Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron të argëtohen dhe të mësojnë anglisht - të gjitha në të njëjtën kohë .

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

SUKSES! Fuqizojini Fëmijët me Dhuratën e Anglishtes

September 6th, 2017 by Albania_admin

SUKSES! Fuqizojini Fëmijët me Dhuratën e Anglishtes

Raneen Gharzuzi, nga Tarshiha, Izrael e ka provuar botën e Helen Doron English nga të gjitha këndet: si franshizor, si mësuese dhe si një prind krenar i tre studentëve Helen Doron. Mamaja multikulturore me gjuhën mëmë Arabisht, e cila është gjuha që flitet dhe në shtëpi gjithashtu ajo flet rrjedhshëm Hebraisht dhe sigurisht Anglisht.
Raneen na tregon për historinë e saj me Helen Doron këto 15 vitet e fundit. “Një mikesha ime ka qenë një mësuese e Helen Doron dhe ishte shumë entuziaste rreth metodës dhe unë vendosa që ta shihja si mundësi. Fillova si mësuese e Helen Doron English me kohë të pjesshme, u dashurova me metodologjinë, me fëmijët dhe rezultatet ndaj vendosa që nuk do të ishte thjesht një punë për mua – por do ishte profesioni im!
“Pas të qenit mësuese prej 6 vitesh, vendosa të hidhja një hap më tutje dhe u bëra fanshizor. Tani kam pesë mësuese që punojnë me mua, duke mësuar rreth 300 studentë.”
Raneen e sheh metodologjinë si të qenit ndryshe nga cdo kurs tjetër Anglishteje që ajo ka hasur. “Nuk është thjesht të mësuarit Anglisht, është të qenit pjesë e një komuniteti ndërkombëtar. Nxënësit janë pjesë e një klase ku flitet vetëm Anglisht, me maksiumin prej tetë femijësh në klasë, me shumë lojëra, argëtime, lëvizje, kërcim, libra fantastikë dhe plot aplikacione dhe lojëra online. Nxënësit e mi kanë Anglishte shumë të mirë me theksin e duhur dhe mbi të gjitha, me dashuri për gjuhën.”
Ajo ua rekomandon fort kompaninë atyre që po kërkojnë për mundësi pune si mësues apo si/dhe franshizor. “Është një metodë ndërkombëtare që mësohet anembanë botës! Ti merr një mbështetje të vazhdueshme trajnimi, orë fleksibël, pagesë të mirë dhe shumë sadisfaksion dhe argëtim.
Sic them gjithmonë, ti duhet ta duash atë që bën në mënyrë që të kesh sukses. Unë e dua të qënit franshizor dhe mësuese sidomos të shoh sesa rrjedhshëm flasin Anglisht shumë studentë— falë programeve të Helen Doron English.”
Shihni këtu mundësitë për biznes me Helen Doron English!