Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

SUKSES! Prind, Mësues dhe Franshizor që e do shumë Helen Doron English

September 6th, 2017 by Albania_admin

Ana-Nekić-Ćurković-SUCCESS-02

Ana nga Zadari, Kroaci është rritur duke folur dy gjuhë, Anglisht dhe Kroatisht. Ajo shpjegon,“Mamaja ime e vendosur ëndërronte gjithmonë të studionte Anglisht dhe të bëhej një mësuese, ndaj dhe më ekspozoi ndaj gjuhës angleze shumë herët. Megjithëse ëndrra e saj nuk u realizua kurrë, ajo ma kaloi mua dashurinë për Anglishten. Me aq sukses, sa në fakt, u diplomova si mësuese anglishteje dhe ndërtova një karrierë me të! Vajza ime një vjeç e gjysëm, Korina, ndjek programin e Helen Doron, Baby’s Best Start dhe ne mundohemi ta ekspozojmë ndaj gjuhës angleze sa më shumë të jetë e mundur.“

Në 2009-ën, Ana përfundoi universitetin dhe filloi të kërkojë punë. “Pashë një reklamë se qendra e parë e Helen Doron English do hapej në Zagreb dhe se ata po kërkonin për mësues. Dija shumë pak për metodën në atë kohë, ndaj fillova të kërkoja në google dhe rashë menjëherë në dashuri me të gjithë konceptin. I dërgova CV-në time Franshizorit Kombëtar, Danijela Haralovic, u takova me të në një intervistë dhe pjesa tjetër kuptohet. Lëviza në Zagreb dhe u bëra një nga dy mësueset e para të certifikuara Helen Doron në Kroaci dhe e zgjodha për gjithë jetën!”

Tetë vite më pas, Ana mësoi të gjitha kurset: duke nisur me bebet deri tek programet për adoleshentë.

Ana shpjegon filozofinë e saj personale për karrierën e zgjedhur. “Unë pikë së pari e mbi të gjitha jam një mësuese e cila e do shumë punën e saj dhe është qëllimi im jo vetëm që të edukoj fëmijë, por gjithashtu të kujdesem për mirëqenien e tyre. Të punuarit me fëmijët, të parit sesi  fëmijët mësojnë me kaq lehtësi dhe sesa shpejt rritet konfidenca e tyre nga mësimi në mësim është pjesa më e mirë e punës sime. Gjatë gjithë këtyre viteve kam momente të panumërta gjatë klasave të mia ku i përshpërisja vetes time (ose bërtisja me zë të lartë) se me të vërtetë unë kam punën më të mirë në botë. E dua shumë faktin se si mësuese e Helen Doron ti gjithmonë duhet të punosh me veten dhe të mësosh, duke marrë pjesë në seminare dhe duke përmirësuar aftësitë mësimore dhe se ka gjithmonë sfida e grupe të reja, kështu që puna nuk bëhet asnjëherë e mërzitshme. Unë jam krenare të them se metoda Helen Doron English është shumë e njohur në Zadar, kështu që ne jemi të gjithmonë plot. Është goxha punë, por kur ti e do atë çfarë bën, suksesi vjen natyrshëm.”

Ajo është aq krenare për çfarë ka arritur dhe sesi Helen Doron dallon nga konkurrenca. “Menjëherë sapo hyn në Qendrën tonë Mësimore, është e qartë se shkolla jonë është ndryshe nga të tjerat. Ne kemi mësues të trajnuar dhe të dedikuar që e mbajnë klasën në një ambjent miqësor dhe plot ngjyra. Metodologjia dhe programet tona janë unike dhe të bazuara në kërkime shkencore të përditësuara. Ne kemi materiale mësimore shumë cilësore dhe ne madje kemi zbatuar dhe teknologjinë moderne  në mësimet tona. Fëmijët mësojnë në grupe të vogla duke kënduar, kërcyer dhe duke marrë pjesë në aktivitete dhe lojëra argëtuese, eskluzivisht në Anglisht, pa përkthim, që u mundëson atyre të mësojnë Anglisht në mënyrën më natyrale të mundshme.”

Si prind vetë, mesazhi i Anës për prindërit e tjerë është “Çfarë po prisni? Të dhënit fëmijëve dhuratën e të mësuarit të gjuhës angleze në moshë të hershme është një nga investimet tuaja më të mira. Helen Doron është më shumë se thjesht Anglisht; ne i socializojmë fëmijët tuaj, përforcojmë konfidencën e tyre dhe u mësojmë atyre të rriten si persona të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm.”