Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

A duhet të lexojë fëmija juaj tregime të frikshme?

April 17th, 2018 by Albania_admin

Should Your Child Read Scary Stories?

Të gjithëve na kujtohet kur ishim fëmijë dhe lexonim ndonjë histori të frikshme natën vonë, afër dritës së  llambës, mbështjellë në shtrat me batanije. E përpinim librin, duke shfletuar faqet gjithë emocion ndërsa parashikonim se si do ta kishte fundin. Çdo zhurmë që dëgjohej në shtëpi, gjatë leximit, e bënte zemrën tonë të vogël të rrihte pak më shpejt. Nuk e linim dot librin mënjanë pa e marrë vesh se çfarë ndodhte në fund të tij.

Vlen të përsëritet: Nuk e linim dot librin mënjanë pa e marrë vesh se çfarë ndodhte në fund të tij. Ryan Crawley, specialist i kualifikuar leximi me një diplomë masteri në “Lexim dhe Shkrim- Këndim”, kalon një pjesë të mirë të ditës duke diagnostikuar dhe trajtuar fëmijët që kanë vështirësi ose vuajnë nga aftësi të kufizuara në lexim. Crawley jep gjithmonë të njëjtën këshillë për prindërit që janë të shqetësuar se fëmijët e tyre lexojnë histori të frikshme. Për sa kohë ato janë të përshtatshme për moshën e tyre dhe i shtojnë dëshirën për të lexuar, nuk ka asnjë problem.

E vërteta është se shumë fëmijë kanë vështirësi në lexim, qoftë kjo me fonetikën, dekodimin ose me fjalët e përsëritura, sepse nuk shpenzojnë mjaftueshëm kohë për të lexuar dhe si rrjedhojë nuk i përdorin aftësitë që mësojnë. Njësoj si çdo gjë tjetër edhe kjo ka nevojë për praktikë në mënyrë që të përmirësohet.

Crawley i ka dhënë mësim shumë studentëve, gjuha amtare e të cilëve nuk është anglishtja. Njësoj si studentët e tjerë që kanë vështirësi, edhe ata kishin nevojë për të praktikuar dhe përsëritur shpesh aftësitë e tyre fonetike. Dhe disa nga librat e tyre të preferuar ishin ata që flisnin për të mbinatyrshmen. Keshtu nxiteshin më shumë për të lexuar, sepse tema në fjalë i ngjallte interes.

Crawley thotë: “Nëse fëmijës tuaj i pëlqejnë tregimet e frikshme me fantazma dhe përbindësha dhe ato janë të përshtatshme për moshën e tyre, atëherë lërini t’i lexojnë! Kjo i ndihmon të praktikohen. Por duhet të jenë në gjendje të lexojnë përafërsisht 9 nga 10 fjalë në mënyrë korrekte. Nëse kuptojnë më pak fjalë se aq, do të kalojnë në lodhje mendore dhe nuk do  kuptojnë dot se për çfarë flet historia.” Kjo ju ndihmon për të kuptuar nëse libri është i përshtatshëm për moshën e fëmijën.

Lexoni materialin në anlisht: http://www.helendoron.com/youngheroes2018/should-your-child-read-scary-stories/