Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Blogu i Helen Doron

August 20th, 2015 by admin

HDE_Header_Helen_BLOG_Mar15

Ne jemi të lumtur t’ju sjellim një seri postimesh në blog dhe një mundësi për të mësuar nga edukatorja dhe shkencëtarja gjuhësore, Helen doron. Helen Doron ka 30 vjet që u mëson Anglisht fëmijëve. Ajo është themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Edukativ Helen Doron dhe ka krijuar një metodë unike për të mësuar Anglisht, matematikë, fitnes dhe zhvillimin foshnjor me materiale mësimore origjinale dhe revolucionare.

Pyetja e javës: Si ndikon ushqimi në zhvillimin e trurit dhe të mësuarit?

Helen përgjigjet:

Dukshëm apo Jo?

Të deklarosh se ushqimi i ekuilibruar është thelbësor për zhvillimin e duhur të fëmijës edhe pse është kaq e dukshme vetë, përsëri prindërit anembanë nuk kujdesen mjaftueshëm për inteligjencën (IQ) , EQ dhe zhvillimin motorik të fëmijëve të tyre thjesht duke mos u siguruar ushqimin e duhur atyre – edhe pse ata mund të përpiqen. Në mënyre paradoksale shumë fëmijë në vende të zhvilluara janë të kequshqyer për shkak të mungesës së ushqimit të duhur të bazuar në fast food, me sheqer dhe kripë në sasi të lartë dhe yndyrna të këqija.

Një dietë e pasur ushqyese është thelbësore për fëmijët që të zhvillohet funksionimi optimal i trurit. Një studim i fundit i publikuar në Gazetën e Epidemologjisë dhe Shëndetit të Komunitetit (Journal of Epidemiology and Community Health) ndoqi modele diete për rreth 4,000 fëmijë nga lindja për rreth tetë vjet. Studimi tregoi se fëmijët të cilët u ushqyen me një dietë të pasur me fruta dhe perime kishin rezultate më të larta IQ sikur ata u bënë 8 vjeç në krahasim me fëmijët të cilët konsumuan produkte të përpunuara plot yndyrë dhe sheqer. Ushqimet që hanë fëmijët kanë efekte afatgjata në funskionimin e trurit të tyre.

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit përgjatë të gjitha fazave të fëmijërisë.

Ndërsa truri rritet shpejt në vitet e para të jetës, ai vazhdon të zhvillohet gjatë adoleshencës. Ndaj është e rëndësishme që fëmijët e të gjitha moshave të konsumojnë një dietë të pasur ushqyese për të siguruar zhvillimin e duhur të trurit.

Fillon me Ushqerjen me Gji

Nënat që ushqejnë me gji të cilat marrin vetë një dietë të pasur me vlera ushqyese ua kalojnë këto vlera fëmijëve të tyre, duke përmisuar zhvillimin njohës dhe shëndetin e përgjithshëm . Në fakt, nënat të cilat kujdesen për ushqimin dhe mirëqenien e tyre si dhe bëjnë fitnes gjatë shtatëzanisë janë duke u dhënë tashmë fëmijëve të tyre që nuk kanë lindur akoma një fillim kryesues në jetë.

Fëmijët të cilët janë ushqyer me gji të paktën gjashtë muaj kanë rezultete më të larta IQ sesa fëmijët të cilët janë rritur me formulë. Një proporcion më i madh i një diete për foshnjat i bërë nga qumështi i gjirit lidhet gjithashtu me volum më të madh të trurit në adoleshencë. Kjo pjesërisht për shkak të përmbajtjes DHA të qumështit të gjirit , meqenëse DHA është një përbërës i madh i membranave së qelizës së trurit. Qumështi i gjirit nuk është vetëm një burim i rëndësishëm i DHA, por siguron shumë ushqyes të tjerë thelbësorë për zhvillimin e trurit, si dhe promovon imunitet sa më të mirë dhe sistem të frymëmarrjes si dhe mbështet shëndetin e përgjithshëm të fëmijës. Në prezantimin e ushqimeve të forta, konsumimi më i madh i frutave dhe perimeve lidhet me IQ e lartë dhe me aftësitë më të mira të kujtesës kur fëmija arrin 4 vjeç. Në moshën shkollore, mangësitë në vitamina dhe minerale, si dhe rritja e marrjes së kolesterolit lidhet me zvogëlimin e inteligjenicës dhe ndikojnë në performancën e varfër akademike.

