Metodologjia Jonë
Metodologjia Helen Doron është mësuar në mbarë botën për dekada me rezultate të pabesueshme. Ajo është bazuar në mënyrën sesi fëmijët mësojnë më mirë, dhe mbështetet tek fazat e tyre të zhvillimit dhe stilet e ndryshme të të mësuarit. Duke përdorur tregime, këngë, vjersha dhe lëvizje për të stimuluar të gjitha shqisat, ne krijojmë një përvojë mësimore të paharrueshme.
Në Helen Doron çdo fëmijë ka mundësinë të zhvillohet me ritmin e vet, duke marrë vëmendjen personale që meriton. Mbi të gjitha, secili prej tyre merr përforcimin pozitiv që i ndihmon ata të ndërtojnë vetëbesim.
Fëmijëve u pëlqen të mësojnë dhe të luajnë dhe ata mësojnë më së miri kur argëtohen. Metoda Helen Doron, e zhvilluar nga gjuhëtarë dhe profesionistë pedagogjikë, bazohet në vite përvojë, njohuri dhe kërkime akademike.
Metodologjia Jonë Unike
Dëgjim i Përsëritur në Sfond
Mësimi më i mirë i një gjuhe vjen me anë të këngëve dhe tregimeve në sfond, për të përvetësuar gjuhën në mënyrë natyrale.
Përforcimi Pozitiv
Ndërton vetbesim dhe frymëzim për të mësuar. Ne i inkurajojmë fëmijët të thonë mendimet e tyre.
Kurrikula e Planifikuar me Detaje
Kurrikula jonë është e përshtatur për nevojat e çdo grupmoshe, stadi zhvillimor dhe nivel të gjuhës angleze.
Në Programet Tona
Mësim Argëtues
Mësimet e mbushura me aktivitete emocionuese dhe dinamike e bëjnë të lehtë përvetësimin e gjuhës angleze.
Aktivitete dhe Lojëra
Të mësuarit praktik dhe interaktiv e bën të kuptuarit e koncepteve te reja argëtuese dhe të lehtë.
Këngë dhe Kërcime
Tekstet e këngëve tona e përforcojnë mesimin e gjuhës angleze përmes vjershave, ritmit dhe melodive