Përvojë e jashtëzakonshme: Zbulim dhe kuriozitet

Koha e leximit: 5 minuta

Mësimi i anglishtes me Helen Doron e kapërcen edukimin tradicional gjuhësor. Filozofia jonë bazohet në besimin se edukimi duhet të nxisë jo vetëm rritjen intelektuale, por gjithashtu edhe rritjen emocionale dhe sociale. Ju ftojmë të na bashkoheni në një ‘Përvojë të jashtëzakonshme’, duke eksploruar aspekte të ndryshme të udhëtimit unik të studentëve tanë me anglishten si gjuhë e dytë.

Ky blog shqyrton se si ne kultivojmë një mjedis kurioziteti dhe zbulimi, të cilët janë themelet e mësimit të gjuhës angleze dhe zhvillimit personal, për të ofruar një udhëtim edukimi të mirë për çdo fëmijë.

Kurioziteti: çelësi i mësimit efektiv të anglishtes tek fëmijët

Ju kanë pyetur të vegjlit tuaj nëse pemët e bëjnë erën apo si fluturojnë zogjtë? Ky është kurioziteti – një tipar i adhurueshëm dhe një superfuqi e të mësuarit, veçanërisht në përvetësimin e gjuhës. Në Helen Doron English, ne e shfrytëzojmë këtë fuqi në metodat tona unike të mësimdhënies ku mësimi i anglishtes bëhet më efektiv dhe i këndshëm.

Kurioziteti është një lente magjike që i lejon fëmijët të shohin mrekullitë në botën përreth tyre. Ai e kthen të zakonshmen në aventura të jashtëzakonshme zbulimi. Kjo dëshirë për të eksploruar i përgatit ata të jenë nxënës entuziast.

Kjo ndjenjë e lindur e habisë nxit përvojat e hershme të të mësuarit të fëmijës, veçanërisht në përvetësimin e gjuhës. Nëpërmjet kuriozitetit, fëmijët angazhohen me mjedisin e tyre në një kuptim dhe në mënyrë të këndshme, duke hedhur bazat për kuptimin më të mirë si edhe për ruajtjen e informacionit të fituar. Kurioziteti evoluon me fëmijën, duke formësuar vazhdimisht të kuptuarit e tij për botën që e rrethon.

Mendjet kuriozë kërkojnë mësues informues

Edhe në fillimet e tyre, fëmijët janë çuditërisht të zgjuar në përzgjedhjen e burimeve të tyre të të mësuarit. Hulumtimet zbulojnë se foshnjat u drejtohen të rriturve që ofrojnë informacionin që ata kërkojnë, duke ilustruar se ata nuk presin pasivisht të ushqehen me njohuri, por e kërkojnë atë në mënyrë aktive. Duke e ditur këtë, një prind mund të përdorë çdo lojë si një mundësi për të zgjeruar horizontet e fëmijës.

Për shembull, kur një foshnjë ju jep një lopë lodër, në vend që të bëni të paditurin dhe të pyesni: ‘Çfarë është kjo? Mund të më thuash çfarë është kjo?’ është më e dobishme të përgjigjesh në mënyrë informative dhe tërheqëse, ‘Oh wow, ti po mban një lopë. Mund të thuash lopë? mooo, ky është tingulli që lëshon lopa!’

Kjo qasje ushqen kureshtjen e tyre dhe i inkurajon ata të praktikojnë të folurin dhe të shoqërojnë fjalë me objekte. Duke u angazhuar në mënyrë aktive në këtë formë, veçanërisht në anglisht, ju i zhvilloni atyre kuriozitetin natyror dhe padurimin për të mësuar, duke përforcuar rolin tuaj si burimi më i besueshëm i zhvillimit të njohurive dhe gjuhës.

Natyra e kuriozitetit dhe mësimi i gjuhës

Kurioziteti nuk është vetëm një interes; është një forcë lëvizëse. Nëse, për shembull, fëmija juaj është i magjepsur nga ylberët – duke i vizatuar kudo, duke fjetur me kuverta me ylberë, duke u emocionuar nga pamja e njërit në qiell – atëherë mund ta përdorni këtë kuriozitet për të eksploruar fjalorin dhe koncepte që lidhen me ngjyrat e ylberit dhe motin. Përdorni interesin e fëmijës tuaj për të mësuar fjalë të reja si ‘shi’ dhe ‘rreze dielli’ që të kuptojnë shkencën që qëndron pas ylberit.

Nëse fëmija juaj po mëson anglisht si gjuhë e dytë, përdorni interesin e tij për ylberin për të mësuar termat që lidhen me të edhe në anglisht!

