Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Sukses! Liri për të Mësuar në Pesë Kontinente

September 6th, 2017 by Albania_admin

Beth-Rithipol-Italy-01

Bobbharatn Rithipol (Beth) është një shembull i mrekullueshëm i një mësuese Helen Doron e cila mori përparësinë e mundësisë së një franzhize ndërkombëtare për t’u trajnuar në një vend dhe më pas të punojë sipas zgjedhjes se saj në 35 shtete!
Kjo grua e re me të vërtetë ndërkombëtare ka përjetuar shumë kultura dhe mënyra jetese. “Tani jam duke jetuar dhe punuar në Firence, Itali. Kam lindur në Boston, Massachusetts dhe prindërit e mi jetojnë në Kamboxha, kështu që ne shtëpi ne flasim dy gjuhë si Anglisht ashtu edhe Khmer (gjuha dominuese në Kamboxha). Vetë unë flas Anglisht, Khmer, Tailandisht dhe Kantonisht. “
Ndalesa e saj e parë në botën Helen Doron ishte në Bankok, Tailand. “Në 2013 lëviza nga Hong Kong në Bankok dhe po kërkoja për një pozicion si mësuese Anglishteje. Lexova rreth metodologjisë në faqen e internetit të Helen Doron dhe kuptova që unë e kam mësuar Tailandishten dhe Kantonishten në mënyra të ngjashme. Jam një besuese e vërtetë e metodologjisë.”

beth-class

Pasi kaloi Trajnimin për Mësues, ajo mësoi në Bankok dhe e përdori ekperiencën dhe trajnimin e saj për të përmbushur dëshirën që të jetojë dhe punojë në Itali. “Tani unë mësoj në një qendër Helen Doron në Firence, Itali. Duke parë nxënësit e mi që i përdorin aftësitë e gjuhës së mësuar në klasën time është një nga pjesët më shpërblyese të të mësuarit. Gjithashtu më pëlqen shumë të shoh nxënësit e mi të Baby’s Best Start të rriten dhe të zhvillohen me njëri tjetrin. Është pothuajse magjike sesi fytyrat e tyre ndryshojnë përpara syve të mi. Të pasurit e komfortit se prindërit besojnë në infulencën tënde në jetën e fëmijëve të tyre e bën shumë më të lehtë të ngriturit në mëngjes dhe vajtjen në punë”.
Si është Helen Doron ndryshe? “Kam mësuar në shkolla të tjera në Hong Kong ku pritshmëria është që fëmijët të rrinë të ulur në karrige në pjesën më ta madhe të orës mësimore. E dua shumë faktin se në mësimet tona inkurajohet lëvizja dhe eksplorimi jashtë klases. Tek Helen Doron, ne sjellim ushqime të vërteta dhe materiale të cilësive të ndryshme: një kurrikul kaq i gjallë dhe harmonizues! Madhësia e klasave është gjithashtu më e vogël se në shkollat e tjera. Kjo e bën më të lehtë lidhjen me studentët dhe prindërit e tyre. “
Pavarsisht se në cilin prej afërsisht 1,000 vendesh punon nëpër botë, metodologjia është stimuluese dhe prodhon fëmijë të gëzuar që flasin Anglisht – dhe mësuesit e duan karrierën e zgjedhur. “Ambjenti të mban në rrymë kreativiteti të vazhdueshëm. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm duke punuar si mësuese e Helen Doron. Jam bërë mikeshë e mirë me shumë mësues e prindër. Akoma mbaj kontakt me kolegët, shefat e mi të mrekullueshëm dhe studentët e prindërit e tyre në Tajlandë. Të qenit një mësuese e Helen Doron i ka shtuar më shumë vlerë jetës time. Nëse i doni fëmijët dhe ju pëlqen të jeni kreativë me ta, atëherë kontaktoni qendrën Helen Doron më të afërt. Ju gjithashtu do të takoni disa nga njerëzit më te apasionuar dhe interesantë.!”
Gjeni sesi mund të bëheni një mësues i Helen Doron!