Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

SUKSES! Të ofruarit mundësi për Fëmijët në Shqipëri

September 30th, 2017 by Albania_admin

Liza-Biba-02

Elizaveta Biba (Liza) është drejtoresha e Helen Doron Learning Center në Tirana si dhe përfaqësuejsa kombëtare e Helen Doron English në Shqipëri.

Me kombësi nga Rusia, Liza ka mësuar Anglisht gjatë gjithë jetës së saj, “nga sistemi shkollor rus, në kurs privat me folës nativë dhe duke studiuar në Britaninë e Madhe dhe duke punuar në ShBA për ca kohë” ajo e gjeti metodën tradicionale të mësuarit të gjuhës së huaj në shkolla shumë sforcuese. “Ndaj kur mendoj për avantazhet e të mësuarit të gjuhës angleze në mënyrë natyrale dhe lehtësisht si gjuha mëmë, me anë të lojërave dhe këngëve  dhe përjetuar çdo gjë– jam tërësisht e dashuruar me mënyrën sesi metodologjia Helen Doron funksionon.”

Si shtetase e huaj, Liza pa shumë mangësi aktivitetesh tek fëmijët parashkollorë. “Ka qenë një ëndërr e imja për t’u ofruar mundësi të mëdha mësimi fëmijëve në Shqipëri. Kur erdha në Tiranë, nuk munda të gjeja asnjë lloj aktiviteti mësimi dhe stimulimi për parashkollorët. Nuk kishte asgjë që të stimulonte rritjen e një mendje dhe trupi të shëndetshëm. Ndaj, kërkova për progame për fëmijë që nxisin të mësuarin e gjuhës angleze dhe kështu gjeta metodologjinë Helen Doron Early English. “

Me entuziazëm të madh, Liza vendosi qe të bëhet një mësuese Helen Doron “për t’u dhënë një ekperiencë të re, të lehtë dhe argëtuese të mësimit të Anglishtes fëmijëve në Shqipëri. Në korrik të 2012 hapa qendrën mësimore timen dhe isha e kënaqur të kisha si familje shqiptare ashtu dhe të huaja të cilat e vlerësuan metodën dhe zgjodhën mënyrën natyrale për fëmijët e tyre që të mësonin Anglisht.”

IMG_7443-300x225

Ajo vazhdon të tregojë se pse metoda Helen Doron funskionon kaq mirë. “Ajo çka dua shumë nga metoda është se ajo është totalisht e fokusuar tek fëmija, kështu që fëmijët i duan dhe i shijojnë orët mësimore. Ne të gjithë e dimë se kur e duam diçka dhe kënaqemi duke e bërë atë, është e pamundimshme, e lehtë për ne për t’a mësuar. Ne kemi materiale dhe orë mësimore të zhvilluara specifikisht dhe fëmijëve u mësohen aftësi të veçanta. Falë skuadrës pedagogjike të cilët pregatisin përmbajtjen e gjuhës duke marrë në konsideratë nevojat e fëmijës në çdo fazë si dhe mësuesit trajnues për aftësitë dhe njohuritë e tyre, të mësuarit e gjuhës angelze është argëtuese dhe e lehtë.”

Sipas Znj. Biba, fëmijët mësojnë shumë më shumë sesa thjesht Anglisht. “Ata fitojnë eksperienca pozitive sociale në grupe të vogla, rriten në vetë konfidencë,  zhvillojnë aftësi komunikimi, mësojnë mbi kultura të ndryshme…dhe gjithçka duke u argëtuar! Si mama, mund të shoh rezultatet tek vetë vajza ime. Ajo është 2 vjeç e 7 muaj dhe e ka nisur programin për bebet, “Babies Best Start” kur ishte 8 muajshe dhe vazhdoi vitin e dyte me programin “It is a Baby Dragon”. Ajo flet 3 gjuhë pa mundim dhe natyrshëm. E di që i kam ofruar eksperiencën më të mirë të zvhillimit të hershëm dhe të Anglishtes së hershme nëpërmjet metodës Helen Doron English. Jam e kënaqur ta shoh atë duke u rritur me tre gjuhë, sepse kjo është një eksperiencë dhe avantazh për gjithë jetën.”

Liza është gjithashtu entuziaste për mundësitë e karrierës që ofron kompania. “E dua punën time si mësuese dhe si pronare e qendrës mësimore. Si rezultat, pas pesë vitesh së suksesshme në Tiranë vendosa të shkoj më tutje dhe të bëhem përfaqësuese kombëtare e Helen Doron English në Shqipëri, duke e zgjeruar mundësinë për fëmijët anembanë vendit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një biznesi të suksesshëm ndërkombëtar dhe doni të ndikoni në pasionin për Anglishten tek fëmijët e qytetit tuaj, bashkojuni sot rrjetit të Franshizës Helen Doron.”