Sa më herët aq më mirë
Imagjino këtë skenë: Ti po e mban foshnjën tënde në krahë, dhe ai/ajo të shikon me sy të mëdhenj e plot kureshtje.
Ti thua me përkëdheli: “mama”, dhe ai/ajo e përsërit pas teje. Është një moment që të shkrin zemrën, por pas tij ndodhin miliona lidhje të trurit që formësojnë mënyrën se si fëmija yt do të mësojë, do të mendojë dhe do të flasë për vite me radhë.
Këto 3 vitet e para janë një mundësi unike në jetë. Truri i fëmijës po ndërton “rrugët” e gjuhës, dhe çdo bisedë, këngë apo lojë qesharake ndihmon për të vendosur se cilat prej tyre do të forcohen dhe zhvillohen.
Le të shohim si funksionon kjo dhe çfarë mund të bësh ti, duke filluar që sot.
Përse kanë rëndësi tre vitet e para — Sidomos për dygjuhësinë
Neuroshkenca tregon se para moshës tre vjeç, truri i fëmijës është i ndërtuar në mënyrë unike për të mësuar më shumë se një gjuhë me rrjedhshmëri të ngjashme me gjuhën amtare. Kjo sepse foshnjat lindin me aftësinë për të dëgjuar dhe dalluar çdo tingull në çdo gjuhë, por deri në 6 muaj, truri i tyre fillon të “shkurtojë” rrugët e tingujve që nuk përdoren.
Fëmijët që ekspozohen rregullisht ndaj dy gjuhëve që nga lindja ose foshnjëria ndërtojnë atë që studiuesit e quajnë “harta gjuhësore të dyfishta”, duke forcuar në mënyrë natyrale gramatikën, fjalorin dhe shqiptimin në të dyja gjuhët pa konfuzion.
Në fakt, studimet tregojnë se ekspozimi i rregullt dygjuhësh deri në moshën tre vjeç është parashikuesi më i mirë i rrjedhshmërisë afatgjatë, shqiptimit të saktë dhe aftësive të forta të leximit e shkrimit në të dyja gjuhët. Fëmijët që fillojnë më vonë, në moshën 4 ose 5 vjeç, shpesh arrijnë rrjedhshmëri, por kanë më shumë gjasa të flasin me theks ose të hasin vështirësi në gramatikë. Ndërkohë, dygjuhësit e hershëm tregojnë përfitime njohëse që në moshën dy vjeç, si përqendrim më i mirë, kujtesë dhe zgjidhje problemesh.
Prandaj, kur themi se tre vitet e para janë një dritare e artë, e kemi seriozisht. Çdo ninullë, çdo rimë qesharake, çdo libër ilustrativ dygjuhësh është si një autostradë e re në tru që do të formësojë të mësuarit e fëmijës për gjithë jetën. Sa më herët, aq më mirë.
Megjithatë, edhe pse fillimi brenda tre viteve të para ofron themelin më të thellë, fëmijët mund të përfitojnë ndjeshëm nga ekspozimi ndaj një gjuhe të dytë në çdo moshë, pasi truri mbetet i hapur dhe i përshtatshëm.
Si mësojnë foshnjat: Shkenca e hartave të tingullit
Në vitin e parë, truri i foshnjës është si një qytet në ndërtim. Rrugët hapen në të gjitha drejtimet, por vetëm ato më të përdorurat forcohen.
Siç u përmend më lart, foshnjat i dëgjojnë tingujt e çdo gjuhe nga lindja deri në 6 muaj në mënyrë të barabartë. Por deri në gjashtë muaj, truri i tyre fillon të përqendrohet vetëm tek gjuhët që dëgjojnë rregullisht. Të tjerat zbehen ngadalë.
Ky proces quhet rregullim nervor (neural tuning), dhe është një nga arsyet pse foshnjat që dëgjojnë gjuhë të pasura dhe të vazhdueshme priren të kenë fjalor më të fortë deri në moshën dy vjeç.
Edhe shprehje të thjeshta si “Hajde të duartrokasim!” ose “Ku është arushi yt?” ndihmojnë trurin të vendosë cilat rrugë të tingujve të mbajë. Sa më shumë që dëgjon foshnja, aq më e saktë bëhet “harta” e tingujve.
Biseda Dy-Palëshe Ndërton Fuqinë e Trurit
Të flasësh me foshnjën tënde është edhe më e fuqishme sesa të flasësh atij/asaj. Shkencëtarët e quajnë këtë “shërbe dhe kthe” ose sic themi ndryshe merr dhe jep. Ashtu si një lojë tenisi, ku fëmija yt përgjigjet me një gugurimë, buzëqeshje ose gjest, dhe ti përgjigjesh sërish.
Ky shkëmbim i dyanshëm forcon lidhjet e trurit dhe ndërton mielinizimin: izolimin që ndihmon mesazhet të udhëtojnë më shpejt. Një studim nga Journal of Neuroscience zbuloi se fëmijët e vegjël që përjetuan më shumë nga këto ndërveprime kishin izolim më të fortë të trurit deri në moshën 30 muaj, pavarësisht prejardhjes së tyre.
Kështu që, kur sheh një qen gjatë shëtitjes, trego me gisht dhe thuaj: “Çfarë është ai?” Ndalo. Lëre foshnjën të reagojë. Pastaj thuaj: “Është qen! Ham-ham!” Ose edhe më mirë, thuaj llojin e qenit, si p.sh. “Është një Dalmat! Ham-ham!” Çdo shkëmbim i vogël ndërton vëmendjen, kujtesën dhe gjuhën.
Avantazhi i Dygjuhësisë
Nëse fëmija yt ekspozohet ndaj dy gjuhëve që herët, është si të zgjerohet sistemi i autostradave të trurit të tij. Në vend të një rruge me dy korsi, ata zhvillojnë rrugë shtesë që rrisin fleksibilitetin, përqendrimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.