Mbajtja e një fëmije të interesuar dhe të angazhuar është thelbësore për të mësuarin. Në mësimet tona, ne përfshijmë aktivitete mësimore në formë lojrash. Kursi ynë i anglishtes ‘It’s a Baby Dragon’ për të vegjlit përdor aktivitete tërheqëse si ‘peek-a-boo’ dhe ‘kutia magjike’ për të përmirësuar të mësuarin. Ne fshehim fotografitë e kafshëve dhe personazheve në kuti, duke i nxitur fëmijët t’i gjejnë ato dhe të identifikojnë atë që kanë gjetur. Kjo u mëson atyre fjalë të reja dhe i përfshin ato në një eksperiencë mësimore magjike dhe eksploruese. Pritja, elementi i befasisë dhe gëzimi nga nxjerrja e një lodre me gëzof nga kutia i josh lehtësisht fëmijët që të thërrasin emrin e kafshës. Kjo e shtyn mësuesin të bëjë më shumë pyetje, si ‘çfarë lloj kafshe është?’, ‘Çfarë ngjyre?’, e kështu me radhë.

Kurioziteti dhe përvetësimi i gjuhës së dytë

Të mësosh një gjuhë të dytë është si të nisësh një gjueti emocionuese thesari, ku çdo  fjalë dhe frazë e re është një zbulim se si të shprehen mendimet dhe ndjenjat në një mënyrë krejtësisht të re. Kurioziteti është busulla që drejton këtë aventurë.

Ky udhëtim me gjuhën është shumë më tepër sesa thjesht fjalë dhe gramatikë; është si të zhytesh në një det me kultura të ndryshme dhe të notosh në mënyra të reja të të menduarit dhe të jetuarit. Kur fëmijët lënë kuriozitetin e tyre ti udhëheqë, ata jo vetëm mësojnë një gjuhë, por fillojnë një aventurë të mirëfilltë. Ata përvetësojnë pjesët gjuhësore dhe socio-kulturore si edhe këshilla praktike. Qoftë duke u fiksuar pas këngëve anglisht, apo të magjepsur nga histori që të bëjnë për vete, ose thjesht duke vrarë mendjen për fjalët e reja, ky kuriozitet i natyrshëm transformon të mësuarit e anglishtes nga një detyrë në një eksplorim emocionues. Kush e di se çfarë zbulimesh të mrekullueshme e presin fëmijën tuaj në këtë udhëtim gjuhësor!

Përfshirja e librave me tregime dhe animacione rreth ‘Sunny the Cat’ në kursin tonë ‘Baby’s Best Start’ e shndërron kohën e mësimit në një udhëtim narrativ magjepsës. Kjo metodë jo vetëm mëson fjalor të ri; ajo i përfshin fëmijët në një botë imagjinate, duke e bërë mësimin e anglishtes një aventurë të fantastike.

Kurioziteti në zhvillimin e hershëm të fjalorit

Studimet tregojnë se fëmijët fokusohen më mirë në mësimin e gjërave që i tërheqin. Kjo do të thotë se ajo cka i bën ata kuriozë formon me të vërtetë fjalorin e tyre të hershëm. Për disa fëmijë, kjo mund të nënkuptojë një magjepsje ndaj kafshëve. Kur një nxënës i ri i do kafshët, ai/ajo do të zgjerojë me shpejtësi fjalorin nga ‘mace’ dhe ‘qen’ por edhe me fjalë më të komplikuara si ‘gjirafë’, ‘elefant’ ose ‘kangur’. Ndërkohë, një shok klase mund të jetë i interesuar te mjetet e transportit dhe mund të emërtojë më shumë sesa thjesht një ‘makinë’ ose ‘autobus’, duke mësuar emra më kompleksë si ‘helikopter’, ‘anije kozmike’ ose një ‘cisternë nafte’.

Pra, nëse fëmija juaj adhuron hapësirën, mund të jetë shumë efektive që t’i mësoni fjalë anglisht për yjet dhe planetët. Nëse fëmija juaj pëlqen trenat, përdorni këtë interes për të mësuar fjalë në anglisht që kanë të bëjnë me to. Kurioziteti i tyre i natyrshëm për këto temë e bën mësimin e fjalëve të reja argëtues dhe më të lehtë për ta përvetësuar.

Në klasat tona, ne thellohemi në një gamë të gjerë temash si personazhet e përrallave, lulet, kafshët, madje edhe dinosaurët, duke siguruar që çdo fëmijë të gjejë diçka që terheq interesat e tyre.

