Artikull

Metoda Helen Doron/ Si arrijnë fëmijët në një moshë të hershme të flasin një gjuhë të huaj me rregulla gramatikore?

Nga Irena Sedja

Nuk janë të pakta dyshimet e prindërve shpeshherë kur vjen puna tek regjistrimi i fëmijeve në mësimin e nje gjuhe të huaj. Pikëpyetja më e madhe qëndron kur duan të përfshijnë fëmijët në një moshë shumë të hershmë ashtu sikurse edhe programet e Helen Doron nisin. Disa prej tyre shprehen se nuk pretendojnë që fëmija të flasë saktë gramatikisht që 3-vjec, por kërkojnë që të paktën të socializohet dhe të rrahë veshin me gjuhën e huaj. Padyshim që në një orë mësimi me HD ku fëmija dëgjon vetëm anglisht dhe rrethohet nga fëmijë të tjerë, ai arrin t’i përmbushë këto objektiva, por përse të jemi kaq driteshkurtur kur programet e HD ofrojnë shumë më shumë se kaq?

Ndoshta më bindës do të ishte fakti se ashtu siç fëmija në moshë të hershme arrin të flasë me fjalë të plota gjuhën shqipe, nuk ka asnjë pengesë që ai të zhvillojë gjuhën angleze paralelisht nëse ekspozohet në mënyrën e duhur. Mirëpo, si arrihet kjo në moshë të hershme, mbi të gjitha duke mos përkthyer fjalë dhe fjali?

Efektiviteti, larmishmëria dhe suksesi i metodës Helen Doron nuk qëndron vetëm në përfshierjen e 5 shqisave, të nuhaturit, të prekurit, të shijuarit, të parit e të dëgjuarit, gjë që e bëjnë metodën krejt origjinale, apo tek numri i aktiviteteve të shumta brenda një ore mësimi në shërbim të gjuhës. Cili është çelësi i suksesit të metodës Helen Doron që i bën fëmijët të zhvillojnë të shkruarin e të lexuarin lehtësisht e më pas të avancojnë me struktura të reja gramatikore?

Pasi fëmija përthith një leksik të mjaftueshëm në gjuhën angleze atëhterë mundohemi të krijojmë fjali. Në metodat tradicionale të mësimdhënies, kalimi nga fjalë në fjali bëhet në mënyrë të sforcuar, aspak të rrjedhshme dhe të natyrshme duke imponuar më shumë të mësuarin mekanik sesa atë logjik nëpërmjet dialogjeve. Duke qenë se Helen Doron është një metodologji që bazohet në njohjen e thellë të aftësive të fëmijës për të mësuar e rrjedhimisht për këtë arsye ka zgjedhur ta prezantojë së pari fëmijën me formimin e fjalive nëpëmjet  levizjes.

Në programet, ‘It’s a Baby Dragon’(grupmosha 2-4 vjeç), ‘Fun with Flupe’(3-6vjeç), ‘More Fun with Flupe’(4-6vjeç), të përqëndruara në gjuhën e folur, fëmija kërcen, hidhet, luan dhe nëpërmjet këtyre veprimeve mëson folje lëvizore të cilat shoqëruar me aktivitete theksojnë të mësuarit logjikshëm.

Ndërkohë, falë metodës Helen Doron, në programin fillestar por shumë intensiv e të pasur, Alphaboat(grupmosha 5-8 vjeç), fokusi i të cilit është paralelisht gjuha e folur dhe e shkruar fëmijët fillimsht ndërtojnë fjali duke vënë në punë parafjalët  mbi, brenda, përballë, pas, ngjitur, të cilat gjithashtu shoqërohen me imazhe e situata që më pas pasurojnë strukturën gramatikore edhe me gjymtyrë të tjera të fjalisë. Nëse fëmija ka mësuar dy gjymtyrët kryesore kryefjalë e folje, konkretisht, ‘I am sitting’, shoqërimi më pas me një gjymtyrë tjetër në fjali si për shembull on the chair, behind the chair etj, bëhet shumë e thjeshtë pasi truri i njeriut e ka më të lehtë memorizimin e njohurive të reja nëse ato shoqërohen me lëvizje.

Çfarë thonë studimet për levizjen e nxënësve dhe studentëve gjatë orëve të mësimit? Lëvizja furnizon qelizat e trurit me oksigjen, ndihmon në prodhimin e qelizave të reja dhe ndihmon në krijimin e sinapseve të reja. Më tej, sipas kërkimeve të fundit nënvizohet lidhja mes lëvizjes dhe rritjes së aftësisë memorizuese. Peter Strick, në qendrën mjekësore në Syracuse New York, ka dokumentuar një lidhje tjetër. Stafi i tij ka gjurmuar një rrugë nga cerebelumi, ajo pjesë e trurit që lidhet me kontrollin motorik, në pjesët e trurit që përfshijnë memorien, përqëndrimin, e perceptimin. Çuditërisht ajo pjesë e trurit që proceson lëvizjen është e njejta pjesë e trurit që proceson të mësuarit. Ja përse edhe në metodën origjinale Helen Doron mësimi i fjalive të shkurtra e jo të ndërlikuara gramatikisht ilustrohen me levizje.

Si funksionon në një kohë të mëvonshme mësimi me Helen Doron kur fëmijët duhet të mësojnë konceptin e të shkuarës, e të shkuarës së përparme etj?

Më ndodh së fundmi me nxënësit e mi të grupit ‘More Jump with Joey’, një program për grupmoshën 6-9 vjeç të cilëve duhet t’i prezantoja kohën e shkuar. Fëmijët duhej të memorizonin vendodhjen e pajisjeve shtëpiake e më pas t’i ndryshohej vendi për të parë sa fëmijët kujtonin ku ishin pajisjet e mbi të gjitha të arrinin të prodhonin fjali ku të përdornin kohën e shkuar. Ajo që më bëri përshtypje ishte sesi brenda një aktiviteti ngërthehej rritja e aftësisë memorizuese, krijimi i fjalive në gjuhën angleze dhe më e rëndësishmja përdorimi i kohës së shkuar.

Kjo është magjia e të mësuarit me ‘Helen Doron’, fëmijët argëtohen, befasohen me gjëra të reja, mësojnë koncepte të padëgjuara për ta dhe çfarë është thelbësore, mësojnë gradualisht të flasin saktë gramatikisht.