Fëmijët që ekspozohen rregullisht ndaj një gjuhe të dytë para moshës 3 vjeç kanë kujtesë funksionale dhe kontroll njohës më të mirë sesa bashkëmoshatarët njëgjuhësh. Edhe zakonet e vogla ndihmojnë. Këndo një këngë në dy gjuhë, lexo të njëjtin libër përrallash dy herë, ose vendos emra të dyfishtë te lodrat. Fëmija yt do të mësojë të kalojë me lehtësi nga “dog” në “chien” (frëngjisht për “qen”), duke ushtruar muskujt mendorë çdo herë.
Gati për të filluar?
Në Helen Doron English, ne i kthejmë ndërveprimet e përditshme në momente që ndërtojnë trurin. Orët tona janë të dizajnuara të ndihen si lojë, por bazohen në kërkime të fuqishme dhe dekada përvoje.
Bashkohuni me një orë falas DEMO prind-foshnjë në një nga qendrat tona pranë jush. Shihni se sa argëtues dhe i natyrshëm mund të jetë mësimi i anglishtes.
Nuk jeni ende gati? Ndiqni këshillat tona të thjeshta, të bazuara në shkencë, që mund t’i provoni në shtëpi.
Filloni sot dhe jepni fëmijës tuaj një start të fuqishëm, fjalë pas fjale.

Referencat
Abutalebi, J., & Green, D. W. (2007). Bilingual language production: The neurocognition of language
representation and control. Journal of Neurolinguistics, 20(3), 242–275.
https://doi.org/10.1016/j.jneuroling.2006.10.003
Adesope, O. O., Lavin, T., Thompson, T., & Ungerleider, C. (2010). A systematic review and meta‐analysis of the
cognitive correlates of bilingualism. Review of Educational Research, 80(2), 207–245.
https://doi.org/10.3102/0034654310368803
Archila-Suerte, P., Zevin, J., Ramos, A. I., & Hernandez, A. E. (2011). The influence of age of acquisition and
proficiency on the neural processing of second language morphosyntax. Brain and Language, 119(1), 16–
29. https://doi.org/10.1016/j.bandl.2011.03.003
Bialystok, E. (2017a). Second-language acquisition and bilingualism at an early age and the impact on early
cognitive development (2nd ed.). Encyclopedia on Early Childhood Development. Retrieved from
https://www.child-encyclopedia.com/
Bialystok, E. (2017b). The bilingual adaptation: How minds accommodate experience. Psychological Bulletin,
143(3), 233–262. https://doi.org/10.1037/bul0000099
Bialystok, E., Craik, F. I. M., & Luk, G. (2012). Bilingualism: Consequences for mind and brain. Trends in Cognitive
Sciences, 16(4), 240–250. https://doi.org/10.1016/j.tics.2012.03.001Byers-Heinlein, K., & Lew-Williams, C. (2013). Bilingualism in the early years: What the science says. Learning
Landscapes, 7(1), 95–112.
Hamilton, R. H., Elsabbagh, M., & Johnson, M. H. (2022). Language exposure and brain myelination in early
development. Trends in Cognitive Sciences, 26(10), 830–842. https://doi.org/10.1016/j.tics.2022.07.001
Jasinska, K. K., & Petitto, L. A. (2013). How age of bilingual exposure can change the neural systems for
language in the developing brain. Frontiers in Psychology, 4, Article 283.
https://doi.org/10.3389/fpsyg.2013.00283
Kovelman, I., Baker, S. A., & Petitto, L. A. (2008). Age of first bilingual language exposure as a new window into
bilingual reading development. Bilingualism: Language and Cognition, 11(2), 203–223.
https://doi.org/10.1017/S1366728908003386
Kuhl, P. K., Conboy, B. T., Coffey-Corina, S., Padden, D., Rivera-Gaxiola, M., & Nelson, T. (2008). Phonetic
learning as a pathway to language: New data and native language magnet theory expanded (NLM-e).
Philosophical Transactions of the Royal Society B: Biological Sciences, 363(1493), 979–1000.
https://doi.org/10.1098/rstb.2007.2154
Kuhl, P. K., Conboy, B. T., Padden, D., Nelson, T., & Pruitt, J. (2010). Brain mechanisms in early language
acquisition. Neuron, 67(5), 713–727. https://doi.org/10.1016/j.neuron.2010.08.038
Luk, G., De Sa, E., & Bialystok, E. (2011). Is there a relation between onset age of bilingualism and enhancement
of cognitive control? Bilingualism: Language and Cognition, 14(4), 588–595.
https://doi.org/10.1017/S1366728911000010
McCarthy, K. S., Mahon, E. A., Rosenberg, A. R., & Lombardi, S. M. (2014). Early immersion: A research-
informed foundation for dual-language learners. Early Childhood Research Quarterly, 29(3), 410–418.
https://doi.org/10.1016/j.ecresq.2014.04.005
Montanari, S., Simón-Cereijido, G., & Hartel, A. (2018). The impact of early dual-language learning on literacy
development in English and Spanish. Applied Psycholinguistics, 39(3), 575–600.
https://doi.org/10.1017/S0142716417000629
Poulin-Dubois, D., Blaye, A., Coutya, J., & Bialystok, E. (2011). The effects of bilingualism on toddlers’ executive
functioning. Journal of Experimental Child Psychology, 108(3), 567–579.
https://doi.org/10.1016/j.jecp.2010.10.009
Sebastián-Gallés, N., Echeverría, S., & Bosch, L. (2005). The influence of initial exposure on lexical
representation: Comparing early and simultaneous bilinguals. J
