjetër (EFL) për të mësuar Anglisht si gjuhë e huaj, nuk e ofron cilësinë dhe materialet e përshtatshme për moshën e fëmijëve – nga 3 muaj deri të 19 vjeç – si e bëjmë ne. Ndërkohë që është gjithmonë më mirë të fillosh Anglishten sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecësh me anë të kurseve, nxënësit e rinj mund të marrin pjesë në çfarëdo lloj moshe dhe të përfitojnë shumë nga metoda Helen Doron English.
    4. Kurset Helen Doron English mësohen në grupe të vogla nga 4-8 nxënës. Kjo jep mundësinë për bashkëveprim në grup ndryshe nga mësimi privat. Në anën tjetër, grupet e vogla japin mundësinë e vëmendjes individuale dhe përdorimin individual të gjuhës nga nxënësit.
    5. Mësuesit e Helen Doron janë një nga arsyet më të rëndësishme për të zgjedhur një Qendër Mësimore të Helen Doron për fëmijën tuaj. Të gjithë mësuesit e Helen Doron kanë marrë kursin rigoroz për trajnimin e mësuesve, ku ata mësojnë metodologjinë në detaj dhe mësojnë si të përdorin materialet tona të veçanta dhe të përshtatshme. Ata gjithashtu marrin pjesë në seminare periodike për të mbajtur të informuar për të gjitha zhvillimet pedagogjike më të reja në Helen Doron. Mësuesit e Helen Doron janë të njohur si më të mirë në fushën e edukimit të Anglishtes si gjuhë e huaj.

    Arsyeja e fundit, por jo më pak e rëndësishme për të zgjedhur Helen Doron është zhvillimi i shpejtë që  bëjnë fëmijët dhe theksi i bukur me të cilin flasin. Kjo mund t’u atribohet arsyeve të përmendura më lart dhe përmbledhin eksperiencën Helen Doron English.

  • Çfarë është të dëgjuarit në sfond në shtëpi dhe çfarë duhet të bëj unë?

    Nje pjesë e rëndësishme e metodës Helen Doron është të dëgjuarit në sfond në shtëpi, optimale dy herë në ditë, 15-25 minuta secila. Kjo mundëson ekspozim të vazhdueshëm ndaj Anglishtes që është aq i rëndësishëm në moshën e hershme. Kur fëmija juaj merr pjesë në një kurs të Helen Doron English, bashkë me materialet e tjetra të kursit, ju merrni edhe CD-të për të dëgjuar çdo javë. Nuk është e nevojshme të detyroni fëmijën tuaj të fokusohet me vëmendje ndaj muzikës e historisë. Të dëgjuarit e vazhdueshëm është vetëm kjo – tingujt dhe ritmi i gjuhës  përthithet natyrshëm në sfond.  Ju rekomandojmë t’i dëgjoni CD-të duke bërë aktivitetet e përditshme si veshja, larja, lëvizjet me makinë. CD-të nuk duhet të dëgjohen gjatë kohës që fëmija sheh TV ose gjatë bisedave.

  • Pse funksionon të dëgjuarit e vazhdueshëm?

    Sepse fëmijët e vegjël mësojnë nëpërmjet përsëritjes. Ato duan ta dëgjojnë një përrallë disa herë. Në të njëjtën mënyrë funksionon dhe dëgjimi i CD-ve. Prindërit mund të lodhen nga dëgjimi, por jo fëmijët! Të gjitha kurset e  Helen Doron janë krijuar sipas sistemit të përsëritjes. Nxënësit i dëgjojnë CD-të dy herë në ditë, duke luajtur, veshur ose para fjetjes.  Të dëgjuarit e vazhdueshme ka ndikimin më të afërt kur Anglishtja nuk flitet në shtëpi

  • A do të mësojë fëmija im Anglisht megjithëse nuk flet?

    Fëmijët fillojnë të mësojnë prej çastit të lindjes, ndoshta edhe më herët. Përpara se të jenë gati për të folur, foshnjët absorbojnë tingujt dhe intonimet që do t’i ndihmojnë ato të formojnë fjalë më vonë.

