Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Aplikacioni i Radios Helen Doron English për një Dëgjim Shumë Argëtues Kudo

August 20th, 2015 by admin

HDE_Radio logo_Aug013_a

Helen Doron Radio lëshon një aplikacion të ri për ta bërë të dëgjuarin dhe interaktivitetin me mjetin mësimor inovativ EFL/ESL më të lehtë se më parë.
Helen Doron Radio, i vetmi stacion radioje online i gjuhës angleze si gjuhë e dytë për adoleshentë, prezanton një aplikacion të ri, tanimë i disponueshëm si për versionet Android dhe iPhone. Si shtesë e mundësimit të dëgjimit të Helen Doron Radio, aplikacioni ka: një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me spikerat, mundësinë për të kërkuar këngën e preferuar, oraret e programit çdo ditë dhe informacion rreth Helen Doron Radio dhe Helen Doron English.
I ndërtuar mbi sukesesin e Helen Doron English në këto 30 vite, Helen Doron Radio për adoleshentët u hap më 20 gusht 2013. Programi 24 orë/7 ditë i drejtohet të rinjve anembanë botës për t’i ndihmuar në përmisimin e Anglishtes nëpërmjet: muzikës, historive, kuiceve, konkurseve, lajmeve të ndryshme, intervistave të të ftuarve specialë mbi cështje të ndryshme, javëve të fokusuara në një shtet ku adoleshentët intervistojnë njëri tjetrin rreth jetës dhe pëlqimeve të tyre dhe shumë më tepër. E gjithë përmbatja i drejtohet adoleshentëve dhe stacioni tërheq dëgjues adoleshentë nga rreth 100 shtete, të cilët marrin pjesë në transmetimin interaktiv dhe të ndryshëm nëpërmjet bashkëbisedimit live, konkursit të përjavshëm të këngëve dhe një varietieti të përditshëm konkursesh me çmime.
Marilyn Glazier, Menaxherja e Marketingut dhe Transmetimit të Radios thotë: ”Nga reagimet që kemi marrë nga kanalet tona sociale mediatike, si dhe nga bashkëbisedimet online, kemi mësuar se mësuesit e Anglishtes si gjuhë e dytë (ESL) po përdorin Helen Doron Radio si një mjet mësimor duke e integruar kuptimin e leximit dhe segmenteve të tjera në planet e tyre mësimore, si dhe duke u rekomanduar studentëve të tyre dëgjimin jashtë klasës.“
Lëshimi i aplikacionit qëlloi me konferencën vjetore ndërkombëtare të franshizës ku franshizorët nga e gjithë bota u mblodhën për të ndarë nga eksperiencat e tyre dhe të mësojnë më shumë rreth programeve dhe zhvillimeve më të reja të Helen Doron English, si dhe mbi shitjet dhe promocionin e produkteve të ndryshme edukative të kompanisë.
E mbajtur në Dubrovnikun skenik, në Kroaci ku franshiza edukative globale festoi 30 vjetorin e suksesesit, personalitetet e Helen Doron Radio, Richard Freedman dhe Marilyn Glazier, transmetuan disa intervista me Master Franshizorët dhe franshizorët e Qendrave Mësimore.
Richard Freedman, Menaxheri i Radios dhe Transmetimit komentoi: “Ne kishim 20.000 dëgjues përpara lëshimit të aplikacionit dhe parashikuam se numri do të rritej dyfish për shkak të përdorimit të lehtë të aplikacionit. Ekipi ynë kënaqet me kontaktin e vazhdueshëm me dëgjuesit tanë dhe e ndjejmë fort se përmbajtja e stacionit të radios dhe seleksionimi muzikor vazhdon të influencohet nga audienca jonë.
Shkarkoni aplikacionin tani në Google Play ose App Store.