Ha Ylberin

Si një rregull të pranuar, ne mund të përdorim guidën “nga pesë deri në nëntë” të frutave dhe perimeve të konsumuara çdo ditë. Kjo do të thotë se fëmijët duhet të hanë pesë nga nëntë frutat dhe perimet e ofruara çdo ditë. Nëse ju e mbushni gjysmën e pjatës së fëmijës në darkë me fruta dhe perimeve përshembull, kjo do i ndihmojë ata të konsumojnë sasinë e duhur. Përdorni frutat për thyerje gjatë ditës në vend të biskotave apo ëmbëlsirave. Kjo do i ndalojë qëndrueshmërinë e insulinës. Fëmijët mund të preferojnë frutat ndaj perimeve për shkak të glukozës që ato kanë në përmbajtje, por mos hiqni dorë nga perimet. Sa më shumë aq më mirë dhe sa më shumë ngjyra të përfshini më mirë meqenëse çdo ngjyrë e ushqimit siguron një gamë të gjerë vitaminash, mineralesh dhe phytonutrients (komponentë bimësh të cilat mendohet të kenë cilësinë e mbrojtjes së shëndetit­).

Antioksidantët për Fuqinë e Trurit

Fëmijët të cilët hanë një dietë me shumë lëndë ushqyese janë duke i siguruar trurit një mbështetje antioksidanti shtesë. Truri e përdor më shumë oksigjenin dhe prodhon më shumë energji se çdo pjesë tjetër e trupit, ndaj dhe është më shumë i prekshëm ndaj stresit oksidativ. Stresi oksidativ është një inflamacion i shkaktuar nga radikale të lira dhe të pakontrolluara. Radikalet e lira mund të shtohen në qelizë, duke dëmtuar qelizën dhe madje ta vdesë atë.

Qelizat kanë enzimat e veta mbrojtëse, antioksidantët e tyre për të procesuar radikalet e lira, por ato nuk janë 100% efiçente dhe ne duhet të përdorim antioksdiantë dieatikë për të procesuar pushimin. Trullosja e mbrojtjeve antioksidante të trurit është një nga mekanizmat kryesore të plakjes së trurit dhe kjo është e lidhur me sëmundjet degjenerative si Parkinsoni dhe Alzheimeri. Një dietë e pasur antioksidante është specifikisht përfituese për trurin dhe përfshihet në lidhjen mes konsumimit të ushqimeve bimore dhe rezultateve të larta IQ.

Acidet Yndyrore Omega-3 – Yndyrat “E mira”

Acidet yndyrore Omega-3 janë yndyrna të shëndetshme që trupi juaj i kërkon nga ushqimet që hani. Këto yndyrna gjenden në një sasi arrash, farash dhe perimesh. Universiteti i Mjeksisë në Maryland shënon se acidet yndyrore omega 3, janë të përqëndruara më së shumti në tru; kjo tregon se ato janë thelbësore për njohuritë e shëndetshme dhe funsionimin e kujtesës si dhe të sjelljes. Këto yndyrna janë thelbësore për zhvillimin, rritjen dhe funskionimin e trurit. Është e rëndësishme për gratë shtatzana të marrin një sasi të mjaftueshme të acideve yndyrore nëpërmjet dietës për zhvillimin e shëndetshëm të nervave dhe të të parit.

Pse Sheqeri i Rafinuar është një Jo?

