Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

6 mënyra për të forcuar dritaren e mundësisë për fëmijën

February 23rd, 2017 by Albania_admin

Fëmija juaj mëson shpejt si shpejtësia e drites, nga lindja deri në moshën 3 vjeç – duke prodhuar 700 lidhje te reja nervore çdo sekondë! Ju mund t’i ndihmoni ata të arrijnë potencialin e tyre meqenëse kjo rritje e trurit influencohet nga shumë faktorë, duke përfshirë marrëdhëniet e fëmijës, përvojat dhe mjedisi – ndaj faktori më i rëndësishëm për rritjen e fuqisë së trurit tek fëmija jeni ju!

Truri i njeriut fillon të zhvillohet që para lindjes (vetëm tre javë pas ngjizjes), por në shumë mënyra, zhvillimi i trurit është një projekt që zgjat gjithë jetën. Kjo, sepse të njëjtat ngjarje që i japin formë trurit gjatë zhvillimit janë gjithashtu përgjegjëse për të ruajtur informacionin, duke përfshirë aftësitë e reja dhe kujtimet, gjatë gjithë jetës së njeriut. Ndryshimi më i madh gjatë zhvillimit të trurit tek një fëmijë ndaj një të rrituri është çështje shkalle: truri është shumë herë më fleksibël në vitet e para të jetës se më vonë në jetë. Kjo ka si anën pozitive dhe atë negative. Ana pozitive, do të thotë se truri i fëmijëve të vegjël është më i hapur ndaj ndikimeve pasuruese të të mesuarit. Nga ana tjetër, do të thotë gjithashtu se truri i fëmijëve të vegjël është më i ndjeshëm ndaj problemeve të zhvillimit nëse rriten në mënyrë që nuk e ushqen apo mbështet atë.

Këto janë 6 mënyra që ju mund të ndiheni të sigurt që po bëni pjesën tuaj për të  rritur zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj:

Këshilla 1: BESOJINI INSTIKTIT TUAJ

Me këshilla që u ofrohen prindërve të rinj nga çdo drejtim; nga interneti, revistat, blogjet dhe miq apo të afërm, mund të jetë e vështirë të zgjedhësh informacionin e nevojshëm nga ajo që është e modës/apo e trilluar. Lajmi i mirë është se ajo çfarë ju ndjeni se është e drejtë për ju dhe fëmijën tuaj zakonisht është e duhura. Sigurisht, ju duhet të lexoni sa më shumë dhe të konstuloheni me të tjerë, por sigurohuni se ju dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Shpesh këshilla më e mirë prindërore është “ndiqni zemrën tuaj dhe bëni atë çfarë funksionon për familjen tuaj.”

Këshilla 2: PËRKËDHELENI DHE MBAJENI NË KRAHË FËMIJËN TUAJ

Shumica e prindërve e duan përkëdheljen me fëmijët e tyre, por mund të ndihen që në një moshë të caktuar, fëmijët të mos kenë nevojë për shumë përqafime. Nuk është ashtu! Përqafimi është KAQ i dobishëm jo vetëm për fëmijët, por për njerëzit në përgjithësi. Kërkime të ndryshme konfirmojnë se të përkëdhelurit e fëmijëve është jo vetëm e kënaqshme për të dyja palët, por mund të çojë në fëmijë më të gëzuar, më të shëndetshëm, më kuriozë dhe me tru më të zhvilluar!

Këshilla 3: KËNDOJINI

Fëmija juaj nuk do t’ja dijë nëse ju e mbani rimtin ose jo, gjëja më e rëndësishme është t’i këndoni. Mund të krijoni diçka me fjalët tuaja, një ritëm çfarëdo ose dhe të këndoni ndonjë nga këngët e fëmijërisë tuaj ose nga radio, ju mund të këndoni për atë çfarë po bëni, ku do shkoni sot —thjesht këndoni! Ju do argëtoheni, fëmija do kënaqet dhe ju ndërkohë po ndihmoni në rritjen e trurit të tij/saj.

Këshilla 4: LËVIZJE DHE LOJË

Luani, bëhuni qesharakë dhe lëvizni me fëmijën tuaj! Aktivitet me lëvizje mbështesin zhvillimin e fëmijës tuaj në çdo fushë, duke përfshirë aftësitë social-emocionale si vetë konfidenca dhe bashkëpunimi. Truri e do ushtrimin dhe lëvizjen, ndaj ky tip stimulimi është thelbësor për ta, sepse kanë nevojë të mësojnë!

Këshilla 5: NDIHMOJENI FËMIJËN TUAJ TË MËSOJË NJË GJUHË TJETËR

Habiteni? Nuk ka asgjë më të ndërlikuar se të mësohet një gjuhë  shtesë dhe truri i foshnjave është i para-programuar për të thithur gjuhë të tjera shtesë përveç gjuhës mëmë. Ekspozimi i tyre ndaj gjuhëve të huaja në mënyrë të vazhdueshme dhe argëtuese kur ata janë të vegjël, i pregatit për një mësim afatgjatë, duke u siguruar rrënjët dhe themelin që u duhet për zgjerimin e trurit. Edhe nëse ju vetë nuk dini një gjuhë tjetër, të kënduarit së bashku në gjuhë tjetër ndihmon!

Këshilla 6: PËRFORCIMI POZITIV

Ju arritët në mënyrën e fundit për të ndikuar në zhvillimin e trurit të fëmijës tuaj… ju lumtë! Po ecni shumë mirë dhe fëmija juaj gjithashtu. Ne të gjithë e kërkojmë aprovimin dhe fëmija juaj nuk ndryshon. Fokusohuni në atë që ai po bën mirë dhe lavdërojeni dhe ai/ajo do të bëjë akoma më shumë. Admirimi ndaj zhvillimit të tij/saj është një bazë që do të vendosë një stad për gjithë jetën. Vazhdoni punën e mirë!