Albania
 
   

Datëlindjet dhe Pushimet

Pyetjet e shpeshta të prindërve
 
   

Fëmijët E DUAN Helen Doron English. Përse mos t’u japim mundësinë të kënaqen gjatë pushimeve?

Festat zbavitëse të Helen Doron për fëmijët 4-9 vjeçarë
Çfarë mënyre e mrekullueshme për të festuar!

 

Fëmijët duan të mësojnë nëpërmjet lojrave dhe këngëve. Me festat për ditëlindje të Helen Doron English mund të organizoni festa argëtuese, të paharrueshme dhe edukative!
Vetëm zgjidhni një nga 6 temat zbavitëse dhe një mësues i kualifikuar i Helen Doron do të kujdeset për pjesën tjetër duke organizuar lojra, këngë dhe aktivitete.
Paketa Helen Doron Birthday është e krijuar për një festë 90 minuta. Secila paketë ka një set të veçantë për ditëlindje të përshtatshme sipas numrit të fëmijëve.
Secili set përmban CD-të e temës së ditëlindjes me 4-5 këngë (apo përralla) dhe 2 faqe me ngjitësa ditëlindjeje.
Të gjithë këta ofrojnë argëtimin për të cilin fëmija juaj do të flasë gjatë muajve në vazhdim.

 

Temat për Datëlindjet me Helen Doron

• Bounce Bounce Bounce –mosha 4-6 vjeç
• The Choo-Choo Train – mosha 4-6 vjeç
• The Little Red Hen –mosha  5-9 vjeç
• Dance –mosha 6-9 vjeç
• Transport – mosha 6-9 vjeç
• Animals – mosha 6-9 vjeç

Learning Set_B-days_7822

Organizoni një Festë Datëlindjeje për Fëmijën Tuaj

Kurset e Pushimeve të Helen Doron

Fëmijët nuk duan të mungojnë as një javë në Helen Doron English. 

Ndaj kemi krijuar një gamë kursesh Helen Doron Early English gjatë pushimeve. Disa kurse janë vetëm argëtuese për të përmirësuar Anglishten e folur të pjesëmarrësve, ndërsa pjesa tjetër janë argëtuese por intensive, për të ruajtur ose përparuar në gjuhë për fëmijët të cilët po mësojnë Anglisht në shkollë.
Kurset janë të shkurtra dhe të krijuara për intervalet e pushimeve gjatë vitit shkollor dhe për pushimet verore. Aktivitetet e kurseve përfshijnë dramë, muzikë, punime dore dhe më shumë – të gjithë në Anglisht, sigurisht!
Kurset gjatë pushimeve janë të përshtatshme për nxënësit e Helen Doronit si dhe për nxënësit e rinj në programet Helen Doron English.

 

Kurset Verore

Holiday Fun with Flupe – (mosha 3-7 vjeç) Fëmijët mësojnë dhe praktikojnë Anglishten me episodet e animuara nga Fun with Flupe nëpërmjet lojrave argëtuese, këngëve dhe punimeve të dorës.

Holiday Jump with Joey – (mosha 6-9 vjeç) Fëmijët mësojnë dhe praktikojnë Anglisht ndërsa ndjekin aventurat e animuara të Joey, Kangi, Millie dhe Paul.

I am the World – (mosha 4-9 vjeç) fëmijët shkojnë në një udhëtim imagjinar rreth botës nëpërmjet punimeve të dorës, dramës, lojrave, vallëzimeve dhe ushqimeve, të gjitha në Anglisht.

English through Drama – (mosha 7-12 vjeç) Fëmijët mësojnë dhe ushtrojnë Anglishten e folur duke prezantuar përralla klasike në stilin e pantomimit britanik me kostume të cmendura dhe humor të thjeshtë.

Get Ahead & Catch Up – (mosha 6-12 vjeç) Për nxënësit që ndërkohë janë duke mësuar Anglisht, ky kurs përforcon aftësitë e tyre gjatë pushimeve shkollore. Përsëritje intensive duke përdorur materiale nga disa sete.

Paul Ward’s World – Libri 4 – (mosha 10-12 vjeç) Paul Ward dhe shokët e tij i drejtojnë nxënësit nëpër një sërë mësimesh në Anglisht. Fëmijët mësojnë detaje interesante për pothuajse 20 shtete rreth botës.

Gjeni një Qendër Mësimore pranë jush