Të ngrënit e tepërt të sheqerit të rafinuar mund të çojë në rezistencën ndaj insulinës. Kjo do të thotë se trupi nuk mund t’i përdorë siç duhet hormonin e insulinës për të transportuar sheqerin ose glukozën nga gjaku në inde ku mund të konvertohet në energji. Rezistenca ndaj insulinës mund të çojë drejt dëmtimit të qelizave të trurit. Kjo ndodh sepse truri kërkon sasi të larta glukoze për të funksionuar dhe privohet nga lëndët ushqyese nëse trupi nuk e përdor insulinën siç duhet. Të ngrënit e karbohidrateve më komplekse si grurë, perime, legume dhe fruta në vend të ushqimeve të përpunuara me niseshte ose më shumë sheqer ndihmon në mbajtjen në ekuilibër të nivelit të sheqerit në gjak për një zhvillim dhe funskionim më të shëndetshëm të trurit. Ushqimet e përpunuara u tregtohen rëndshëm fëmijëve ndaj dhe prezantimet kreative dhe shfaqja e frutave dhe perimeve do të rrisin kënaqësinë e fëmijëve ndaj trajtimit të natyrës.

Ushqimi i Trurit për Jetën

Të ushqyerit dhe hidratimi bëjnë ndryshimin; ato janë pjesë e një baze për të mësuarin e shëndetshëm. Fëmijët tanë kanë nevojë për blloqe ndërtimi në të ushyerit e shëndetshëm: proteina, karbohidrate dhe yndyrna. Të ndihmuarit e fëmijëve për të bërë zgjedhje të shëndetshme është një pjesë thelbësore e edukimit dhe mirëqenies së tyre; ata do të jenë më të kujdesshëm dhe të aftë të shijojnë të mësuarin. Ushqimet e shëndetshme do ta ushqejnë trurin dhe karbohidratet e thjeshta dhe ushqimet e përpunuara do të shkaktojnë sheqer të lartë dhe një mungese fokusi dhe përqendrimi.

Jini një Model

Fëmija juaj ju sheh si modelin e tyre. Është e padobishme t’i shani pse nuk hanë jeshillëqet nëse ju vetë jetoni me ushqime të pashëndetshme. Përfshijini ata në pregatitjen e vakteve. Ky sens fizik është po aq i rëndësishëm sa shija kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël – për ta një ushqim jo vetëm që ka shije të mirë, por dhe ndihet mirë gjithashtu. Prezantojini me ushqime të reja gradualisht dhe përpiquni të mos jini shumë të ngurtë; kjo vetëm do ju shtojë stresin gjatë kohës së ushqimit ndëkrohë që ju dëshironi vetëm që ata të kenë një përvojë pozitive.

 

Kujtohuni se zgjedhjet që bëni përsa i përket dietës suaj kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek fëmijët tuaj të cilët ju shohin si model për t’u imituar. Në anën tjetër përpjekja për t’i bërë ata të hanë me zor ushqime të ndryshme, sepse janë ‘’t ë mira për ta’’ do të sjellë vetëm rezistencë dhe do arrini të kundërtën e asaj që dëshironi. Bëjini vaktet e të ngrënit argëtuese; mund të dojë pak kohë sesa thjesht të ngrohni në mikrovalë një picë apo se të përgatiturit e një hamburgeri, por në një kohë të gjatë duke u kujdesur për atë që hani mund të jetë gjëja më e rëndësishme që ju po bëni për fëmijët tuaj.

Rreth Helen Doron

Helen filloi një biznes të vogël shtëpie në 1985 dhe krijoi një metodologji unike me materiale mësimore orgjinale dhe revolucionare. Kurset e saj lulëzuan dhe biznesi u rrit shpejt ndërsa Helen shtoi mësues, kurse trajnimi për mësues dhe programe shtesë të bazuar në metodologjinë e saj ekskluzive të kreativitetit dhe shprehjes së vetes. Disiplina të reja u shtuan – matematika, fitnesi dhe zhvillimi foshnjor – të gjitha u bashkuan nën markën ”Grupi Edukativ Helen Doron”.

Grupi Edukativ Helen Doron qëndron në krye të sistemeve edukative inovative duke siguruar programe ekskluzive mësimore dhe materiale cilësore edukative për bebet, fëmijët dhe adoleshentët anembanë botës. Grupi Edukativ Helen Doron është bërë një nga franshizorët më të mëdhenj arsimor për fëmijët në mbarë botën, me rreth 90 Master Franshizor dhe mbi 900 Qendra Mësimore në 35 shtete, në 5 kontinente dhe programe të plota për kopështe në Turqi dhe Korenë e Jugut.

 

Për më shumë informacion rreth Helen Doron English vizitoni: www.helendoron.com