Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

4 Këshilla për ta bërë të lexuarin më të lehtë

February 15th, 2017 by Albania_admin

Tashmë kuptohet gjerësisht se sa më shumë gjuhë të njohë një fëmijë para se të lexojë, më të mira do të jenë aftësitë e tij të leximit. Sa më të mira të jenë aftësitë e tij të leximit, më i suksesshëm do jetë ai në shkollë. Kërkimi në Universtietin e Oksfordit pa se fëmijët të cilëve u janë lexuar vjersha e përralla ishin jo vetëm lexues më të mirë, por ishin mbi të gjitha mësonjës të mirë të gjuhës. Pse? Stuktura fonike e gjuhës është e ngulitur tek ta. Ritmi dhe të ndjerit e gjuhës i lejon ata të lexojnë më mirë në moshën 4 dhe 5 vjeç në krahasim me fëmijët që nuk u lexohet. Sigurisht, të gjithë prindërit e dëshirojnë këtë gjë tek fëmija  i  tyre, por ata mund të mos e dinë si dhe kur duhet t’u prezanohet fëmijëve leximi. Pra, si e mësoni fëmijën të lexojë?

Këshilla 1: U flisni para se t’u lexoni. Gjuha e folur e cila përfshin të dëgjuarin dhe të folurin është baza mbi të cilën leximi dhe rrjedhimisht shkrimi ndërtohet. Fëmijët kanë nevojë të kuptojnë fjalët përpara se ata t’i prodhojnë dhe ti përdorin ato. Të biseduarit me fëmijën tuaj, të lexuarit atij/asaj, të treguarit e historive dhe të emërtuarit të objekteve do të zhvillojë fjalorin dhe do të forcojë aftësitë që nevojiten për leximin.

Këshilla 2: Bini në dashuri me librat. Fëmija juaj ka nevojë që të dëshirojë të mësojë të lexojë. Ai/ajo duhet t’i dojë librat. Mënyra më e mirë për t’u mësuar dashurinë për librat është duke modeluar sjelljen dhe t’u lexosh atyre. Kaloni kohë së bashku duke eksploruar një varietet librash. Tregojuni atye se ju i vlerësoni librat dhe që kënaqeni duke lexuar. Gëzimi dhe entuziazmi juaj natyral do të jetë ngjitës. Kjo do të vulosë një përshtypje pozitive dhe do motivojë fëmijën tuaj të dëshirojë të mësojë të lexojë.


Këshilla 3: Bëjeni leximin të jetë natyral.
 Pasi fëmija juaj të ketë motivimin bazë për të mësuar leximin, ai ka nevojë të ketë sistemin e duhur për të mësuar sesi të lexojë. Janë dy sisteme bazë leximi: fonikat dhe gjithë bota e leximit. Kur fëmija im mësoi si të lexojë, sistemi në UK ishte që t’u mësonte të gjithë botën e leximit në moshën katër vjeçare. Kishte skema të plota leximi që nisnin me fjalë/ide shumë të thjeshta që do ishin baza për të gjithë librin, si psh “shtëpia”. Libri do të tregonte imazhe apo vizatime të shtëpive dhe fëmija do të shihte fjalën, “shtëpia”. Historia mund të përfshijë “mami” dhe “babi” dhe kështu libri tjetër do jetë për “babi në shtëpi”, pastaj “mami në shtëpi “. Në këtë mënyrë, fëmija do të mësojë të njohë të gjithë fjalët dhe t’i lidhë ato me konceptet. Cili ëshë avantazhi i këtij sistemi? Është natyral. Për fëmijët e moshës 4 deri 5 vjeç, koncepti i fonikave është goxha abstrakt. Ata zakonisht nuk janë gati për këtë sistem. Mendoj se është më e preferueshme t’i lësh fëmijët të mësojnë në mënyë më natyrale, me fjalë dhe ide më familjare për ta.