Përshtatja e të mësuarit me kuriozitetin e një fëmije

I keni lexuar ndonjëherë vogëlushit apo vogëlushes suaj “Goldilocks and the Three Bears”? Historia ku Goldilocks gjen gjëra që janë ‘fiks të duhurat’ për të? Përshesh jo shumë i nxehtë, jo shumë i ftohtë, por fiks i vakët? Është vërtetë interesante si se kjo përrallë për fëmijë ofron një mësim të vlefshëm për të kuptuar se si fëmijët mësojnë më mirë. Kjo njihet si ‘Teoria e Goldilocks për Shpërndarjen e Vëmendjes’.

Ashtu si Goldilocks kërkoi për gjëra që ishin ‘të duhurat’ për të, është shumë e rëndësishme të gjesh ekuilibërin e duhur kur bëhet fjalë të balancosh mësimin e gjuhës dhe përshtatjen me interesat dhe njohuritë unike të secilit fëmijë. Kur mësojmë anglisht si gjuhë të huaj, mund të anashkalojmë fjalët bazë si ‘mama’ dhe ‘dada’, të cilat mund të jetë shumë e njohura, dhe të shmangim ato më komplekse si ‘constitution’ ose ‘condensation’, të cilat ka të ngjarë të jenë përtej të kuptuarit të studentëve. Megjithatë, fjalët si ‘apple’ ose ‘puppy’ godasin fiks interesin e tyre – fjalë e re për të qenë intriguese por nga ana tjeter edhe e kuptueshme për të nxitur kuriozitetin e tyre dhe rrjedhimisht edhe të mësuarit.

Duke përafruar me kujdes mësimet dhe aktivitetet tona me stilin, interesat dhe kapacitetet e të mësuarit të secilit fëmijë, ne sigurojmë që udhëtimi i tyre gjuhësor të jetë sa i këndshëm aq edhe pasurues, duke shmangur e frustrimin e kështu duke mbajtur gjallë shkëndijën e kuriozitetit tek çdo fëmijë. Për shembull, në Kursin tonë  të anglishtes ‘It’s a Baby Dragon’ për fëmijë, studentët ftohen të ‘shkojnë për një xhiro me makinë’ duke përdorur makina prej kutie, gjë që i inkurajon ata të përdorin fraza të reja si “‘I am going for a drive in my car”, dhe kështu zgjerojnë fjalorin e tyre në një mënyrë argëtuese, përfshirëse – dhe më e rëndësishmja – një mënyrë qe ata mund ta lidhin me jetën e tyre të përditshme.

Metodologjia jonë: E drejtuar nga kërkimi, e fokusuar tek fëmijët

Ne e kuptojmë se thelbi i të mësuarit efektiv, veçanërisht në përvetësimin e një gjuhe të re, është duke ushqyer kuriozitetin natyral të fëmijëve. Kurioziteti nuk është vetëm një interes; është një dëshirë e thellë për të eksploruar, për të kuptuar të panjohurën dhe për t’i dhënë kuptim botës. Metodologjia jonë dhe kurrikulat e hartuara me kujdes ofrojnë një kornizë të fortë për udhëtimin e mësimit të gjuhës te fëmijët, duke i vendosur në rrugën e duhur të të mësuarit dhe kuriozitetit që i shoqëron gjatë gjithë jetës. Ne krijojmë një mjedis ku fëmijë ndihen të sigurt për të eksploruar dhe të përdorin gjuhën angleze, dhe duke i inkurajuar ata marrin të pjesë aktivisht në rrugëtimin e tyre gjuhësor.

Bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht fjalor dhe gramatikë; ka të bëjë me angazhimin me gjuhën në një mënyrë kuptimplotë dhe të këndshme. Ne nuk përdorim ‘flashcards’ thjesht për të mësuar përmendësh fjalët. Mësueset tona përgatisin materiale dhe sjellin objekte të jetës reale, të tilla si ushqime dhe sende të përditshme në mësime. Në këtë mënyrë, fëmijët mund të përdorin të gjitha shqisat e tyre për të eksploruar botën në një mënyrë të prekshme.

Kur mësojmë se si të emërtojmë numrat dhe të numërojmë, ne u japim termave abstraktë si “një” dhe “dy” një formë fizike duke përdorur një tabele taktike të ndarë me copa pice. Fëmijët prekin me duart e tyre pikat – duke ndjerë numrat me gishtërinjtë e tyre. Kjo e bën eksperiencën e të mësuarit më të prekshme dhe angazhuese, duke nxitur mësimin me anë të ndjeshmërisë por edhe aftësitë gjuhësore.

