Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

Katër mënyra të thjeshta për të ndihmuar fëmijën tuaj të mësojë të lexojë.

April 17th, 2018 by Albania_admin

Four Easy Ways to Help Your Child Learn to Read

Të lexuarit nuk mësohet kur nis shkollën, ai fillon që nga ekspozimi i hershëm i fëmijëve ndaj librave. Ja si ta prezantosh fëmijën tënd me të lexuarit.

Bisedoni para se të lexoni. Fëmijët duhet të jenë në gjendje t’i kuptojnë fjalët para se të mund t’i thonë ose t’i përdorin ato. Recitimi i vjershave për fëmijë, këndimi i këngëve, tregimi i historive dhe emërtimi i objekteve ndihmon fëmijën tuaj të zhvillojë fjalorin dhe të forcojë aftësitë e nevojshme për leximin.

Nxisni dashurinë për libra. Fëmijët mësojnë nga shembulli. A e shijoni leximin librave? A ju pëlqen t’i lexoni fëmijëve tuaj? Mënyra më e mirë për t’i mësuar dashurinë për libra është duke qenë një model për t’u ndjekur dhe duke shpenzuar kohë cilësore së bashku, duke i lexuar fëmijës tuaj. Tregojini fëmijës tuaj se ju pëlqen të lexoni. Pëlqimi  juaj i dukshëm do bëhet ngjitës.

Filloni duke i mësuar fjalë të plota. Të mësuarit e  fjalëve të plota janë sisteme të leximit të cilat fillojnë me fjalë / ide shumë të thjeshta që përbëjnë bazën për një libër të tërë. Një histori mund të përqëndrohet në një shtëpi, me imazhe ose vizatime shtëpish të shoqëruara nga fjala “shtëpi”, “mami” dhe “babi”. Libri tjetër do të ndërtohet mbi atë çfarë fëmija ka mësuar tashmë “mami dhe babi në shtëpi.”Në këtë mënyrë, fëmija mëson të njohë fjalë të plota dhe t’i lidhë ato me konceptet. Përparësia e këtij sistemi është se është i natyrshëm, duke i lejuar fëmijët të mësojnë leximin në një mënyrë më të natyrshme, me fjalë dhe ide të njohura për ta.

Vazhdoni me leximin fonetik.

Fonetika, ose leximi fonetik natyrisht ndjek sistemin e fjalës së plotë. Deri në vitin e dytë në shkollë, shumica e fëmijëve do të kenë kuptuar vetë sistemin fonik dhe në mënyrë të natyrshme do të fillojnë të shqiptojnë  shkronja dhe tinguj. Të tjerë do të punojnë së bashku me mësuesen për të filluar zhvillimin e këtij procesi.

Shumë ekspertë të gjuhës ndajnë besimin se mësimi i të lexuarit duhet të jetë një kombinim i  fjalëve të plota dhe qasjeve fonetike, në varësi të moshës dhe strategjive të të mësuarit të fëmijës.

Filloni lexojini fëmijës tuaj sot. Duke u mësuar atyre dashurinë për librat sillni një ndikim të thellë në performancën e tyre në shkollë, si dhe në perspektivat e së ardhmes. Leximi është argëtues! Është dhurata që zgjat gjatë gjithë jetës.

Lexoni materialin në anlisht: http://www.helendoron.com/youngheroes2018/easy-ways-to-help-your-child-read/