Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

A mund të mësojnë fëmijët Anglisht në mënyrë të suksesshme në shtëpi në vend që të marrin pjesë në mësim?

June 30th, 2015 by Ilan Barkan

HDE_Header_Helen_BLOG_Mar15

Ne jemi të lumtur t’ju sjellim një seri postimesh në blog dhe një mundësi për të mësuar nga edukatorja dhe shkencëtarja gjuhësore, Helen doron. Helen Doron ka 30 vjet që u mëson Anglisht fëmijëve. Ajo është themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Edukativ Helen Doron dhe ka krijuar një metodë unike për të mësuar Anglisht, matematikë, fitness dhe zhvillimin foshnjor me materiale mësimore origjinale dhe revolucionare.

Pyetja e kësaj jave: A mund të mësojnë fëmijët Anglisht në mënyrë të suksesshme në shtëpi në vend që të marrin pjesë në mësim? Dhe, a përbën ndonjë ndryshim madhësia e klasës?

Helen përgjigjet: Atëherë, varet nga variabla të ndryshëm. A jeni ju një prind që mund të uleni me fëmijën tuaj dhe të punoni me të vazhdimisht? Po, ka shumë gjëra që ju mund të bëni me fëmijën tuaj që nuk varen nga materialet që ju keni, por e vërteta e çështjes është se ka një avantazh për fëmijën që mëson në grupe të vogla mbi udhëzimet private. Fëmijët kanë nevojë të motivohen për të mësuar dhe për të folur një gjuhë. Nëse mësojnë në shtëpi me një nga prindërit apo me gjyshërit dhe Anglishtja nuk është gjuha e tyre amtare dhe fëmijët janë mësuar të komunikojnë me prindërit e tyre në gjuhën e tyre meme, atëhere ata nuk do të duan të flasin Anglisht me prindërit.

Unë e di këtë nga eksperienca ime personale. Jam përpjekur t’u mësoj Frengjisht fëmijëve të mi dhe pse ata ishin mësuar të komunikonin me mua në Anglisht, dhe mendova që mund të përpiqesha t’u mësoja Frengjisht në tavolinë gjatë darkës. Koha e ushqimit do të ishte ishte koha jonë për Frengjishten. Fatkeqësisht, nuk funksionoi. Ata donin të komunnikonin me mua në Anglisht. Me Helen Doron English, jo vetëm që materialet mësimore bëjnë ndryshimin, por Anglishtja mësohet nga mësues të trajnuar veçanërisht për të përdorur përforcimin pozitivi si pjesë e një metode specifike dhe unike. Fëmija kupton që për të marrë pjesë në mësim dhe të jetë pjesë e lojërave në grup apo në aktivitete, ai duhet të përdorë Anglishten. Fëmijët janë të bindur se mësuesi flet vetëm Anglisht, kështu që nuk ka opsion tjetër! Gjithashtu, dinamikat e grupit dhe gëzimi i mësimeve e inkurajon fëmijën të flasë në Anglisht. Ata kanë inkurajimin dhe mbështetjen e shokëve të tyre për të folur. Ritmi i klasës, lojërat dhe të gjitha elementet janë kombinuar për të krijuar një ambjent ku Anglishtja flitet natyrshëm dhe lehtë. Gjithashtu ka dhe një vizion – një kornizë që e bën mësimin e gjuhës më të lehtë. Është e rrallë që prindërit të bëjnë të njëjtën gjë. Është e rekomandueshme që prindi të dëshirojë t’i mësojë Anglisht fëmijës dhe, po, ka vende që nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të mësuar gjuhën angleze përveçse udhëzimeve të prindit. Në këtë rast, ata bëjnë më të mirën e mundshme. Ama, të dyja metodat nuk kanë të krahasuar. Kur ju keni një mësim të mirë përgatitur me konspekt fantastik, rezultatet janë të shkëlqyera. Edhe pse, fëmija nuk e di që po mësohen, ai është duke mësuar.

Metodologjia Helen Doron English përdor grupe të vogla, argëtim, lojëra dhe këngë. Fëmijët mësojnë dhe ata e duan të mësuarin! Fëmijët e duan të mësuarin! Të mësuarit real, jo të studiuarit për provime në shkollë. Fëmijët e duan të mësuarin dhe ata do të bënin këtë disa here në vend që të luajnë jashtë, sidomos ata më të vegjëlit. Ata janë të pajisur me mekanizmat për të mësuar. Ata kanë të dhëna, të dhëna, të dhëna. Ata dëshirojnë të mësojnë shumë dhe janë të kënaqur kur mund të mësojnë në një ambjent pa stres dhe argëtues. Dinamikat e një grupi të vogël është një mënyrë e përkryer që fëmija të mësojë Anglisht. I shtojmë kësaj dhe mësuesit e trajnuar veçanërisht për të ndihmuar fëmijët që të ndërveprojnë me njëri tjetrin me lojëra dhe argëtim dhe fëmijët arrijnë sukses, mësojnë në mënyra natyrale, formojnë fjali të plota, pa presion dhe nëpërmjet argëtimit. Anglishtja është një gëzim dhe ata arrijnë sukses.

 

Rreth Helen Doron

Helen filloi një biznes të vogël shtëpie në 1985 dhe krijoi një metodologji unike me materiale mësimore orgjinale dhe revolucionare. Kurset e saj lulëzuan dhe biznesi u rrit shpejt ndërsa Helen shtoi mësues, kurse trajnimi për mësues dhe programe shtesë të bazuar në metodologjinë e saj ekskluzive të kreativitetit dhe shprehjes së vetes. Disiplina të reja u shtuan – matematika, fitnesi dhe zhvillimi foshnjor – të gjitha u bashkuan nën markën ”Grupi Edukativ Helen Doron”.

Grupi Edukativ Helen Doron qëndron në krye të sistemeve edukative inovative duke siguruar programe ekskluzive mësimore dhe materiale cilësore edukative për bebet, fëmijët dhe adoleshentët anembanë botës. Grupi Edukativ Helen Doron është bërë një nga franshizorët më të mëdhenj arsimor për fëmijët në mbarë botën, me rreth 90 Master Franshizor dhe mbi 80 Qendra Mësimore në 34 shtete në 5 kontinente dhe programe të plota për kopshte në Turqi dhe Korenë e Jugut.

Për më shumë informacion rreth Helen Doron English vizitoni: www.helendoron.com