Elizaveta Biba (Liza) është drejtoresha e Qendrës Mësimore Helen Doron English në Tiranë si dhe përfaqësuejsa kombëtare e Helen Doron English në Shqipëri.
Me kombësi nga Rusia, Liza ka mësuar Anglisht gjatë gjithë jetës së saj, “nga sistemi shkollor rus, në kurse private me folës vendas, duke studiuar në Britaninë e Madhe si dhe duke punuar në ShBA për disa kohë”. Ajo e gjeti metodën tradicionale të të mësuarit të gjuhës së huaj në shkolla shumë sforcuese. “Ndaj kur mendoj për avantazhet e të mësuarit të gjuhës angleze në mënyrë natyrale dhe të lehtë si gjuha mëmë, me anë të lojërave dhe këngëve dhe duke përjetuar cdo gjë, jam tërësisht e dashuruar me mënyrën sesi metodologjia Helen Doron funksionon.”
Si shtetase e huaj, Liza pa mangësi aktivitetesh për fëmijët në ciklin parashkollor. “Ka qenë një ëndërr e imja për t’u ofruar mundësi të mëdha mësimi fëmijëve në Shqipëri. Kur erdha në Tiranë, nuk munda të gjeja asnjë lloj aktiviteti mësimi dhe stimulimi për moshën e hershme. Nuk kishte asgjë që të stimulonte rritjen e një mendje dhe trupi të shëndetshëm. Ndaj, kërkova progame për fëmijë që nxisin të mësuarin e gjuhës angleze dhe kështu gjeta metodologjinë Helen Doron Early English.”
Me entuziazëm të madh, Liza vendosi qe të bëhet një mësuese e Helen Doron English “për t’u dhënë një ekperiencë të re, të lehtë dhe argëtuese të mësimit të Anglishtes fëmijëve në Shqipëri. Në korrik të 2012 hapa qendrën mësimore time dhe isha e kënaqur të kisha si familje shqiptare ashtu dhe të huaja të cilat e vlerësuan metodën dhe zgjodhën mënyrën natyrale që fëmijët e tyre të mësonin Anglisht.”
Ajo vazhdon të tregojë se pse metoda Helen Doron English funskionon kaq mirë. “Ajo cka dua shumë nga metoda është se ajo është totalisht e fokusuar tek fëmija, kështu që fëmijët i duan dhe i shijojnë orët mësimore. Ne të gjithë e dimë se kur e duam dicka dhe kënaqemi duke e bërë atë, është e pamundimshme dhe e lehtë për ne për t’a mësuar. Ne kemi materiale dhe orë mësimore të zhvilluara specifikisht sipas grupmoshave dhe fëmijëve u mësohen aftësi të vecanta. Falë skuadrës pedagogjike të cilët pregatisin përmbajtjen e gjuhës duke marrë në konsideratë nevojat e fëmijës në cdo fazë si dhe mësuesit trajnues për aftësitë dhe njohuritë e tyre, të mësuarit e gjuhës angleze bëhet argëtuese dhe i lehtë.”
Sipas Znj. Biba, fëmijët mësojnë shumë më shumë sesa thjesht Anglisht. “Ata fitojnë eksperienca pozitive sociale në grupe të vogla, rriten në vetë konfidencë, zhvillojnë aftësi komunikimi, mësojnë mbi kultura të ndryshme – dhe e gjitha kjo duke u argëtuar! Si mama, mund të shoh rezultatet tek vetë vajza ime. Ajo është 2 vjec e 7 muaj dhe e ka nisur programin për bebet, “Babies Best Start” kur ishte 8 muajshe dhe vazhdoi vitin e dyte me programin “It is a Baby Dragon”. Ajo flet 3 gjuhë pa mundim dhe natyrshëm. E di që i kam ofruar eksperiencën më të mirë të zvhillimit të hershëm dhe mësimit të hershëm të Anglishtes nëpërmjet metodës Helen Doron English. Jam e kënaqur ta shoh atë duke u rritur me tre gjuhë, sepse kjo është një eksperiencë dhe avantazh për gjithë jetën.”
Liza është gjithashtu entuziaste për mundësitë e karrierës që ofron kompania. “E dua punën time si mësuese dhe si pronare e qendrës mësimore. Si rezultat, pas disa vitesh të suksesshme në Tiranë vendosa të shkoj më tutje dhe të bëhem përfaqësuese kombëtare e Helen Doron English në Shqipëri, duke e zgjeruar mundësinë për fëmijët anembanë vendit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një biznesi të suksesshëm ndërkombëtar dhe doni të ndikoni në pasionin për Anglishten tek fëmijët e qytetit tuaj, bashkojuni sot rrjetit të Franshizës Helen Doron English.”
