Gjuha Angleze me Helen Doron 21 Dhjetori, Tirane

Përse Helen Doron English?

“Helen Doron English”, me një eksperiencë mbi 39 vjeçare në mbi 39 vende të botës, është lideri i provuar i mësimit të gjuhës angleze për fëmijët nga 3 muaj deri 19 vjeç.

Kjo metodë mëson anglisht në mënyrë natyrale dhe pa sforco. Metodë inovative dhe argëtuese.

Çfarë na veçon nga të tjerët?

Lojrat dhe aktivitetet zhvillohen në grupe të vogla fëmijësh, faktor kryesor për sukses dhe rezultate të garantuara. Seancat mësimore zhvillohen vetëm në gjuhën angleze duke i dhënë qasjen e anglishtes si gjuha mëmë.

Mësuesit janë të çertifikuar me trajnime në përputhje me grupmoshat e fëmijëve duke i asistuar në aspektin mësimor dhe zhvillimor. Metoda Helen Doron shquhet për autenticitetin e saj me materiale mësimore inovative dhe ekskluzive.

Vendndodhja

Helen Doron English 21 Dhjetori

Përse anglishtja është më e lehtë me ne?

Metoda e mësimdhënies me Helen Doron, e zhvilluar nga gjuhëtarë dhe profesionistë pedagogjikë, bazohet në vite përvojë, njohuri dhe kërkime akademike. E bazuar në një kuptim të thellë të mënyrës sesi fëmijët mësojnë më mirë, mbështet të gjitha fazat e tyre të zhvillimit dhe stilet e ndryshme të të mësuarit sipas grupmoshave.

Tregimet, këngët, vjershat dhe lëvizjet stimulojnë të gjitha shqisat, duke krijuar një përvojë mësimore të paharrueshme dhe pasuruese.

Cdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet me ritmin e vet, duke marrë vëmendjen personale që meriton. Mbi të gjitha, secili prej tyre merr përforcimin pozitiv që i ndihmon ata të lulëzojnë dhe të ndërtojnë vetëbesim.

Fëmijëve u pëlqen të luajnë dhe ata mësojnë më së miri kur argëtohen.

  • Dëgjim i përsëritur: Fëmijet dëgjojnë këngë dhe tekste angleze ne sfond gjate dites për të përvetësuar gjuhën në mënyrë natyrale.
  • Përforcimi pozitiv: Ndërton besim dhe vetëbesim për të mësuar. Nuk ka përgjigje të gabuara sepse ne i inkurajojmë fëmijët të thonë mendimet e tyre.
  • Kurrikula të planifikuara me kujdes: Kurrikula jonë është e përshtatur për nevojat e çdo grupmoshe, stadi zhvillimor dhe niveli i gjuhës angleze
  • Argëtim dhe mësim aktiv: Mësimet e mbushura me veprimtari emocionuese dhe dinamike e bëjnë të lehtë perthithjen e materialit të ri.
  • Aktivitete dhe lojëra: Mësimi praktik dhe interaktiv e bën të kuptuarit të koncepteve argëtuese dhe të lehtë.
  • Këngë dhe Muzikë: Tekstet tona argëtuese përforcojnë gjuhën përmes vjershave, ritmit dhe melodive optimiste, kështu që studentët tanë nuk e harrojnë kurrë anglishten.

Nisën grupet e reja të gjuhës angleze në Helen Doron English

Mosha 4-6 vjeç, program 2 mujor (Prill – Maj)

Mosha 7-9 vjeç, program 2 mujor (Prill – Maj)

Mosha 11-16 Vjec programe 2 mujor (Prill – Maj)

16 mësime që zhvillohen 2 herë në javë, me seanca 45 minuta dhe 90 minuta në varësi të grupit.

Rezervoni një orë mësimi falas: 067 71 75 777

Rreth Nesh

Artikull

Metoda Helen Doron/ Si arrijnë fëmijët në një moshë të hershme të flasin një gjuhë të huaj me rregulla gramatikore? Nga Irena Sedja Nuk janë

Lexo më shumë »

Gallery

Na kontaktoni