Duke nxitur kuriozitetin dhe duke i lënë fëmijët të marrin drejtimin në rrugëtimin e tyre të mësimit të gjuhës, ne inkurajojmë shumë aftësi njohëse ndërsa zgjerojmë fjalorin në anglisht. Për shembull, në tonë Kursi ‘Jump with Joey’ për moshat 6-9 vjeç, studentët luajnë një lojë ‘Pse-Sepse’ që u mëson koncepte të rëndësishme si shkaku dhe pasoja. Fëmijët lidhin figura duke përdorur një litar, dhe formojnë çifte logjike dhe duke ndërtuar fjali si, ‘Pse Robin i mori monedhat e arit? Sepse ai donte të ndihmonte njerëzit e varfër.’ Kjo jo vetëm zgjeron fjalorin e tyre, por edhe zhvillon aftësinë e të menduarit kritik.

Zgjedhja e Helen Doron English për fëmijën tuaj siguron që ai të ketë një Përvojë të jashtëzakonshme mësimi të anglishtes ashtu siç mësojnë fëmijët më së miri – përmes habisë, befasimit dhe kuriozitetit. Ne bëjmë mësimin e anglishtes një aventurë të këndshme e të mbushur me zbulime dhe arritje të reja!

— KONTAKTO NJË NGA QËNDRAT TONA —

Referencat:

Ackermann, L., Hepach, R., & Mani, N. (2020). Children learn words more easily when interested in the category to which the word belongs. Developmental science, 23(3), e12915.

Banerjee, K., Haque, O. S., & Spelke, E., S. (2013). Melting Lizards and Crying Mailboxes: Children’s Preferential Recall of Minimally Counterintuitive Concepts. Cognitive Science 37, 1251–1289. doi:10.1111/cogs.12037

Bazhydai, M., Westermann, G., & Parise, E. (2020). “I don’t know, but I know who to ask”: 12-montholds actively seek information from knowledgeable adults. Developmental science, 23(5),e12938.

Dohnalová, M. Š., & Barotová, B. M. An Examination of the Helen Doron Early English Methodology.

Jurman, K. (2017). Helen Doron as a Language Teaching Method-Insights from Parents (Doctoral dissertation, University of Rijeka. Faculty of Humanities and Social Sciences. Department of English Language and Literature).

Kidd, C., Piantadosi, S. T., & Aslin, R. N. (2012a). The Goldilocks Effect: Human Infants Allocate Attention to Visual Sequences Neither Too Simple Nor Too Complex. PLoS ONE, 7(5), e36399-e36399.

Kidd, C., Piantadosi, S. T., & Aslin, R. N. (2012b). The Goldilocks Effect in Infant Auditory Attention Child Development, 85(5): 1795–1804. doi:10.1111/cdev.12263

Kidd, C., Piantadosi, S. T., & Aslin, R. N. (2014). The Goldilocks effect in infant auditory attention. Child Development, 85(5):1795-804. doi: 10.1111/cdev.12263

Mani, N., & Ackermann, L. (2018). Why do children learn the words they do?. Child Development Perspectives, 12(4), 253-257.

Pluck, G., & Johnson, H. L. (2011). Stimulating curiosity to enhance learning. GESJ: Education Sciences and Psychology, 2.

Rokoszewska, K. (2013). The critical evaluation of the approach underlying the Helen Doron Method (HDM). pod redakcj¹ Hanny Kaczmarek i Mieczys³awy Materniak, 105.

Shah, P. E., Weeks, H. M., Richards, B., & Kaciroti, N. (2018). Early childhood curiosity and kindergarten reading and math academic achievement. Pediatric research, 84(3), 380-386.

Shah, P. E., Weeks, H. M., Richards, B., & Kaciroti, N. (2018). Early childhood curiosity and kindergarten reading and math academic achievement. Pediatric Research, 84, 380 – 386.

https://doi.org/10.1038/s41390-018-0039-3

Stahl, A. E. & Feigenson, L. (2015). Observing the unexpected enhances infants’ learning and exploration. Science, 348(6230), 91-94. doi: 10.1126/science.aaa3799

Stahl, A. E. & Feigenson, L. (2017). Expectancy violations promote learning in young children. Cognition, 163, 1-14. doi: 10.1016/j.cognition.2017.02.008

Tulgar, A. T. (2018). The effects of curiosity on second language learning in terms of linguistic, socialcultural and pragmatic development. Adnan Menderes Üniversitesi Eğitim Fakültesi Eğitim
Bilimleri Dergisi, 9(2), 59-72.