Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Çfarë cilësish duhet të shohë një prind kur i duhet të zgjedhë një mësues Anglishteje për fëmijën e tij?

February 17th, 2017 by Albania_admin

Ne jemi të lumtur t’ju sjellim një seri postimesh në blog dhe një mundësi për të mësuar nga edukatorja dhe shkencëtarja gjuhësore, Helen doron. Helen Doron ka 30 vjet që u mëson Anglisht fëmijëve. Ajo është themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Edukativ Helen Doron dhe ka krijuar një metodë unike për të mësuar Anglisht, matematikë, fitnes dhe zhvillimin foshnjor me materiale mësimore origjinale dhe revolucionare.

 

Pyetja e javës: Çfarë cilësish duhet të shohë një prind kur i duhet të zgjedhë një mësues Anglishteje për fëmijën e tij?

 

Helen përgjigjet:

Ju mund të mendoni që të jeni një Anglisht folës i lindur do të ishte cilësia më e rëndësishme që prindi duhet të shohë, por nuk është ky rasti. Janë disa cilësi që janë të rëndësishme për prindin t’i shohë kur fëmija e tij do të mësojë Anglisht, pavarësisht moshës apo nivelit. Duke nisur me faktin që prindërit duhet të gjejnë një mësues që i pëlqen me të vërtetë fëmijët. Mësuesi duhet të jetë dikush i cili mund të lidhet me fëmijën, i interesuar për fëmijën dhe një person pozitiv.  Mësuesi duhet të jetë i aftë të ndërtojë vetë vlerësimin e fëmijës dhe të sigurojë një feedback pozitiv dhe inkurajim në një mënyrë të sinqertë dhe reale. Nuk ka rëndësi sesa mirë mësuesi mund ta prezantojë gramatikën, strukturën apo sintaksën e gjuhës angleze, kjo nuk do të ketë rëndësi nëse fëmija nuk ndihet i lidhur me mësuesin,

 

Këshilla 1: Njihni Dy Tipe Mësuesish

Janë dy tipe mësuesish të Anglishtes: një tip është për fëmijët e shkollës – mësuesi i ndihmon fëmijët me detyrat e shtëpisë që të marrin nota më të larta në shkollë. A marrin ata më të mirën në Anglisht? Atëherë po, ata po flasin dhe po marrin vëmendje individuale me mësuesin që i ndihmon të bëjnë detyrat, por kjo mund të jetë një disavantazh. Ajo për të cilën prindërit duhet të kërkojnë është dikush i cili do të ndërtojë njohuritë në Anglisht në mënyrë që fëmija të  mund t’i bëjë vetë detyrat. Ata do të përfitonin nga një mësues i cili do i japë fëmijës një bazë në Anglisht përpara se të fillojë shkollën dhe më pas pasi ai të jetë në shkollë gjithashtu.

 

Këshilla 2: Zgjidhni një Program Cilësor

Që një mësues të arrijë më të mirën me fëmijën, ka nevojë për një program shumë të mirë dhe të trajnohet jo vetëm që të mësojë gjuhën, por çfarë është më e rëndësishmja të sigurojë një përforcim pozitiv në klasë. Në këtë aspekt nuk mund të jem neutrale, sepse kam zhvilluar një metodë dhe programe për t’u mësuar Anglisht në këto 30 vite që janë rafinuar për të ofruar materiale, mësime, burime dhë mësues të trajnuar të cilësisë më të lartë për fëmijë nga mosha 3 muajsh deri 19 vjeç. Kursi më i hershëm, Baby’s Best Start, jo vetëm që mëson Anglishten, por rrit zhvillimin emocional, mendor dhe fizik të foshnjës. Në Baby’s Best Start, foshnja përfiton 7 aftësi: Anglishten, zhvillimin social, aftësitë e të lexuarit të hershëm, muzikë dhe ritëm, zvhillimin e trurit dhe gjuhën e shenjave të foshnjave.

Mësueset e Helen Doron English për të gjitha moshat dhe nivelet janë të trajnuara për të punuar me materialet mësimore që përfshijnë burimet vizuale, audio dhe të prekshme. Këto përfshijnë këngë, aplikacione të shkarkueshme dhe madje tekonlogjinë e realitetit të gjallërueshëm si pjesë e materialeve mësimore. Realiteti i Gjallërueshëm (Augmented Reality (AR) ) ka një dimension magjik që sjell në jetë personazhet dy dimensionalë në faqen e librit  në personazhe tre dimensionale së bashku me tingullin.

