Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

4 Parimet Bazë të Suksesit të Metodës

February 23rd, 2017 by Albania_admin

1. Përparësia e një grupi të vogël
Kurset e Helen Doron English mësohen në grupe të vogla prej 4 deri në 8 studentë. Studentët gëzojnë avantazhin e ndërveprimit në grup në krahasim me mësimin privat dhe gjithashtu grupet e vogla lejojnë vëmendjen personale dhe mundësitë e shumta për të praktikuar Anglishten.

2. I motivuar për të mësuar duke u kthyer në argëtim
Metoda mësimore Helen Doron merr parasysh stilet e veçanta të të mësuarit për fëmijë dhe përdor lojëra, lëvizje, muzikë dhe shumë argëtim për ta maksimizuar dashurinë natyrale ndaj të mësuarit dhe tendencën për të thithur gjuhët.
Mësues të trajnuar specifikisht, me shumë eksperiencë, të cilët janë përkushtuar për të krijuar një ambjent dinamik dhe ushqyes që mësimi të jetë i kënaqshëm dhe efektiv. Pavarësisht se çfarë moshe janë fëmijët, 3 muajsh, 3 vjeç ose 19 vjeç, fëmijët dhe të rinjtë i shijojnë mësimet e Helen Doron të cilat janë të strukturuara më së miri, si dhe të gëzueshme dhe dinamike në të gjitha kohët.

3. Konfidencë nga një ambjent pozitiv
Kur fëmija juaj ka thënë fjalët e para, ju e keni treguar kënaqësinë tuaj; ky inkurajim i marrë e inkurajon fëmijën që të vazhdojë t’a thotë fjalën dhe çdo fjalë të re në vazhdim. Me Helen Doron English, fëmijët mësojnë në të njëjtën mënyrë siç mësojnë gjuhën e tyre mëmë – me shumë përforcim pozitiv. Mësuesit e certifikuar Helen Doron sigurojnë një ambjent inkurajues në klasë. Ndjesia e suksesit sjell motivim, i cili përkthehet në më shumë sukses.

4. Të mësuar pa mundim me anë të dëgjimit përsëritës në sfond në shtëpi
Helen Doron i siguron studentëve një gamë burimesh për të përforcuar të folurën korrekte të Anglishtes së dëgjuar. CD-të, burimet online dhe aplikacionet sigurojnë një ekspozim të vazhdueshëm të Anglishtes që është e rëndësishme për mësimin me sukses të gjuhës. Këto materialë përfishjnë këngë origjinale dhe histori të kompozuara specifikisht për Helen Doron English dhe janë pjesë e Setit Mësimor të studentit kur ju e regjistroni fëmijën tuaj në kursin e Helen Doron English.