Fonikat ose të lexuarit e tyre natyrshëm ndjek të gjithë sistemin e plotë. Në vitin e dytë të shkollës, 80% e këtyre fëmijëve do të kenë analizuar sistemin e fonikës vetë dhe do të fillojnë natyrshëm procesin e ‘tingëllimit’ të shkronjave dhe tingujve. Për atë 20% të fëmijëve që nuk e fillojnë procesin, mësuesja do të punojë me ta dhe procesi do të zhvillohet për ta gjithashtu.

Unë besoj shumë në bashkimin e këtyre dy metodave së bashku. Shumë ekspertë të gjuhës gjithashtu e ndajnë këtë besim, se mësimi i të lexuarit duhet të jetë kombinim si i qasjes së fonikës dhe i gjithë botës, në varësi të moshës dhe strategjive të të mësuarit të fëmijës.

Këshilla 4: Bëjeni leximin argëtues. Si një shkencëtare gjuhësore, kam një interest të madh në krijimin e metodave të suksesshme për t’u mësuar fëmijëve të flasin, lexojnë dhe shkruajnë gjuhën angleze. Unë kam zhvilluar disa sisteme leximi dhe shtesa më e re dhe më tërheqësja ështe një program i ri leximi duke përdorur aplikacionin Helen Doron Read në Google Play dhe App Store. Aplikacioni është në përpilim unik i 32 librave interaktivë që e çojnë një fëmijë nga ato pak fjalë të para në leximin e fjalive të plota.

Librat fillojnë duke prezantuar fjalët “cat”, “rat”, “bat”  (mace, mi, lakuriq nate). Gjithcka është e thjeshtë dhe interaktive. Figurat gjallërohen dhe fëmija sheh imazhin dhe dëgjon tingullin e gërmës dhe të fjalës së bashku. Aplikacioni është një sistem i plotë; fjalori zhvillohet në mënyrë natyrale dhe sekuenciale dhe pas librit të 4 të secilës seri, fëmija është i aftë të regjistrojë veten e tij kur po lexon një histori me fjalë që ai/ajo ka mësuar, me zë të lartë. Progami fillon shumë thjesht dhe progreson duke përfshirë histori më të zhvilluara dhe familjare si Rumpelstiltskin dhe Pinoku. Ata do jenë aktualisht duke lexuar fjalë të përbëra. Bukuria e këtij aplikacioni është se funksionon si për ata fëmijë që e kanë Anglishten gjuhën e tyre mëmë edhe për ata që e mësojnë Anglishten si gjuhë të dytë.

Kjo është dicka që prindërit mund t’ua prezantojnë fëmijëve të tyre si një fillim të hershëm ose si mbështetje në mësimin e gjuhës që fëmija po studion në shkollë dhe mund të ndihmojë ata nëse janë pas dhe kanë nevojë për ndihmë shtesë. Aplikacioni është faktikisht unik, i krijuar me shumë dashuri, kujdes dhe njohuri gjuhësore. Fëmijët mësojnë të lexojnë me ritmin  e tyre në kohën e tyre.

Kujtoni, nuk është kurrë herët të nisni t’u lexoni fëmijëve tuaj dhe t’u mësoni dashurinë për librat. Të lexuarit duhet të jetë argëtues dhe është një dhuratë që do të rritet me ta përgjatë gjithë jetës.

 

Ne jemi të lumtur t’ju sjellim një seri postimesh në blog dhe një mundësi për të mësuar nga edukatorja dhe shkencëtarja gjuhësore, Helen Doron. Helen Doron ka 30 vjet që u mëson Anglisht fëmijëve. Ajo është themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Edukativ Helen Doron dhe ka krijuar një metodë unike për të mësuar Anglisht, matematikë, fitnes dhe zhvillimin foshnjor me materiale mësimore origjinale dhe revolucionare.

 

Mësoni më shumë në www.HelenDoron.al