Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

10 arsyet se pse duhet që fëmija të mësojë një gjuhë të dytë

February 20th, 2017 by Albania_admin

Helen Doron English prezanton një seri postimesh në blog për të ndihmuar prindërit që të hedhin themelin më të mirë në të mësuarin e fëmijëve të tyre. Këto postime do të theksojnë aktivitetet që mund të bëni çdo ditë me fëmijën. Nga ngjyrosja, tek muzika, këshilla e të ushqyerit të shëndetshëm dhe inkurajimi pozitiv; këto këshilla të thjeshta do të bëjnë diferencën.

Ja 10 arsyet se pse duhet që fëmija të mësojë një gjuhë të dytë:

  1. Ndërton një Themel të Qëndrueshëm
    Të mësuarit e një gjuhe të dytë mund të sjellë kuptim më të madh dhe ndoshta do të përmisojë zotërimin e gramatikës së gjuhës së parë. Të dish sesi funksionon një gjuhë tjetër të inkuajon të shohësh nga afër mekanizmat e gjuhës sonë.
  2. Përforcon Trurin
    Kërkimi në efektet e bilingualizmit tek fëmijët sugjeron se të ekspozuarit në më shumë se një gjuhë është një mënyrë e shkëlqyer për të përkulur dhe ndërtuar këto muskuj të trurit! Në një studim të raportuar në ‘Nature’,fëmijët bilingual tregojnë një dendësi të konsiderueshme më të madhe  të “materies gri” në trurin e tyre.
  3. Ndërton Konfidencën
    Të mësuarit e një gjuhe të re është një eksperiencë e dobishme në mënyrë unike në çdo moshë. Meqenëse të mësuarit e një gjuhe është intuitive dhe natyale për fëmijët, lehtësia dhe kënaqësia e kësaj eksperience mund të përforcojë konfidencën e tyre dhe të ushqejë dëshirën e tyre për të mësuar më shumë.
  4. Përmirësoni Performancën Akademike
    Raporte të ndryshme kanë treguar se studentët të cilët kanë studiuar një gjuhë të huaj performojnë shumë më mië në shumë teste standartizuese sesa bashkëmoshatarët e tyre që flasin një gjuhë.
  5. Forcon Aftësinë e të Lexuarit
    Një studim i Universitetit të Jorkut (Kanada) sugjeron se njohja e një gjuhe të dytë tek fëmijët bilingual u jep atyre avantazhin e të mësuarit të të lexuarit. Të aplikuarit e njohurive dhe përvojave të një gjuhe tek tjetra përveç se u jep një eksperiencë më të gjerë, u jep atyre edhe një avantazh në lexim.
  6. Të Ngjiturit në Majë
    Meqenëse pranimi në kolegj po bëhet çdo herë e më shumë konkurues, të njohurit e një gjuhe të dytë ose të tretë e forcon rezymenë e aplikantit. Në një treg gjithnjë e më global të diturit e shumë gjuhëve është një avantazh i madh.
  7. Çfarë po Thoje…?
    Fëmijët janë të pështatur në mënyë unike ndaj dallimeve në ton dhe tingull, duke e bërë më të lehtë për ta të imitojnë thekset. Veshët e tyre të ndjeshëm i ndihmojnë ata të kapin dhe të kopjojnë tingujt e ndërlikuar që shpesh janë të vështirë për njerëz më të rritur. Të nisurit herët i ndihmon fëmijët tuaj të flasin lehtësisht dhe me besim.
  8. Zgjeron Horizontet
    Të shkuarit jashtë vendit dhe të ndjerit rehat me gjuhën e destinacionit tuaj ju ndihmon të ndiheni sikur jeni pjesë e kulturës dhe jetës së përditshme, jo thjesht një vizitor që po kalon.
  9. Këto Ishin Ditët                                                                                                                                                           Kur një i afërm i juaj vjen t’ju vizitojë nga larg (ose nëse ju takoni dikë nga përtej oqeanit), ju mund të flsini me ta në gjuhën e tyre amtare – duke ndërtuar kështu një urë lidhëse me atë person, trashëgiminë dhe historinë që ai prezanton. Është një mënyrë fantastike për të mbajtur gjallë kujtime, histori dhe tradita.
  10. Bëjeni pjesë të Familjes
    Të mësuarit e një gjuhe së bashku si familje është diçka që ju mund ta bëni në shtëpi, në kohën tuaj të lirë. Filloni herët!