Bëhu Pjesë e Rrjetit të Mësuesve
Helen Doron

Mësues që bëjnë ndryshimin.

Të jesh mësues i Helen Doron do të thotë të bëhesh pjesë e një komuniteti global të edukatorëve të përkushtuar dhe të trajnuar me metodologjinë tonë.

Është e rëndësishme të jesh ekspert i gjuhës angleze, për të mësuar anglisht si gjuhë e huaj (EFL) por metodologjia jonë kërkon përkushtim, kreativitet, entuziazëm, dashuri për fëmijët dhe dëshirë për t’i ndihmuar ata të mësojnë. Është më shumë se një punë – është një profesion.

Mësuesit tanë janë të apasionuar t’u mësojnë fëmijëve vlerat thelbësore të jetës, t’i inkurajojnë ata të bëhen njerëz më të mirë dhe të mësojnë më shumë se anglisht. Mësuesit Helen Doron janë edukatore që bëjnë ndryshimin.

Pse Helen Doron?

Çfarë aftësish të duhen për tu bërë mësuese e Helen Doron?

Mësimdhënia në Helen Doron është një përvojë unike. Në klasat tone ne këndojmë, kërcejmë, luajmë lojëra dhe argëtohemi. 

Te japësh mësim në Helen Doron është më shumë se një mënyrë për të siguruar jetesën, është një punë që e do dhe të do ty!