  • Sa shpejt do të shoh rezultate?

    Shpesh prindërit na tregojnë se menjëherë kanë parë ndikimin si të mësimeve në qendrën mësimore, ashtu edhe të të dëgjuarit të vazhdueshëm në shtëpi. Dukshëm çdo fëmijë është i veçantë dhe e pranon gjuhën në ritmin e vet. Hulumtimet shkencore tregojnë se fëmijët që flasin dy gjuhë mund të fillojnë të flasin pak më vonë se fëmijët njëgjuhësh. Por është e njohur gjithashtu që fëmijët dygjuhësh përparojnë shumë shpejt dhe shpesh i tejkalojnë fëmijëve njëgjuhësh.

  • A është i mjaftueshëm një mësim në javë?

    Gjatë bashkëveprimit mes mësuesit, fëmijës dhe fëmijëve të tjerë në klasë, kuptimet e fjalëve që i kanë dëgjuar javën e kaluar në shtëpi bëhen më të qarta. Të dëgjuarit e vazhdueshëm, bashkë me udhëzimet në grup janë baza e të mësuarit të Anglishtes në mënyrë të natyrshme nëpërmjet metodës Helen Doron.

  • A flitet vetëm Anglisht në klasë?

    Po, mësimet mbahen plotësisht në Anglisht. Kjo mënyrë e të mësuarit të një gjuhe quhet metodë e zhytjes. Ka edhe përjashtime të këtij rregulli, për shembull kur ka probleme në klasë.

  • A duhet të di Anglisht edhe unë?

    Jo, nuk është e nevojshme që prindërit të dinë anglisht që fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm në të mësuarit e Anglishtes. Por, në çdo rast, pa përjashtim, prindërit duhet t’u mundësojnë fëmijëve të dëgjojnë CD-të çdo ditë.

  • Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë gramatikën në mënyrë sistematike?

    Prej kërkimeve shkencore, ne dimë se deri në moshën 7 vjeçare fëmijët shumë lehtë mësojnë më shumë gjuhë që i  kanë dëgjuar. Ata natyrisht e absorbojnë gramatikën që është e nevojshme për ta që të mund të kuptojnë dhe komunikojnë.

    Në English for All Children nuk ka ushtrime gramatikore. Gramatika mësohet me të dëgjuarit dhe përdorimit gojor, si në gjuhën amtare. Theksi vihet në argëtimin e fëmijëve dhe procesin natyral të të nxënit gjatë bisedave në Anglisht.

  • Me cilin kurs të Helen Doron duhet të fillojë fëmija im?

    Ka më shumë se një mundësi për të zgjedhur kursin fillestar të përshtatshëm për fëmijën tuaj. Ne ju rekomandojmë të bisedoni për këtë me menaxherin ose mësuesin e Qendrën Mësimore në Helen Doron English. Së bashku, do të shihni faktorët e rëndësishëm si ekspozimi i mëparshëm në Anglisht i fëmijës suaj, niveli i Anglishtes së nxënësve të tjerë dhe oraret e mësimeve.

    Nëse fëmija fillon në moshën: Kursi i rekomanduar:
    24 muajsh Baby’s Best Start
    2 vjeçarë Fun with Flupe
    3 vjeçarë Fun with Flupe
    4 vjeçarë Fun with Flupe
    5 vjeçarë Fun with Flupe
    6 vjeçarë English for All Children
    7 vjeçarë ose klasa 2 English for All Children
    8 vjeçarë ose klasa 3 English for All Children
    9 vjeçarë ose klasa 4 English for All Children
    10 vjeçarë ose klasa 5 Paul Ward’s World
    11 vjeçarë ose klasa 6 Paul Ward’s World
    12 vjeçarë ose klasa 7 Paul Ward’s World and the Treasure
    13 vjeçarë ose klasa 8 Teen English
    14 vjeçarë ose klasa 9 Teen English
    15 vjeçarë ose klasa 10 Teen English
    16 vjeçarë ose klasa 11 Teen English
    17 vjeçarë ose klasa 12 Teen English