Albania
  • English teachers of childrenEnglish teachers of children
    Jepni mësim me ne

    Bëhuni një mësues i çertifikuar i Helen Doron – mësuesit më të mirë në botë për Anglishten si gjuhë të dytë (ESL)

    Mësoni më shumë
 
  • A doni të punoni me fëmijë?
  • A flisni Anglisht shumë mirë?
  • A kërkoni karrierë përmbushëse dhe të pavarur?

Nëse u përgjigjët me po këtyre pyetjeve, të bëheni mësues Helen Doron mund të jetë zgjedhja më e mirë e karrierës që do të bëni.

Si një mësues i Helen Doron ju do të keni një orar pune fleksibël, karrierë fitimprurëse, kënaqësi nga puna dhe krenari që vjen nga fakti se jeni pjesë e bashkësisë globale të mësuesëve të respektuar Helen Doron English.

Ne ju ofrojmë:

  • Metodën e provuar për të mësuar Anglisht si gjuhë të dytë për fëmijët e çdo moshe.
  • Pothuajse 30 vjet përvojë në të mësuarit e Anglishtes si gjuhë e dytë dhe trajnimin e mësuesëve.
  • Më shumë zgjedhje në karrierë: mësues i vetëpunësuar ose i punësuar në një qendër mësimore.
  • Diplomë ndërkombëtare për mundësi në karrierë anembanë  botës.
  • Mbështetje arsimore nga Zyra Qendrore nëpërmjet materialeve mësimore, seminareve dhe trajnimeve vjetore, kanalet e rrjetit dhe portalin informativ të organizuar.
  • Karrierë shpërlbyese dhe mundësinë të bëni një ndryshim në jetën e fëmijëve.

Ne kërkojmë njerëz me:

  • Njohuri tepër të mirë të Anglishtes, në të folur edhe të shkruar.
  • Përvojë të mëparshme në mësimdhënien e Anglishtes, me fëmijë ose të dyja.
  • Edukim akademik.


Words from Teachers

  • “E dua vërtet punën time tek Helen Doron dhe e di se mund të jem shumë kreative dhe e çmendur me nxënësit! Më pëlqen shumë të mendoj ide të reja për loja dhe punë dore dhe kjo është çfarë Helen Doron është: bësh të mësuarin argëtues dhe interesant për fëmijët duke nxjerrë në pah anën tonë më kreative.”

    Paula Daunt, mësuese e HDE në Berlin
  • “Do të doja të falënderoja jashtë mase mësuesit e Helen Doron që më mësuan mua Anglishten. Ata më dhanë një bazë solide në Anglisht. Ata më treguan se sa fantastike është Anglishtja dhe sa larg mund të shkosh me të.”

    Marcin Parafiniuk, ish-student nga Polonia

    Marcin Parafiniuk bëhet një mësues
 

Mësuesit tanë janë zemra e  Helen Doron English

Ne jemi shumë krenarë për mësuesit tanë. Bashkëveprimi i tyre i përditshëm me nxënësit i jep jetë metodës së të mësuarit e Anglishtes, Helen Doron,  si gjuhë e dytë (ESL).

Mësuesit tanë sjellin në mësim argëtim, kreativitet dhe dashuri ndaj të mësuarit saqë fëmijët lidhen shumë lehtë me to. Nën drejtimin e tyre, të mësuarit e Anglishtes bëhet një eksperiencë e shkëlqyer që  jo vetëm i shërben mirë atyre përgjatë jetës, por u jep edhe kujtime shumë të këndshme që do t’i çmojnë përgjithmonë.

Mësuesit e Helen Doron marrin pjesë në trajnimin intensiv për metodën e vërtetuar që u mëson Anglisht fëmijëve. Kur kualifikohen ata bëhen pjesë e rrjetit botëror  të elitës së mësuesve Helen Doron që janë të përkushtuar për të bërë një ndryshim pozitiv në edukimin e nxënësve të tyre.

Words from Teachers

  • “U jap fëmijëve shumë liri për të qenë vetvetja dhe i vlerësoj për kontributin e tyre në klasë. Kjo është ajo çfarë do të thotë motivim pozitiv. Kam parë fëmijë të turpshëm ose problematik të lulëzojnë gjatë një viti me ne.”

    Paula Daunt, mësuese e Helen Doron English, Berlin
  • “Kam qënë dhe vazhdoj të jem e lumtur që jam pjesë e magjisë Helen Doron. Nëse para një viti dikush do të më thoshte që do të drejtoja grupet e mia për pak kohë tek Helen Doron English në një qytezë malore prej 6,000 banorësh, me shumë mundësi nuk do e kisha besuar.”

