Albania
 

Rreth Nesh

Helen Doron – Lideri botëror në industrinë e të mësuarit të Anglishtes si Gjuhë e Dytë (ESL)

Para 30 vitesh gjuhëtarja dhe edukatorja Helen Doron ka bërë një revolucion në të mësuarit e Anglishtes si një gjuhë e huaj për fëmijët e vegjël duke zhvilluar një metodë që imiton mënyrën në të cilën bebet mësojnë gjuhën amtare të tyre. Sot, Helen Doron English është një rrjet franshizor ndërkombëtar në më shumë se 30 vende.
Pothuajse dy milion fëmijë flasin Anglisht falë Helen Doron.

Si nisi gjithçka

E gjithë filloi me mësimin e violinës. Para pothuajse 30 vitesh, Helen Doron, gjuhëtarja britanike, kishte regjistruar vajzën e saj të mësonte violinë nga instruktori i cili mëson sipas metodës Suzuki. Ajo ishte e impresionuar me metodën dhe suksesin e saj dhe ishte e frymëzuar nga principet e kësaj metode kur krijoi metodën e vet për t’u mësuar Anglisht fëmijve të vegjël.

Gjuha e Muzikës

Kështu filloi suksesi ndërkombëtar i Helen Doron English. Në 1985, Helen Doron, nisi të krijonte materialet e saj të mësimit për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë dhe të flasin Anglisht. Ajo kuptoi se të lexuarit dhe të shkruarit janë aftësi të ndryshme nga të kuptuarit dhe të folurit. Ende në shkolla, mësuesit dinë vetëm të mësojnë një gjuhë përmes leximit dhe shkrimit. Metodologjia e jashtëzakonshme e Helen Doron i lejon fëmijët të mësojnë të flasin dhe të kuptojnë Anglisht përpara se ata të lexojnë apo të shkruajnë, njëlloj sic mësojnë gjuhën e tyre mëmë. Edhe foshnjat mund të mësojnë Anglisht me Metodën Helen Doron. Ajo projektoi kursin e parë për Anglishten e hershme duke u bazuar në principet e motivimit pozitiv dhe të dëgjuarit të vazhdueshëm. Ajo krijoi disa incizime të sajuara në shtëpi për këngë, rima dhe përralla dhe filloi të japë mësim në lagjen e saj në Veri të Izraelit. Rezultatet ishin të mahnitshme. Metoda e Helen për të mësuar Anglisht kishte krijuar një mjedis i cili imiton procesin e natyrshëm të të mësuarit të gjuhës amtare. Fëmijët e donin atë! Mësimet ishin argëtuese dhe të gjalla dhe stimuluan mirëqenien e fëmijëve të vegjël emocionalisht, fizikisht, në kreativitet dhe intelektualisht. Për shkak të suksesit të parë, Helen vazhdoi me zhvillimin e materialeve të të mësuarit dhe filloi të trajnojë mësues të tjerë të përdornin programin e saj të veçantë. Gjatë viteve, Helen Doron English është zgjeruar nga programi origjinal për fëmijët e vegjël në kurse që janë të përshtatshme për foshnjat 3 muajsh deri tek adoleshentët në moshën 19 vjeçare.

Helen Doron English Anembanë Botës

Në 1995, metoda Helen Doron English hyri në Evropë, në Austri dhe pak më vonë në Gjermani. Në 1998 modeli i biznesit me franshizë u miratua dhe Qendra Mësimore të Helen Doron English nisën të përhapen në Evropë. Para pak kohësh Helen Doron English është zgjeruar në Kinë, Azinë Juglindore, Amerikën Jugore dhe Latine.
Pasioni i Helenit ka qenë dhe mbetet, maksimizimi i aftësive të të mësuarit të fëmijëve në çdo moshë dhe të prodhojë programe më të mira të të mësuarit për ta. Helen dhe ekipi i saj për zhvillim vazhdojnë të hapin rrugë për të mësuarit përmes rritjes emocionale, fizike, kreative dhe intelektuale. Kopshtet Helen Doron janë risia më e re dhe modeli i suksesshëm për një program edukativ. Pothuajse dy milion fëmijë kanë mësuar Anglisht me metodën Helen Doron dhe kanë përfituar nga përkushtimi i vazhdueshëm i Helenit ndaj përsosjes në edukim.

  • “Vajza jonë e pëlqen shumë kursin e Anglishtes. Ajo e thish Anglishten në mënyrë të natyrshme duke dëgjuar CD-të e Helen Doron në shtëpi çdo ditë dhe duke mësuar nëpërmjet aktiviteteve në klasë. Si rezultat ajo e pëlqen shumë mësimin e gjuhës Angleze si dhe ka konfidencë për t’a folur gjuhën gjithashtu.”

    Panadda Pruckscholtharn, Bangkok, Tailandë
  • “Djali im Jack (2 vjeç e 4 muajsh), i cili mund të flasë vetëm pak fjalë në polonisht, ka filluar të zgjerojë fjalorin e tij në Anglisht, nga ato që ka mësuar në kurs.”