 

Kësilla 3: Trajnimi dhe Materialet

Mësuesit e Helen Doron English kanë kurse të shumta trajnuese që u korrespondojnë atyre që çdo nivel. Për moshat më të reja, mësuesit mund të jenë si folës të lindur ashtu edhe jo folës të lindur të Anglishtes. Ata e kuptojnë që çelësi për të mësuar në mënyrë të suksesshme gjuhën është dëgjimi përsëritës në sfond. Shumë vite eksperience në të mësuar ka treguar se përdorimi i dëgjimit përsëritës në sfond në shtëpi është një mjet thelbësor për të ndihmuar fëmijën të mësojë Anglisht. Fjalori,gramatika dhe këngët mësohen të gjitha nëpërmjet dëgjimit përsëritës në sfond. Dëgjimi përsëritës në sfond  nuk kërkon të kuptuarin. Në fillim, fëmija nuk kupton çfarë ai ose ajo po dëgjon, por këngët po luhen në sfond ndërkohë që fëmija ushqehet, luan, lahet apo bëhet gati të flejë. Kjo do të thotë se truri merr stimulim përsiritës; kalime specifike nervore për Anglishten krijohen duke procesuar tingullin dhe kuptimin e gjuhës. CD-të dhe materialet e shkarkuara që ata dëgjojnë në shtëpi janë në të vërtetë mësuesi kryesor dhe që e vendosin gjuhën në trurin e fëmijëve, në mënyrë periferifeke. Mësuesit tanë ndihmojnë fëmijën të deshifrojë tingujt e dëgjuar në Anglisht në mënyrë të lehtë dhe me konfidencë. Ata e bëjnë këtë vetëm në Anglisht me anë të objekteve të krijuara, figurave, lëvizjeve të këngëve, imitimit dhe lojërave.. Mësuesit e shkollave për fëmijë dhe adoleshentë janë të trajnuar gramatikisht, siç kurset tona të Anglishtes janë në përputhje me Kuadrin e Përbashkët Europian të Referencës për nivelet e Anglishtes A2, B1, B1+ dhe B2. Pavarësisht moshës së fëmijës apo nivelit të klasës, mësuesi më i mirë duhet të dojë fëmijët,  të mësojë Anglisht, Anglisht pa përkthim, të japë reagim pozitiv kështu që fëmija të jetë i motivuar të flasë dhe të marrrë pjesë në klasë.

Ndërkohë që fëmija juaj ecën në aftësitë e tij të të mësuarit, ju do të donit të siguroheshit se ka një qëndrueshmëri të programit që fëmija juaj të avancojë lehtësisht pa hapësira boshe. Me Helen Doron English, ju mund të jeni konfidentë të dini se mësueset tona mund të hyjnë në një klasë mësimi Helen Doron English kudo në botë dhe të mësojnë çfarëdo që po i mësohët klasës, sepse programi është sistematik dhe konsistent dhe i mësuar i tëri në Anglisht. Fëmijët marrin edukimin maksimal dhe prindërit marrin vlerën maksimale të parave të tyre.

Sapo të keni gjetur mësuesin ideal për fëmijën tuaj, do të shihni disa përfitime: Fëmija juaj do të dojë të vijë në klasë, sepse po e shijon të mësuarin; ai do të marrë pjesë në klasë, sepse ndihet i vlerësuar. Ata do ta duan të mësuarin dhe do të dihen konfidentë në aftësitë e tyre.

Rreth Helen Doron

Helen filloi biznes të vogël shtëpie në 1985 dhe krijoi një metodologji unike me materiale mësimore orgjinale dhe revolucionare. Kurset e saj lulëzuan dhe biznesi u rrit shpejt ndërsa Helen shtoi mësues, kurse trajnimi për mësues dhe programe shtesë të bazuar në metodologjinë e saj eskluzive të kreativitetit dhe vetë-shprehjes. Disiplina të reja u shtuan – matematika, fitnesi dhe zhvillimi foshnjor – dhe të gjitha u bashkuan nën markën Grupi Edukativ Helen Doron.

Grupi Edukativ Helen Doron qëndron në krye të sistemeve edukative inovative duke siguruar programe eskluzive mësimore dhe materiale cilësore edukative për bebet, fëmijët dhe adoleshentët anembanë botës.  Grupi Edukativ Helen Doron është bërë një nga franzhizorët arsimor për fëmijë më të mëdhenj në mbarë botën, me rreth 90 Master Franshizor dhe mbi 900 Qendra Mësimore në 35 shtete në 5 kontinente dhe programe të plota për kopshte në Turqi dhe Korenë e Jugut.

Për më shumë informacion rreth Helen Doron English: www.helendoron.com