Albania
  • English for young kidsEnglish for young kids
    English for Kids

    Studentët Helen Doron argëtohen dhe mësojnë anglisht - në të njëjtën kohë.

    Mëso Pse
  • English learning for childrenEnglish learning for children
    Provo ne

    Ne ju ftojmë në një mësim të lirë demo.

    Gjeni një Learning Centre
  • English for kidsslide2-17
    Nga Foshnjat në adoleshencë

    Ne kemi përgatitur nxënësit e rinj nga mosha 3 muaj deri në 19 vjet për një të ardhme të suksesit .

    Gjeni një Learning Centre
 

A mund të ndihmojë muzika në mësimin e një gjuhe?

April 17th, 2018 by Albania_admin

Si të rritur, ne e dimë se si muzika mund të ndikojë në humorin tonë. Po ashtu efekti që një ninullë e qetë dhe e ëmbël ka në një fëmijë grindavec është pothuajse magjike. Përtej faktit se na bën të ndihemi mirë, muzika gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si mësojmë. Është një nga aktivitetet e pakta, që përfshin përdorimin e plotë të trurit.

E gjendur në të gjitha kulturat, muzika mund të ketë përfitime të habitshme jo vetëm në përvetësimin e gjuhës, përmirësimin e kujtesës dhe përqendrimit të vëmendjes, por edhe për koordinimin dhe zhvillimin fizik. Fëmijët të cilët rriten duke dëgjuar muzikë, zhvillojnë lidhje të forta muzikore, që, nga ana tjetër, forcojnë aftësitë e tyre gjuhësore.

Muzika luan një rol shumë të rëndësishëm në mësimin e gjuhës amtare dhe gjuhëve të tjera. Si fëmijë, mund të imitojmë ritmin dhe strukturën muzikore të gjuhës amtare shumë kohë përpara se të mund të themi fjalët e saj. Shumica prej nesh janë në gjendje të kujtojnë këngë dhe vjersha të cilat i kemi mësuar që fëmijë. Muzika na ndihmon të kujtojmë fjalë dhe shprehje më me efektivitet. Ritmi i muzikës, si dhe modelet e përsëritura brenda këngës, na ndihmojnë t’i mësojmë fjalët përmendësh. Fëmijët bilingual, në veçanti, mund të përfitojnë nga këndimi i këngëve në gjuhën e tyre të dytë. Edhe nëse shumica e fjalëve nuk janë të njohura në fillim, imitimi i fjalëve në një këngë mund t’i ndihmojë fëmijët të praktikojnë formulimin e tingujve në gjuhën e re. Si rrjedhojë tingujt japin mundësi për të kuptuar përmbajtjen, pasi kënga praktikohet vazhdimisht.

Aftësia e veçantë muzikore është e zakonshme në mesin e individëve multilingual. Po kështu, njerëzit që pëlqejnë muzikën mësojnë më lehtë gjuhë të huaja për shkak të aftësisë së tyre superiore për të perceptuar, përpunuar dhe riprodhuar theksin e gjuhëve. Kur dëgjojmë muzikë, ndjekim tekstet e këngëve, melodinë ose ritmin përdorim të dy anët e trurit.

Filloni që në moshë të vogël. Si t’i prezantoni muzikën fëmijës tuaj.

Luani muzikë për fëmijën tuaj. Ekspozojeni fëmijën tuaj ndaj shumë përzgjedhjeve muzikore të stileve të ndryshme. Nëse luani një instrument muzikor, praktikojeni kur fëmija juaj është afër. Mos harroni ta mbani volumin e zërit të moderuar. Muzika me zë të lartë mund të dëmtojë dëgjimin e një fëmije.

Këndojini fëmijës tuaj. Nuk ka rëndësi sa mirë këndoni. Dëgjimi i zërit tuaj e ndihmon fëmijën të fillojë të mësojë gjuhën. Fëmijët i pëlqejnë motivet dhe ritmin e këngëve. Edhe foshnjat mund të njohin melodi specifike pasi i kanë dëgjuar më pare ato.

Këndoni me fëmijën tuaj. Ndërsa fëmijët rriten, atyre i pëlqen shumë të këndojnë me ju. Vendosja e fjalëve në muzikë ndihmon trurin t’i mësojë më shpejt ato dhe t’i mbajë më gjatë në kujtesë.

Fillojini mësimet e muzikës në moshë të vogël. Truri në zhvillim i fëmijëve të vegjël është i pajisur siç duhet për të mësuar muzikë. Shumicës së katër dhe pesëvjeçarëve iu pëlqen të bëjnë muzikë dhe mund të mësojnë bazat e disa instrumenteve. Fillimi i mësimeve në moshë të vogël ndihmon fëmijët të krijojnë një dashuri të përjetshme për muzikën.

Nxitni shkollën e fëmijës tuaj për të dhënë mësime muzike. Të kënduarit ndihmon në stimulimin e trurit. Me kalimin e kohës, edukimi muzikor mund të ndihmojë në krijimin e aftësive të tilla si koordinimi dhe kreativiteti. Pra, të mësuarit e  muzikës e ndihmon fëmijën tuaj të bëhet një person i plotësuar. Sepse mbi të gjitha, muzika është kënaqësi!

Lexoni materialin në anlisht: http://www.helendoron.com/can-music-help-learning-language/