    Justyna Kolasinska, Varshavë, Poloni
  • “Të mësosh Anglisht në Helen Doron Early English është argëtuese dhe metoda e lejon djalin tim, Bos, të mësojë Anglisht në mënyrë të natyrshme. Bos këndon kur dëgjojmë CD-në e Helen Doron në makinë”

    Saowvanee Lurpromchai, Bangkok, Tajlandë
 

 

Përfitimet e dygjuhësisë

Një Franshiz Suksesi

Roli i Muzikës në të Mësuarit e një Gjuhe

Katër parime, kurset e shkëlqyeshme dhe mësuesit e përkushtuar – kjo është metodoligjia e Helen Doron

Të gjithë kurset e Helen Doron English, pavarësisht për cilën moshë janë krijuar, bazohen në katër parime themelore të cilat kontribuojnë në suksesin e padiskutueshëm të metodës. .

Katër Parimet e Helen Doron English

Të dëgjuarit e vazhdueshëm. Komponenti qendror i Helen Doron English është të dëgjuarit e CD-ve në shtëpi, më e mira dy herë në ditë, për 15-25 minuta çdo herë. Kjo jep ekspozim të vazhdueshëm në gjuhën angleze që është e rëndësishme në moshë të re. CD-të me këngët dhe përrallat origjinale të përpunuara për Helen Doron English janë pjesë e setit mësimor kur e regjistroni fëmijën tuaj në një kurs të Helen Doron English.

Motivimi pozitiv. Kur fëmija juaj ka thënë fjalën e parë, ju keni treguar ngazëllimin tuaj; ky reagim pozitiv ka motivuar fëmijën tuaj të vazhdojë të përsërisë fjalën dhe të vazhdojë me fjalë të reja. Me Helen Doron English fëmijët mësojnë në të njëjtën mënyrë si gjuha amtare – më shumë motivime pozitive.

Të mësuarit në grupe të vogla. Kurset Helen Doron English mësohen në grupe të vogla prej 4-8 nxënës. Kjo mundëson më të mirën për të dy anët. Në një anë, nxënësit përfitojnë përparësinë e bashkëveprimit në grup që nuk e kanë në mësimet individuale. Në anën e tjetër, grupet e vogla mundësojnë vëmendje individuale dhe më shumë mundësi në përdorimin e gjuhës. Hulumtimet kanë treguar se të mësuarit në grupe të vogla ka rezultate më të mira se sa mësimi individual.

Të mësuarit argëtues. Metoda e të mësuarit të Helen Doron merr parasysh stilet e veçanta të të mësuarit të fëmijëve dhe përdorimin e lojrave, lëvizjeve, muzikës dhe shumë argëtim për të rritur dashurinë e natyrshme të fëmijëve ndaj të mësuarit edhe gjithashtu tendencën për të përthithur gjuhën. Pavarësisht moshës (3 muajsh, 3 vjec, 10 vjec ose 17 vjec) fëmijët dhe të rinjtë i pëlqejnë mësimet e strukturuara, por ama argëtuese dhe dinamike në çdo kohë.

Mësuesit e përkushtuar

Helen Doron English është shumë krenar me stafin e saj mësimor, profesional dhe të përkushtuar. Të gjithë mësuesit e Helen Doron kanë marrë trajnime rigoroze, ku mësojnë metodologjinë në detaj dhe trajnohen si të përdorin në mënyrë të përshtatshme materialet mësimore. Kemi parë që sapo mësuesit kanë përfunduar këtë kurs, ata kanë shumë besim te metoda dhe bëhen ekstremisht të devotshëm për t’u siguruar që cdo fëmijë të kuptojë pjesën më të madhe të mësimeve. Entuziazmi i tyre natyrshëm kalon tek fëmijët të cilët mezi presin mësimin pasardhës.

Më të mirët në industrinë e kurseve

Të gjitha programet e Helen Doron English – nga Baby’s Best Start për foshnjat e deri te Teen English për adoleshentët e moshës 19 vjeç – janë krijuar ”brenda shtëpisë” nën drejtimin e vetë Helen Doron. Ekipet e zhvillimit përbëhen prej ekspertëve në linguistikë, në EFL dhe në zhvillimin e fëmijëve. Të gjitha përrallat, këngët dhe animacionet janë të krijuara dhe të prodhuara për Helen Doron English në përputhje me fjalorin e përshtatshëm për çdo kurs të veçantë. Në të njëjtën mënyrë, të gjitha aktivitetet dhe lojrat janë krijuar t’u japin nxënësve eksperiencë nxitëse, por edhe argëtuese duke mësuar fjalorin

  • “Ashtu siç foshnjat mësojnë gjuhën mëmë duke dëgjuar fjalët, fjalitë, këngët dhe përrallat shpesh nga njerëzit rreth e rrotull tyre, ashtu edhe fëmijët mund ta mësojnë një gjuhë të huaj duke përdorur të njëjtën teknikë natyrale.”

    Helen Doron mbi mënyrën si foshnjat mësojnë të flasin
  • “Prindërit shpesh pyesin: cila është ndryshimi më i madh midis metodologjisë Helen Doron dhe metodologjive të tjera të cilat e mësojnë Anglishten si gjuhë të huaj për fëmijët? Përgjigja është eksperienca.”

    Helen Doron mbi suksesin e metodologjisë së saj
  • Helen Doron ishte ndër të parat e cila kuptoi se fëmijët e vegjël mund ta thithin një gjuhë të huaj po aq lehtë dhe pa mundim siç bëjnë me gjuhën e tyre amtare. Si rezultat, ajo ishte e para që zhvilloi programet që e bëjnë këtë në mënyrë sistematike.

    Helen Doron - pioneri në mësimin e gjuhës angleze për fëmijë
 

 

Cila është Mosha më e Mirë për Mësimin e Anglishtes?

Hulumtime Akademike në Fushën e Bilingualizmit