Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

SUKSES! Përhapja e Helen Doron English anembanë Botës

September 6th, 2017 by Albania_admin

Isabella-Servino-Thailand

Isabella është një tjetër shembull inspirues e  një mësuese trajnuese Helen Doron  e cila mori avantazhin e mundësisë të franzhizës kombëtare për t’u trajnuar në një vend dhe më pas të punojë sipas zgjedhjes së saj në 35 shtete!  Isabella ëshë lindur dhe rritur në Itali, tashmë jeton në Bankok, Tailand dhe bashkëshorti i saj është nga Kina.

Kjo grua e re plot entuziazëm thotë, “Meqenëse bashkëshorti im është kinez dhe unë punoj në një ambjent ndërkombëtar, ne flasim kryesisht Anglisht në shtëpi. Kam 11 vite që punoj për Helen Doron dhe jam bërë një mësuese trajnuese 8 vite më parë. E ndjeva që në filim që kjo ishte karriera ime sepse mund të flisja gjatë gjithë kohës Anglisht. E dua këtë gjuhë dhe është një mundësi për t’jua mësuar atë njerëzve të mi të preferuar: fëmijëve. Kjo punë më ka lejuar të jem kreative, të udhëtoj goxha dhe të bëhem mikeshë me shumë njerëz nga e gjithë bota – më ka dhënë ndjesinë e të qenit pjesë e një familjeje të madhe. Falë Helen Doron, takova gjithashtu bashkëshortin tim dhe miqte e mi më të mirë që jetojnë në kontinente të ndryshme. Tani shtëpia ime është në Tailandë, zemra ime në Kinë dhe Itali dhe të afërmit e mi dhe prindërit jetojnë anembanë botës!”

Isabella vazhdon, “Asnjë qendër tjetër e gjuhës angleze nuk ofron mësues kaq të përkushtuar, të mirë trajnuar dhe pasionantë. Ne me të vërtetë kujdesemi për studentët tanë, dëshirojmë që ata të bëhen të suksesshëm dhe jo thjesht të jenë të mirë në Anglisht. Studentët tanë gjithashtu bëhen pjesëtarë të një familje të madhe. Materialet tona janë të mirë dizenjuara në mënyrë fantastike dhe mësueset e duan të luajturin me aplikacionet Helen Doron po aq sa dhe studentët.”

Nëse ju pëlqen të dhënit mësim, jeni kompetentë në gjuhën angleze dhe jeni në kërkim të një sfide, Isabella ka një mesazh për jur. “Nëse jeni gati për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht, kjo karrierë ju përshtatet në mënyrë të përkryer. Ju mund të jeni duke mësuar në Rusi për një vit dhe vitin tjetër mund të konsideroni mësimdhënien në Tailandë apo Kinë, kur të bëheni pjesë e kësaj familjeje të madhe ndërkombëtare.

596-1024x768

Përgjatë viteve kam takuar njerëz të mrekullueshëm të cilët më kanë respektuar si trajnuese dhe inspiruar në mënyra fantastike. Jam shumë e gëzuar kur dëgjoj se shumë mësuese që kam trajnuar kanë tashmë qendrën e tyre Helen Doron dhe po ecin për mrekulli.“