Orea Goga, Histori Suksesi në Helen Doron Vlorë

Kemi kënaqësinë tju prezantojmë me Orea, 12 vjec, nga qyteti i Vlorës. Orea është bërë pjesë e Helen Doron English në Vlorë, që në moshë të vogël dhe ka filluar mësimin e anglishtes sipas programit “It’s a Baby Dragon” për grupmoshën 3-4 vjec. Për ata që e njohin Orean, arrijnë të dallojnë se si ka avancuar anglishtja e saj gjatë këtyre viteve mësimi në qendrën Helen Doron English Vlorë.

Orea tregon se si mësimi sipas Metodës Ndërkombëtare Helen Doron ishte me të vërtetë një eksperiencë ndryshe dhe anglishtja filloi ta tërhiqte akoma më shumë. Ajo ndiqte mësimet me mësuese Herin, të cilat ishin shumë argëtuese dhe e nxisnin për të mësuar këtë gjuhe të re. “Çastet më të bukura të fëmijërisë time i kam kaluar në shtëpinë time të dytë, në Helen Doron” – thotë Orea.

Pas kapërcimit të niveleve dhe programeve të ndryshme të metodës sonë, Orea ndjek tashmë “Its always debatable”. Ky program nxit të menduarin kritik, rrit vetëbesimin te adoleshentët dhe i përgatit ata që të debatojnë dhe mbrojnë mendimet e tyre në anglisht.

Por kjo është vetëm një nga arritjet e Oreas. “Mund të them që arritja më e madhe që më bën të ndihem krenare për veten time është të qenurit moderatore në Radion Ndërkombëtare “Teen Buzz Radio”, si përfaqësuese e Shqipërisë” – tregon Orea. “Në momentin që më erdhi ftesa, nuk e mendova dy herë. Radio është në një pasion për mua dhe përputhet më së miri me karakterin tim”.

“Me anë të një gjuhe të re hapen dyer të ndryshme. Helen Doron English, ishte e vetmja qendër e cila arriti të më sillte në këtë nivel dhe më mësoi aftësi dhe vlera që do të më shërbejnë për gjithë jetën. Unë arrita të moderoj me sukses në emisonin “Students Speak Out” në Teen Buzz Radio duke komunikuar në anglisht për plot 2 orë. Kjo sfidë, sa emocionuese ishte edhe shumë shpërblyese për mua. Kam kuptuar se investimi me i madh qe mund te bej ne jetën time është puna e pandalshme me veten dhe përmirësimi cdo ditë. Mbani mend emrin tim sepse një ditë do të kem arritje edhe më të mëdha” – thotë Orea.

Ne në Helen Doron English ndihemi shumë krenarë teksa ndjekim ecurinë e studentëve tanë dhe i shohim teksa ata rriten personalisht dhe profesionisht.

Helen Doron English, është më shumë se anglisht. Ne mësojmë vlera për gjithë jetën!