    Mitsa Pepelanova, mësuese e HDE, Bullgari
  • “Në Helen Doron kam mësuar gjuhën e gjallë. Kam folur, biseduar dhe përdorur Anglishten në mënyrën e duhur.”

     

    Marcin Parafiniuk, ish student nga Polonia
 

 

Nuk është rastësi që mësuesit tanë janë më të mirët në këtë industri.

Ne e marrim SHUMË seriozisht trajnimin e tyre

Grupet e vogla

Kurset e trajnimeve të mësuesve janë shumë të ngjashme me klasat e Helen Doron. Janë argëtuese, mbahen në grupe të vogla në një mjedis të rehatshëm dhe angazhues dhe janë të krijuara të rrisin gëzimin ndaj të mësuarit tek mësuesit.

Mundësitë e Kurseve

Kandidatët mund të zgjedhin të bëhen mësues të (Helen Doron Early English-HDEE) ose mësues të Anglishtes për adoleshentët (Helen Doron Teen English-HDTE), duke marrë parasysh aftësitë dhe eksperiencat e tyre të mëparshme.

Mësuesit që kanë përfunduar me sukses kursin pesëditor HDEE, kanë mundësi të marrin pjesë edhe në kursin dyditor për HDTE.

Kohëzgjatja e kurseve

Kurset e trajnimit për mësuesit e HDEE-së dhe e HDTE-së zgjatin pesë ditë secili. Secili përbëhet nga dy faza. Faza e parë është një hyrje dyditore dhe vlerësimi i përgjithshëm. Kandidatët kanë mundësinë t’i shohin nga afër materialet dhe metodologjinë ndërkohë qe trajnuesit vlerësojne pjesëmarrësit. Pas një ose dy ditësh, kandidatët e përshtatshëm mund të vazhdojnë në fazën e dytë, në të cilën përfshihet një kuptim më i thellë i metodologjisë, demonstrime praktike dhe shkrimi i detyrave të dhëna..

Trajnuesit e Mësuesëve

Të gjithë trajnuesit e mësuesëve në HDEE-në janë profesionistë me aftësi të provuara dhe me eksperiencë prej shumë vitesh në trajnimin e mësuesëve të rinj për metodën e veçantë Helen Doron English.

Diplomimi
Mësuesit duhet të mbarojnë kërkesat e kursit për t’u diplomuar. Si shtesë e orëve pjesëmarrëse në kurs, ata duhet të kalojnë minimumi një orë për t’u përgatitur për mësimin në ditën e ardhshme. Një ese prej 2-3 faqesh gjithashtu është e nevojshme për të marrë kursin. Kandidatët duhet të tregojnë demonstrime praktike dhe të dorëzojnë esenë që të diplomohen.

Çfarë marrin në shtëpi të diplomuarit?

Të gjithë mësuesit e diplomuar marrin sete mësimore, të cilat përbëhen nga libra dhe CD; udhëzues për mësuesit, kartela me figura dhe pajisje mësimore; mjete promovimi si dokumente për shtypin dhe sete për mediat publike; si edhe informacione praktike si të udhëheqin një biznes vetpunësues. Më e rëndësishme është  që të diplomuarit marrin diplomën e HDE e cila u mundëson atyre të japin mësim në mbi 800 Qendra Helen Doron në botë ose hapjen e një qendre të tillë për veten e tyre.

See our COURSE CALENDAR for upcoming Teacher Training Courses around the world.

 



Words from Teachers

  • “Kam qënë mësuese Anglishteje e Helen Doron English për 7 vjet….. E dija se dëshiroja t’u mësoja fëmijëve një gjuhë të huaj, por nuk dija se si. Shkolla ishte shumë strikte dhe e mërzitshme dhe në kontrast me të zbulova një metodë të mrekullueshme ku fëmijët mësojnë duke luajtur dhe duke u kënaqur. Akoma mendoj se është fantastike!”

    Misha Ewell Opava, mësuese e HDE, Republika Çeke
  • “Helen Doron English është sot programi që kryeson në botë jo vetëm për shkak të metodologjisë, jo për shkak të materialeve të saj por sepse ne kemi MËSUESIT MË TË MIRË!”

    Helen Doron, Themeluesja dhe Drejtorja Ekzekutive
 

 

Mësuesit e Helen Doron janë të përgatitur t’i mësojnë fëmijët kudo në botë. Mësuesit e diplomuar përfitojnë trajnime, mjete dhe një diplomë të njohur në 34 shtete.