Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

6 Arsye se Përse Metoda Tradiconale e të Mësuarit Dështon

February 20th, 2017 by Albania_admin

Rëndësia e një gjuhe të dytë është e kuptuar më së miri dhe e mbështetur në kurrikulat e shkollës. Në shumë shtete, fëmijët e fillojnë studimin e gjuhës angleze rreth moshës tetë vjeçare. Testet e detyrueshme në faza të ndryshme në fund të shkollës së mesme përfshijnë testet e të kuptuarit dhe të hartuarit në gjuhën angeleze. Të siguruarit e një vendi për te studiuar diçka, qoftë shkencë, teknologji apo mjekësi në nivel universitar është e vështirë pa një zotërim të duhur të Anglishtes. Ky sistem nënvizon rëndësinë mbi gjuhën angleze. Ironikisht, të mësuarit e Anglishtes (apo të një gjuhe tjetër të dytë) në situata të tilla është e destinuar të dështojë. Ja përse.

 

Arsyeja 1:

Nxënësit pritet që të zotërojnë të gjitha aspektet e gjuhës në të njëjtën kohë. Në vend që në fillim të thithin tingujt e gjuhës, në të njëjtën mënyrë si një foshnjë thith gjuhën mëmë, një dhjetë vjeçar pritet që të dëgjojë tingujt, të shohë simbolet (gërmat) që mund të jenë komplet ndyshe nga alfabeti i tyre, të mësojë rregulla abstrakte të gramatikës që janë kundër intuitës dhe konfuze dhe disi t’i manovrojë të gjitha njëkohësisht. Të dëgjuarit, të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit dhe riprodhimi gojor i këtyre tingujve të rinj dhe të panjohur janë të gjitha aftësi të ndryshme.

Është e rëndësishme për fëmijët që ta vrasin veshin së pari me gjuhën (duke e dëgjuar atë), pastaj ta flasin dhe vetëm atehërë ta lexojnë dhe ta shkruajnë. Ky është procesi natyral i gjërave në gjuhën mëmë. Ky duhet të jetë dhe rendi i të mësuarit të një gjuhe të dytë, të tretë apo të katërt.

 

Arsyeja 2:

Nxënësit nuk marrin majftueshëm kohë individuale të të folurit. Të mësosh të flasësh një gjuhë përfshin një bashkëveprim të sofistikuar dhe delikat të të folurit dhe të dëgjuarit. Ne e dëgjojmë veten dhe i rregullojmë përpjekjet tona në mënyrë dinamike. Në shumë klasa, nxënësve u kërkohet të përsërisin ose të recitojnë në grup – gjë që e bën të vështirë për mësuesin të dëgjojë zërin e vetëm të një studenti, por akoma edhe më e dëmshme është se nxënësi e ka të vështirë të dëgjojë zërin e vet. Koha e të folurit një e nga një është ekstremisht e limituar. Është e zakonshme që një dorë e vogël e studentëve ‘të dalluar’ përfundojnë të zotërojnë çfarëdo kohe individuale që është në dispozicion. Nxënësit e turpshëm dhe të pasigurtë mbeten pas dhe mund të kalojnë vite të tëra në klasë pa pasur mundësinë t’a dëgjojnë veten e tyre të flasin në Anglisht.

 

Arsyeja 3:

Nxënësit nuk marrin mjaftueshëm reagim (feedback). Në një klasë tipike me 30 apo 40 nxënës, mësuesit nuk kanë kohë të punojnë kokë më kokë me ta; nxënësit duhet të përsërisin në grup, duke i lejuar ata më të turpshmit që të shtiren sikur po marrin pjesë. Edhe në sistemet e shkollave më të pasura me laboratorë të avancuar të gjuhës dhe me trajnime multimediatike, nxënësit mund të punojnë pa prezencën e një mësuesi në mënyrë të drejpërdrejtë që të monitorojë progresin e tyre.

 

Në atmosferën jopersonale të klasave të tejmbushura, shumë nxënës mund të rrëshqasin nëpër vite pa marrë një nivel minimal rrjedhshmërie.

 

Arsyeja 4:

Shqiptimi vuan. Numri i pakët i Anglishtfolësve të lindur shpesh do të thotë se shembulli i mësuesit mbi të cilin nxënësi duhet të modelojë përpjekjet e tij është me të meta që në fillim. Në shumë shtete, Anglishtja mësohet nga mësues që nuk e kanë Anglishten gjuhën e tyre mëmë. Theksi i tyre në Anglisht nuk mund ta ndihmojë studentin të zotërojë theksin e duhur.

 

Arsyeja 5:

Frenimi çon drejt dështimit. Më shumë se çdo subjekt tjetër, studentët më të rritur janë të prirur të jenë më të turpshëm, të tërhequr apo edhe të frikësuar të flasin në klasë. Siç testet në të shkruar theksojnë të kuptuarit e leximit dhe aftësinë e të shkruarit, sistemet shkollore anembanë botës nxjerrin studentë që mund të lexojnë Anglisht në nivelin e shkollës së mesme (ose më mirë), por nuk munden të pyesin për adresa apo dhe të porosisin në një restorant.

Ankthi i performancës nuk është vetëm në orën e gjuhës, por është më e dukshme këtu se në cdo lloj subjekti tjetër shkollor. Dështimi i përsëritur në të formuarin e një tingulli të huaj dhe të ndërlikuar apo të përdorimit të fjalorit me sintaksën korrekte, shkakton tek shumë studentë një mospëlqim  ndaj orës së gjuhës së huaj.

 

Arsyeja 6:

Modelet e edukimit tradicional fokusohen tek korrigjimi. Edukimi perëndimor e vën theksin në rutinën e të mësuarit përmendësh. Suksesi i nxënësit varet shpesh në aftësinë e të dhënit të fakteve. Feedbacku është përgjithësisht i limituar në korrigjim; që ka të bëjë me të vënit në dukje se çfarë është gabim në detyrat e shtëpisë apo në testime. Me theksimin e të gjeturit gabime, studentët e gjuhës së huaj (ndërkohë që vuajnë nga ankthi i performancës) kushtëzohen nga frika e korrigjimit çdo herë që ata hapin gojën të flasin.

Këto gjashtë arsye të kombinuara së bashku punojnë kundër arrtijes së zotërimit të suksesshëm e të folurit rrjedhshëm. Pikët në testet mediokre në Anglisht në shumë vende nënvizojnë dështimin thelbësor të metodës tradicionale të edukimit për të mësuar një gjuhë të dytë.

Zgjidhja është e më e thjeshtë se c’e mendoni. Mësoni më shumë sesi fëmija juaj mund të mësojë Anglishten si Gjuhë të Dytë tek www.helendoron.al